Total Pageviews

Tuesday, August 2, 2011

Shqipëria në shitje, privatizohen edhe 300 objekte

Lista e pronave të nxjerra për privatizim gjeografikisht shtrihet nga fshati më verior e gjer në atë më jugorin të Shqipërisë. 300 pronat publike që po shiten janë objekte funksionale ose jo të llojeve të larmishme, hotele, magazina, librari, uzina, kovaçhane, berberhane, reparte ushtarake, klinika, zyra, rrobaqepësi, restorante etj. Shumica e këtyre objekteve janë rrënuar e janë bastisur, e tashmë shiten në gjendje të mjerueshme, natyrisht, me një çmim fare të lirë.

Kjo ka qenë politika e 20 vjetëve të tranzicionit në Shqipëri, politikë të cilën vijon ta ndjekë Berisha e qeveria e tij edhe sot e kësaj dite.

Kështu, shiten objektet e Uzinës së Superfosfatit në Laç, bashkë me ato të Azotikut të Fierit, dy gjigandët që dikur prodhonin plehra kimikë për tregun vendas por edhe për eksport. Natyrisht që të dyja uzinat ka kohë që nuk mirëmbahen, e tashmë janë të vjetëruara e të papërdorshme. Asnjë menaxher i mirë, qoftë ky publik apo privat, nuk do t’i kishte lënë këto ndërmarrje të degradonin në këtë farë feje, pasi rrënimi i tyre e ka bërë më të shtrenjtë bujqësinë në Shqipëri, i ka rritur koston fermerëve dhe ka ndikuar drejtpërsëdrejti në krijimin e një ekonomie bujqësore më pak konkuruese. Berisha, i cili javët e fundit ka dalë e ka folur për zhvillimin e variacioneve të ndryshme të frutikulturës, boronicave dhe arrave, po të kish qenë vërtet i interesuar për zhvillimin e bujqësisë, do të kish nisur të investonte në këtë industri ndihmëse, që do të mund të plotësonte nevojat e tregut të brendshëm e pse jo të konkuronte në atë të jashtëm. Mirëpo gjithçka është nëj farsë, ashtu siç është farsë edhe shitja e këtyre objekteve, që do të shfrytëzohen për destinacione po ashtu industriale (pavarësisht se thonë që ekonomia shqiptare nuk ka perspektivë në industri), por tashmë në pronësi të “kanakarëve” të kryeministrit.

Veç tyre janë nxjerrë në shitje një sërë librarish në qytete të ndryshme të vendit. Kjo dëften rëndësinë që zë kultura në mentalitetin e qeverisë, që ia la këtë sektor Bumçit. Pas privatizimit të librarive, natyrisht që ato do të kthehen në dyqane kinkalerie, apo në eurolloto. Cili privat do të mbante hapur një librari në qytezat në rrethinat e pazhvilluara të Shqipërisë? Nuk besoni? Shkoni e kërkoni nëse ka librari në Kavajë a në Laç, shkoni e pyesni në Kuçovë apo në Ballsh. Libraritë publike janë e vetmja mënyrë për ta çuar kulturën pranë lexuesit e pranë nxënësit, që nëse braktiset në mënyrë të tillë, do të synojë të vijë pranë Tiranës e qyteteve të tjera të mëdha, duke realizuar kështu një nga qëllimet e kastës në pushtet, krijimin e megaqyteteve me varfanjakë që përbëjnë krah të lirë pune, por edhe krijimin e hapësirave të lira që mund të shfrytëzohen për çfarëdo biznesi apo për çfarëdo “fshati turistik”, siç ndodhi në Lalz.

Pastaj hidhen në privatizim një sërë objektesh që ndoshta kanë qenë reparte ushtarake, apo mensa etj. por për nga vetë vendi që zënë, kanë potencial të madh turistik. Natyrisht që edhe këto do të shiten pa bërë një investim paraprak që do të mund ta maksimizonte shitjen e tyre, ashtu siç do të shitet për dy para edhe dyqani i berberit të qeveritarëve në mes të “ish-bllokut”, që më pas do të shndërrohet në birrarinë e radhës. Ngjan si një uzurpim barbarësh ky që pritet të vijë pas procesit të privatizimit, pas dërrmimit të pronës publike pa e marrë kurrë mendimin e vetë publikut.

