Total Pageviews

Friday, January 20, 2012

tFYROM-ky eshte meri zyrtar i Maqedonise

Incidentet në Maqedoni, MPJ dënon dhunën mbi nxënësit shqiptarë 10/03/2012 Ministria e Punëve të Jashtme dënon dhunën e ushtruar mbi 15 nxënësit shqiptarë në Shkup dhe apelon për uljen e tensioneve pas ngjarjeve të tilla. Përmes një deklarate për shtyp, MPJ thekson se beson në hetimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e fajtorëve. “Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje. MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e fajtorëve”, thuhet në deklaratë. / G.N. Maqedoni, incidente në Shkup e Tetovë 10/3/2012 Ministria e Brendshme maqedonase ka bërë të ditur për disa incidente të tjera që kanë ndodhur mbrëmë në Shkup, por edhe një incident në Tetovë. Në incidentin e parë një grup prej katër personave kanë rrahur tre fëmijë mbrëmë rreth orës 19.00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup. Sipas informacioneve të para, sulmuesit kanë përdorur shufra hekuri ndaj të miturve. Dy nga fëmijët kanë marrë plagë të rënda, njëri prej të cilëve është shtruar në spitalin kirurgjik në Shkup. Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Shutkë, kur katër persona kanë sulmuar fizikisht Musa.B, 20 vjeç. Ata pasi që e kanë rrahur fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Incidenti i tretë është regjistruar pas mesnate, kur policia ka bllokuar rrugën “Cvetan Dimov” në Çair, pasi disa të rinj shqiptarë janë ndaluar me dyshimin se kanë sulmuar me gurë autobusin e linjës 57. Mediat maqedonase për incidentin e parë kanë raportuar se të sulmuar janë fëmijë maqedonas që ishin sulmuar nga shqiptarë. Ndërsa në rastin e incidentit të dytë bëhet fjalë për pjesëtarë të komunitetit shqiptar duke përfshirë edhe viktimën e sulmuar. Policia e Tetovës ka informuar mbrëmë se rreth orës 22.00 janë sulmuar dy vajza të reja 15 vjeçare, njëra prej të cilave ka marrë lëndime trupore. Mediat maqedonase raportuan mbrëmë se dy vajzat maqedonase janë sulmuar nga pesë persona, për të cilët mediat lokale kanë theksuar se janë shqiptarë tFYROM këngë mallkimi për shqiptarët


Një këngë me përmbajtje çnjerëzore kundër shqiptarëve po qarkullon nëpër forumet e ndryshme dhe vazhdon të dëgjohet në Maqedoni.

Kënga gjendet edhe në faqen sociale youtube, ku numri i klikimeve është record. Sipas agjencisë së lajmeve INA, shpeshherë ajo është edhe himni dhe kënga më e kënduar nga tifozët e klubit të futbollit “Teteks” të Tetovës.

Disa portale maqedonase kanë rikthyer këtë këngë duke e shndërruar në lajm sensacional faktin se si po dëgjohet ajo.

Ja disa nga vargjet e këngës:

Kaçakë, leckaxhinj, bisha të zeza dykokëshe

Po na nxijnë Maqedoninë

As në tokë, as në qiell për shqiptarët vend nuk ka

Dënoji Zot

Rrufeja t’i vrasë

Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet

MPB deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë për shlyerjen e plotë dhe ndëshkimin e autorit dhe këngëtares që këndon këngën raciste. Burime maqedonase bëjnë të ditur se nga kënga e kënduar mund të zbulohet edhe këngëtarja që ka kënduar këngën, por edhe autori i saj. MPB kohë më parë është ballafaquar me këngë të kësaj natyre, duke theksuar se po ndërmerren masa për parandalimin e urrejtjes dhe thirrjeve raciste.

Janë edhe disa këngë të tjera, por edhe refrenët e këngëve të kënduara nëpër tribunat e stadiumeve nga ana e tifozëve maqedonas, së fundi gjatë kampionatit evropian të hendbollit në Serbi. / INA

Kënga origjinale nga youtube:

httpv://www.youtube.com/watch?v=TPOd1ELi36M&feature=player_embedded







BEOGRAD- Brohoritjet dhe këngë ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga pjesëtarët e kombëtares së hendbollistëve maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të ndeshjes me Çekinë, raporton INA.

Lojtarët maqedonas, u përfshinë bashkë me tifozët në gëzimin e fitores në kuadër të Kampionatit Europian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi duke vërshuar lumë thirrjesh raciste kundra shqiptarëve..

Thirrjet raciste të lojtarëve maqedonas kanë nxitur reagime të forta në Shkup. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka dënuar menjëherë brohoritjet e tifozëve të kombëtar së Maqedonisë në ndeshjen e mbrëmshme me Çekinë, por edhe në ndeshjet e e tjera të kampionatit eEuropian të hendbollit që po mbahet në Serbi.

Kjo lëvizje kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjës ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme.
(el.me/BalkanWeb- 01/20/2012)

1 comment:

  1. Urrejte nderetnike- shqiptaret jane kudo shqiptare, ku eshte Qeveria e tyre, pse nuk degjohet Sali Berisha dhe Qeveria e tij, me cfare merret MPJ e Shqiperise. Nuk e di nese keto qeveritare jane shqiptare si gjithe ne te tjeret, apo kane pasaporta te tjera neper xhepa.

    ReplyDelete