Proceset e privatizimit meritojnë një debat më të gjerë publik, meritojnë përfshirjen mbi të gjitha të komuniteteve të interesuara, që jetojnë përreth ambienteve që privatizohen, ose që punojnë në to. Përndryshe, rrezikojmë që skenat tragjike prej minierës së Bulqizës t’i shumëfishojmë e t’i përhapim në të gjithë vendin tonë.





Nr. Institucioni i varesise administrative Emertimi i objektit
1 Keshilli I Ministrave “ Sera dhe Magazine” ne Lagjen e Re tiranë
2 Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare “Shtepia e pritjes” Elbasan;
3 “Lokali I berberit” ne Rrugen “Pjeter Budi” tiranë
4 “Godina 2 kateshe e oficereve” ne Pogradec
5 Ministria e Mbrojtjes Prona nr. 638 “Ish brigade këmbësorie” Rusan, Delvine
6 “Reparti Ushtarak 8890, tiranë”
7 Ish Reparti Ushtarak nr. 3311 (numri 760, e inventarizuar me emertese “ish Brigade këmbësorie” Babje, Librazhd)
8 “Bateri AKA, Reparti nr. 3800/6” ne komunen Bubq, fshati Bilaj, Kruje
9 “Depot” me vendndodhje ne Vajkan, Fier
10 “Ish Batalion AKA” Kruje, Nikel
11 1. Ish oficina tiranë (Oficina e autorepartit nr.5510) ;
12 2. “Ish NPV durrës” (3 ambiente ish Rrobaqepesi Ushtarake);
13 3. “Bateri AKA 9010/2 durrës” (Reparti Ushtarak 2578 Arapaj) prona me nr. 249.
14 “Ish Reparti UShtarak nr. 7166, bateri AKA” me nr. prone 337
15 Prona me nr. 655 “depo reserve e ish DK” me nenobjekte:
1. Truproje tip I madh;
2. Depo nr. 1;
3. Depo nr. 2;
4. Depo nr. 3;
5. Depo nr. 4. ne Bunove Frasher, Permet.
16 Ish Brigade Xhenjero Kimik (Reparti Ushtarak 9970 Berat)
17 “Reparti Ushtarak 3030” Kamez, tiranë
18 “Shtabi nr. 4225, Bateri AKA” tiranë
19 “Ish Shtabi I Repartit Ushtarak 9940″ Elbasan
20 “Ish Brigade këmbësorie” me vendndodhje ne Topoje, Fier
21 “Reparti Ushtarak 5013″ Berat
22 “Ish Grup Artilerie” ne Tepe, Shkoder
23 “Ish Posta Kufitare” ne fshtin Lin, Pogradec
24 “Ish Reparti ushtarak 1272″ me vendndodhje ne Ura Vajgurore, Berat
25 “Laboratori I ushtrise” me vendndodhje ne Vaqarr, tiranë
26 “Ish Reparti Ushtarak 3202″ me vendndodhje ne Balez e siperme, Elbasan
27 “Reparti ushtarak 5013″ ne Zharre, Tepelene
28 “Ish Komanda e Forcave Vullnetare” tiranë
29 “Ish Batalioni Artmitralier” me vendndodhje ne Qafe Thane
30
31 “Ish Divizion këmbësorie’ Shkoder
32 “Reparti Ushtarak 6611″ ne Petrele, tiranë
33 “Aerodromi fushor” Laprake, tiranë
34 “Ish Ekonomi Ndihmese” Orizaj, Berat
35 “Pularia e ish Repartit Ushtarak nr. 1015″ me vendndodhje ne fshatin Guras, Komuna Bucimas, Pogradec
36 “Ish Bateri ABD” ne Shkafane, durrës
37 Prona nr. 948, “Ish Grupi AKA” ne Lavdan, Fier
38 Prona nr. 221, “Ish Reparti Ushtarak 2230, Bateri ABD” ne Currila, durrës
39 “Ish Shtepia e Ushtarakeve” Fier
40 Prona nr. 141, “Bateri AKA, Ish Reparti Ushtarak nr. 6190/6″ ne Kashar
41 Prona nr. 235, “Ish Batalioni I Zbulimit Xhenjo” ne Vlashaj, Maminas, durrës
42 Prona nr. 420, me emertimin “Ish Reparti Ushtarak Vaini” ne Shtoj I Ri, Shkoder
43 Prona nr. 975, me emertimin “Ish Reparti Ushtarak nr. 1425″ ne zonen e Malit te Shengjinit, lezhë
44 “Objekte te ish Repartit Ushtarak 2030 BUDI, ne Uji I Ftohte Vlore
45 “Reparti ushtarak 3030″me vendndodhje ne Domje, tiranë
46 “Reparti Ushtarak PSV, Shetaj, Ishem”ne durrës
47 Prona nr. 975, “Ish Reparti Ushtarak 1425″ne zonen e Malit te Shengjinit, lezhë
48 Prona nr. 852, me emertese “Batalion I këmbësorise”ne Vajkan, Fier
49 “Reparti Ushtarak 1046, ne Koder Kamez, tiranë
50 “Reparti Ushtarak 1040, ne Koder Kamez, tiranë
51 Prona nr. 351, “Ish Reparti Ushtarak 5012″me vendndodhje ne Karine, Peqin
52 “Ish Batalioni I Zbulimit”ne Marikaj, Vore
53 “Shtepia e Ushtarakeve” ne Himare
54 Objektet te NSHU Zaranike, Elbasan
55 Prona nr. 1045, me emertese “Ish Reparti ushtarak nr. 9910″ ne Berat
56 “Mence”, “Kuzhine”, “Bar Bufe” dhe “Salle e lojrave” ne katin e pare te Shtepise se Ushtarakeve Tepelene
57 “Salloni i Arteve” tiranë
58 “Kinema Millenium 2” tiranë;
59 Klubi Shumesportesh Partizani, tiranë
60 Ministria e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit “Depo nr. 3” ne administrim te ndërmarrjes se Inputeve Bujqesore, tiranë
61 “Ish oficine” kati perdhe, e ish-ndërmarrjes se Farerave dhe Dritherave Foragjere, ne inventarin e Agjencise Kombetare te Duhan Cigareve tiranë
62 “Godine nje kateshe” ne Kreshpanj, ne administrim te Bordit te Kullimit Korce
63 Objekte te ish ndërmarrjes se Ujrave Bilisht
Sektori Erseke
1. Zyrat e ish ndërmarrjes Erseke
64 “Kati I trete” I objektit “Magazine 3 kat” ne Lagjen 14 Shkozet, Rruga “Asti Gogoli” te Ish ndërmarrjes Plantekstit
65 “Zyrat e ish Drejtorise se Ujrave” Bulqize
66 “Godina e ish NB Serra” durrës
67 “Ish laboratori I Drejtorise Rajonale te Bujqesise dhe Ushqimit” Gjirokaster dhe “Ish laboratori veterinar” Tepelene
68 “Magazine zyra eksperimenti (ndërtese 2 kateshe)’ Dobrac Shkoder e Qendres se Transferimit te Teknologjive Bujqesore Shkoder
69 “Shesh poligoni” Gramsh dhe “Zyra e sektorit” Cerrik
70 5 Objekte te ish ndërmarrjes se Duhan Cigareve durrës:
1. Magazine e Cigareve, Shkozet;
2. Magazine e Fermentimit, Shkozet;
3. Magazine e Fermentimit, Shkozet;
4. Magazine e Fermentimit, Shkozet;
71 “Hangar magazine”, “Zdrukthtari” dhe “Zyrat e ndërmarrjes (pjesore)” te ish ndërmarrjes Eterovajore Lushnje, ne administrim te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Fier
72 “Depo nr.3” e ish N.G.B Drithit, Fier
73 “Laborator ushqimor” Librazhd, ne administrim te Drejtorise Rajonale te Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Elbasan
74 Objekte te ish ndërmarrjes se Bonifikimit lezhë
75 Objekte te Bordit te Kullimit-Sektori Kurbin,
76 Kompleksi I Ri Blegtoral me 44 objekte, me vendndodhje prane Hotelit te Gjuetise Ishull lezhë
77 Kompleksi I Vjeter Blegtoral me 12 objekte, me vendndodhje prane Hotelit te Gjuetise Ishull lezhë
78 Objekte te Bordit te Kullimit Pogradec
79 Objekte te Bordit te Kullimit Vlore
80 “Grope Gelqereje me volum 10m3″ ne Gramsh dhe “Poligoni I prodhimit te Parafabrikateve Murrash” ne Librazhd te Bordit te Kullimit Elbasan
81 “Ish Fabrika e Qumeshtit” Diber
82 “ndërtesa e Sektorit te nen Shkodres” ne fshatin Beltoje, Shkoder
83 “Depo patatesh” Vishocice, Bilisht, e ndërmarrjes se Inputeve Bujqesore, tiranë
84 “Magazine sektori Burrel, 2 kateshe soleta” dhe “Oficine sektori Burrel” te Drejtorise Rajonale te Ujrave Mat
85 “Oficine mekanike”dhe “Oficine e re”e ish Drejtorise se Ujrave Peshkopi
86 “Ish Pika e Riparaimit te Traktoreve”ne Mbrakuall, Berat
87
88 “Mence 1 kateshe” e Kompleksit Blegtoral te ish NB Bushat, Shkoder
89 Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit “Ish zyrat e vjetra” dhe “Ish oficina e vjeter” Drejtoria e Mirembajtjes se Rrugeve, Gramsh
90 Objekte te Institutit te ndërtimit tiranë:
Tetoja
Laboratori I konstruksioneve
Ambientet ndihmese
91 Objekte te ish Kombinatit te Tekstileve
92 Objkete te N.F.N nr. Labinot-Fushe, Elbsan
93 “Farmacia e qytetit Rreshen”
94 “Dy garazhe prane poliklinikes se Qytetit te Korces”
95 “Vendroje e Sanatoriumit te Korces, me sip. 10 m2”
96 “Farmaci Komuna Dermenas” ne administrim te Drejtorise se Shendetit Publik Fier
97 “Farmaci Komuna Vajkan” ne administrim te Drejtorise se Shendetit Publik Fier
98 “Klinika dentare nr. 3” tiranë
99 “Ish Spitali I Vjeter” Rrogozhine
100 “Spitali Ortopedik” Plepa durrës
101 “Ish godina e higjenes” Gramsh
102 Ish Magazina e Klinikes Dentare” Librazhd
103 “Farmaci” (ish ndërmarrja Profarma) Librazhd
104 “Ish Kabinet Dentar” Librazhd
105 “Farmaci Tusha” dhe Farmaci Lissus” lezhë
106 “Farmaci Prrenjas” Librazhd
107 Ish Laboratori I Kontrollit te Barnave, Elbasan
108 “Ish Magazinat e Spitalit” Gramsh
109 “Farmaci Prrenjas” Librazhd
110 Ish ndërmarrja Profarma Librazhd
111 “Farmacia nr.19″ tiranë
112 “Konsultore nr. 3″ ne Berat
113 Ministria e Arsimit dhe Shkences “Administrata e shkollave” (ish Magazine dhe Zyra) e Qendres Ekonomike, Drejtoria Arsimore, tiranë
114 Ministria e Mjedist, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave “Magazine” e Drejtorise se Sherbimit Pyjor Elbasan
115 “Magazine” e Drejtorise se Sherbimit Pyjor tiranë
116 “Zyra” te Drejtorise se Sherbimit Pyjor tiranë
117 “Hangare te bimeve medicinale” ne Shkoze, tiranë
118 ” Sektori Pyjor Prrenjas”
119 Uzina e Superfosfatit Lac Makineri dhe pajisje te Uzines se Superfosfatit Lac
120 “Shperndarja e Librit Shkollor” Sh.a “Librari shkollore Mamurras”
121 Shoqeria “Prodhim Mobilje” Sh.a, tiranë “Repartet e stazhionimit” dhe “Reparti I makinerise”
122 Uzina 12 & Ni-Co Objekti 01 – Reparti I derdhjes Ni-Co
Objekti 01 – Reparti I Shkrirjes Ni-Co
Objekti 121-121/1 – Reparti I furrave te pjekjes Nr. 1
Objekti 121-121/2 – Reparti I furrave te pjekjes Nr. 2
Objekti 122-122/ –Reparti I elektrofiltrave Nr.1
Objekti 122-122/2–Reparti I elektrofiltrave Nr.2
123 Shperndarja e Librit Shkollor Sh.a “Librari nr. 3” Kukes
124 Dhoma e Tregtise Shkoder Ambient 6m2 i Dhomes se Tregtise Shkoder
125 Drejtoria e Pergjithshme e Politikave ne METE Objekte te Uzines se Superfosfatit Lac
1. Zyrat e repartit te jashtem + peshore
2. Depo e fluorosilikatit te natriumit;
3. Zyra administrate dhe magazine nr. 11;
4. Repart reaksioni;
5. Depo e stazhionimit;
6. Depo e lendes se pare;
7. Reparti I bluarjes;
8. Repart granulimi (menca e punetoreve);
9. Godine e quajtur ngritje kantieri.
126 Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore “Godina e Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Metalurgjike Bradashesh” Elbasan
127 “Frigoriferi nr. 2″ Yzberisht, tiranë “Frigoriferi nr. 2″ Yzberisht, tiranë
128 ndërmarrja “Goma” durrës Objekte te ndërmarrjes Shteterore “Goma” durrës:
Objekti nr. 4 (Fabrika pjese kembimi gome, 3 kt)
Objekti nr. 7 (Laboratori 3 kt)
Objekti nr. 27 (Zyrat e administrates 2 kt)
Objekti nr. 1 (Pjese nga kalandrat ose Fabrika e prodhimit te brumrave)
129 Objekte te N.F.I.L Shkozet, durrës
130 “Magazine 2 kateshe” Lushnje
131 Sherbimi Gjeologjik Shqiptar Objekte te Deges Rajonale Bajram Curri
132 “Kati I katert I zyrave Pogradec” te Sherbimit Gjeologjik Shqiptar
133 Shperndarja e Librit Shkollor “Librari Shkollore Ulez”
134 “Linja e Prodhimit te Letres” ne ish Kombinatin e Drurit lezhë
135 Objekte te Uzines Ni & Co Elbasan
136 ARMO Sh.a “Uzina e perpunimit te naftes” ne Cerrik
136 ndërmarrja “Goma” durrës Objekti nr. 21-24-25
137 Uzina 12 Ni & Co, Elbasan Objekti nr. 202 (Sektori i autokllavave);
Objekti nr. 124 (Stacioni i aspiratoreve te gazit);
Objekti nr. 102 (Sektori i tharjes se mineralit);
Objekti 1 – 2J, (Reparti i gazit);
Objekti 321, (Reparti i reduktimit dhe hidrogjen faza e dyte);
Objekti 302/1, (Reparti i reduktimit faza e dyte),
138 Frigoriferi nr. 2, Yzberisht, tiranë “Magazina Rrembec, Korce e ndërmarrjes “Frigoriferi nr. 2″ Yzberisht, tiranë
139 O.S.SH ndërtesa e K.I.P-it, ne Elbasan, ne administrim te Drejtorise se Tensionit te Larte Elbasan
140 Uzina e Plehrave Azotike Fier “Zyra e shefave”, “Salla e kompresoreve 172″ dhe “Kovacane”
141 “Shperndarja e Librit Artistik dhe Shkencor” Sh.a “Librari shkollore ne Rrugen “Muhamet Gjollesha” tiranë
142 Sherbimi Gjeologjik Shqiptar Objekte te ish ndërmarrjes Gjeologjike Shkoder
Zyrat e administrates
Magazina nr.1 qendër
Salle mbledhjesh
Magazine nr. 2
Vendroje, mence, klub
Kapanoni auto
Laboratori
143 K.E.SH Sh.a “Termocentrali Korce”
144 “Ujesjelles-Kanalizime’Sh.a Pogradec “Stacioni I Pompave te ujrave te perdorura nr.1″ ne Pogradec
145 SH.GJ.SH “Kati I trete I Deges se Sherbimit Gjeologjik Shqiptar Kukes”
146 SH.GJ.SH “ndërtese per kapanon automjetesh”, “ndërtese e Repartit Xhenerik”, “ndërtese e Repartit Kovacan”, “ndërtese e magazines” dhe “Repart marangozi” ne tiranë, te Sh.Gj.Sh
147 “N.P.V” Sh.a, durrës “Kati I pare (pas katit perdhe) I godines se Sh.a “N.P.V” durrës
148 “Prodhim Veshje Ushtarake” Sh.a “Reparti I Prodhimit te Veshjeve te Ushtrise ne Vlore”
149 “Prodhim Veshje Ushtarake” Sh.a “Reparti I Prodhimit te Veshjeve te Ushtrise ne Kukes”
150 ndërmarrja “Goma” durrës “Objekti nr. 14″
151 “Albminiera” Sh.a “Dushe, Garderobe, Llambisteri” dhe “Mence e Zyra”te Sektorit te Traverbangut te Minieres Mborje-Drenove
152
153 “Albminiera” Sh.a “Magazine”, “Repart riparim vagoni”, “Depo karburanti” dhe “Garazhe” te Sektorit te Administrates, te Minieres Mborje Drenove
154 “Albminiera” Sh.a “Magazine e paperfunduar e parkut’ prane ish ndërmarrjes ndërtim Miniera Metalifere tiranë, ne ruajtje te “Albminiera” Sh.a
155 Uzina 12 Ni & Co, Elbasan “Stacion pompash faza II”
156 NPC Elbasan Pjeset shtese te objekteve “Reparti I katanges” dhe “Petezimi I pjesshem” te NPC Elbasan
157 NPC Elbasan “Obhjekti I tharjes se okalines” (Objekti nr. 54) I NPC Elbasan
158 NSHPN durrës “Magazine Erseke”
159 NSHPN durrës “Magazine Bulqize”
160 NSHPN durrës Magazine Tropoje”
161 “Albminiera”Sh.a “Oficine” e Sektorit Memaliaj
162 Kombinati I Tekstileve tiranë “Impianti I zbutjes se ujit (vaskat)” I Kombinatit te Tekstileve
163 Shoqeria “Tregtimi I Librit Artistik dhe Shkencor” Shoqeri ne likujdim e siper “Librari artistike” Elbasan;
164 “Librari Artistike” lezhë;
165 “Dyqan-Librari” ne Lagjen Jani Vruho, Berat.
166 “Librari nr. 5” ne Lagjen “Rust” Shkoder
167 “Ish Libraria e ndërmarrjes se Librit” ne Librazhd
168 1/2 Libraria nr. 1 dhe magazina, Libraria te Banka, Libraria te Tirana e Re
169 “Librari Artistike” Sarande
170 “Librari prane Teatrit Skampa”
171 “Librari nr. 1″ Gjirokaster dhe “Libraria e re” Tepelene
172 “Libraria te treni”, “Libraria perballe Arberise”, Libraria prane ATSH-se”, “Liraria tek 21 Dhjetori” tiranë dhe “Libraria nr.1″ Kavaje
173 “Libraria e Enteve” Kucove dhe “Libraria” Polican
174 “1/2 e Librarise Qendrore” Erseke dhe “Libraia Barrake” Pogradec
175 “Libraria artistike” Lac
176 “Libraria nr. 1″ Mat
177 “Librari nr.1″ Kukes dhe “Librari Bajram Curri” Tropoje
178 “Librari Kali I Trojes”ne Vlore
179 “Librari artistike Puke”
180 Ministria e Brendshme “Godina e oficerit te rojes”, “Garazh” dhe “Bllok mence kuzhine dhe Magazine e banje” ne Lagjen nr. 6 durrës, ne administrim te Drejtorise se Policise durrës
181 I.Agjencia e Rezervave te Shtetit Lundër,Komuna Farke: 1. Magazine 1 kt (Reparti i Marangozeve);
182 II.Agjencia e Rezervave te Shtetit Grece, Dega Rajonale e Rezervave te Shtetit tiranë, Komuna Peze (sipas formularit 3 Tip bashkelidhur);
183 III.Agjencia e Rezervave te Shtetit Plase, Dega Rajonale e Rezervave te Shtetit Korce, Rrethi Korce (sipas formularit 3 Tip bashkelidhur);
184 “Ish Posta kufitare e tunelit Lin”, Pogradec
185 “Depo vaji” Vlore, e Drejtorise se Pergjithshme te Rezervave te Shtetit
186 “Ish Posta Kufitare Qafe Thane” Pogradec
187 “Arshiva e Ministrise se Brendshme” ne Corovode
188 “3 Magazina 1 kateshe”, “Kapanon I prishur me kollona”, “Depo uji”dhe “Vendroje”e Agjencise Milot te Drejtorise Rajonale te Rezervave Materiale te Shtetit Mat
189 “Reparti ish Posta e Policise Kufitare”me vendndodhje ne Malin e Shengjinit, lezhë
190 “Magazine nr. 6, nr. 7, nr. 8, nr. 9, nr. 10 dhe nr. 11″ te Drejtorise Rajonale te Rezervave Materiale te Shtetit Vlore
191 “Komanda e Gardes se republikes” ne tiranë
192 “Depo nr. 1 me cati eterniti”, “Depo nr. 6 me cati eterniti”, “Depo nr. 7 me cati eterniti”, “depo karburanti me cati eterniti”, “Godine per roje”, “Zyra dy kateshe” dhe “Peshore 30 ton” te Agjencise se Rezervave te Shtetit Berat
193 Ministria e Drejtesise “Instituti I Riedukimit per te Mitur” Projske, Pogradec dhe “Burgu Bardhore” Kavaje
194 Keshilli i Qarkut Elbasan “Hotel Ylli” Qendra Balneare Hidrotermale e Llixhave, Elbasan (Po pregatitet dosja)
195 Bashkia Peshkopi “Dy cerdhet e vjetra”, “Repartet artizanale” dhe “Dy ambiente banimi”
196 Prefektura Kukes “Bufe verande” dhe “Restorant, guzhine, verande”
197 Bashkia durrës “ndërtesa e Hidroelektros” (Vila nr. 9), ne plazhin e durrësit, ne administrim te ndërmarrjes Komunale Plazh, Bashkia durrës.
198 Komuna Trebisht, Diber “Pallati I familjareve I ish Kooperatives Klenje”
199 Bashkia durrës “Dyqani I luleve” durrës
200 Komuna Lukove, Sarande “Ish Zyrat e Kooperatives Bujqesore” te Fshatit Borsh, Sarande
201 Komuna Frasher, Permet Ish Qendra shendetesore” dhe “Ish zyrat e komunes dhe objekti i vendrojes se repartit ushtarak nr. 5500″ Frasher, Permet
202 Bashkia Shkoder Objekt I paperfunduar I ish ndërmarrjes Artistike Shkoder
203 Komuna Trebinje “Klub, Mence, Guzhine” ne Trebinje
204 Bashkia lezhë Linja e Prodhimit te Letres, Kombinati I Drurit lezhë
205 Bashkia Peshkopi “Ish Zyrat e ndërmarrjes se Gjelberimit” Peshkopi
206 “Ish Banjot Publike”
207 “Ish Ambientet e ore-ndreqesve”
208 “Ish Magazinat e ndërmarrjes se Riparim Sherbimeve”
209 “Ish Kopeshti I vjeter ne lagjen “Vehbi Dibra”
210 Bashkia Kukes “Hoteli I Ri (Turizmi)” ne Kukes
211 Komuna Gostime, Elbasan “Ish Shkolla fillore” ne Gostime, Elbasan
212 Bashkia Pogradec “Pallati I Sportit” Pogradec
213 Bashkia durrës “Kabina Plazhi 15 Ditore Iliria” ne durrës
214 Bashkia Lushnje “Magazine e ish ndërmarrjes se Farnave 2 kat”, “Magazine e ish Fabrikes se Miellit” dhe “Zyrat e ish ndërmarrjes se Farnave” ne Lushnje
215 Keshilli I Qarkut Shkoder “Reparti Fondëri Sinpepsa” I Uzines Mekanike Shkoder
216 Bashkia Bajram Curri “Reparti I Paketimit” I ish ndërmarrjes Tregtare te qytetit Bajram Curri
217 Komuna Pirg, Korce Ish ndërtesa e Kopeshtit, Cerdhe, Ambulance”ne Leminot,
218 Prefektura e Qarkut Kukes “Kati I trete I Deges se Sherbimit Gjeologjik Shqiptar Kukes”"
219 Bashkia Vlore “Cerdhe nr. 9″ne lagjen “Deshmoret”prane Kishes Orthodokse, Vlore
220 Bashkia Puke “Ish Hoteli I Ushtarakeve” Puke
221 Bashkia Himare “Ish Dyqan ene kuzhine” dhe “Ish Dyqan artikuj te perzier” ne Dhermi
222 Bashkia Berat “Kati I dyte I ish drejtorise se ndërmarrjes se Perpunimeve Artizanale”ne Berat
223 Bashkia Kukes “Salla e mbledhjeve (ne katin perdhe)” dhe “Dy garazhe” te ish Komitetit te Partise Kukes
224 Komuna Frasher, Permet 2 objekte “Magazina” te Repartit Ushtarak nr. 5500 ne Frasher
225 Keshilli I Qarkut Elbasan Objekte te ndërmarrjes se Seleksionimit te Metaleve Elbasan
226 Komuna Cashove, Permet “Ish Shkolla e Vjeter Carshove”
227 Bashkia Peshkopi “Ish Punetoria Ushtarake”, “Ish Oficina Mekanike” “Ish Reparti I Tharjes se Frutave”
228 Keshilli I Qarkut Elbasan “Hoteli I ri” I Qemdres Balneare Llixhe Elbasan
229 Bashkia Elbasan “Serrat e luleve” Elbasan
230 Bashkia Berat “Rrobaqepesia Berat”
231 Bashkia Kukes “Ish Klubi I Hotel Parkut” I PAM-it Kukes
232 Bashkia Vlore “Klinike dentare” ne Lagjen “10 korriku” Vlore
233 Komuna Vreshtas “Stalla” te ish NB Maliq, Korce
234 Bashkia Berat “Rrobaqepesia Berat”
235 Bashkia Kukes “Zdrukthtari” e ish ndërmarrjes Komunale Kukes
236 Bashkia Permet “Ish Konvikti ne Permet
237 Qarku Elbasan “ndërtese e baltes dhe muri mbajtes I repartit te baltes”, “Magazine ushqimore”, “Magazine industriale”, “Kinema dimerore”, “Ish Ushtaraku”, “Lavanteria” dhe “Zdrukthtaria” te Qendres Balneare Hidrotermale Llixhe, Elbasan
238 “Kuzhine, bufe dhe mence e punetoreve” durrës
239 “Ish Dushe”dhe “Banje per punetoret”ne Stacionin e Udhetareve Kavaje
240 ATSH “Godina e Radiostacionit, Kamez”, “ndërtesa e Godines se ATSH-se, Komuna Dajt”
241 “Godina e ATSH-se, Ballenje, Martanesh”
242 “ndërtesa e ATSH-se, Nivice-Tepelene”
243 “Godina e Radiostacionit, Kamez”, “ndërtesa e Godines se ATSH-se, Komuna Dajt”, “ndërtesa e ATSH-se, Nivice-Tepelene” dhe “Godina e ATSH-se, Ballenje, Martanesh”
244 Ministria e Financave (Drejtoria e Pergjithshme e Doganave) “Ish Zyrat e Doganes se Vjeter” ne Berat
245 “Garazh” prane Shtepise se Lindjes Pogradec
246 9 Kapanone me vendndodhje ne Lagjen “Varosh” Kruje
247 Ish Zyrat e Kooperatives ne fshtin Polene, Korce
248 Fabrika e Cimentos Vlore
249 “Vaska”me nr. 147/12-XII dhe nr. 147/12-XIII te ish ndërmarrjes se Rritjes dhe Zenies se Peshkut durrës
250 Objektet “Vaska” te ish ndërmarrjes se Rritjes dhe Zenjes se Peshkut durrës
251 “Lavanteri” dhe “Marangoza” te Kampit te Pioniereve Shiroke
252 “Vaska te Peshkimit”me nr. 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 ne Drenove, Korce
253 “Punishtja e pastave”ne lagjen “Aqif Pasha”ne Elbasan
254 “Ish Magazine”(aktualisht Fast-Food) ne lagjen “Skendër Libohova” ne Lushnje
255 “Stacioni Meterologjik” Uji I Ftohte, Vlore
256 ndërmarrja e Prodhimit te Celiqeve Elbasan Zyrat e drejtorise
257 Magazina 3 kat(227)
258 Magazina 145
259 Magazina 146
260 Magazina 229 (petzimi)
261 Magazina sheshi 4 nr.1
262 Magazine sheshi 4 nr.2
263 Depo armatimi
264 Zdruktaria
265 II.3 REPARTI I TELIT
266 Reparti pastrimit kimik
267 Reparti zinkimit telit kampata veriore
268 Dhome ventilimi
269 Stacioni pomp. Presionit larte
270 Dekantuesi
271 Stacioni i pompave
272 Stacioni i pompave
273 Dhome ventilimi rep.pastr.kimik
274 Stacioni pompave akumulimit
275 Stacioni pompave te acidit
276 Rep.pastrimit mbetur.dhe dushet
277 II.4 ndërTESA TE PERGJITHSHME
278 ndërtesa M.C.R. (uzina petzimit)
279 Magazina qendrore
280 III. UZINA E ÇELIKUT
281 III.1 UZINA E ÇELIKUT
282 Magazina 229/a tulla
283 Objekti lengu i xhamit
284 Objekti nr 53 mag. Prokat.
285 Zyrat e uzines
286 Dhomat e punetoreve
287 Klasat
288 Objekti 52 oficina
289 III.2 KONVERTA
290 Korpusi i konvertes
291 ndërtese 58/1x 58 dekantusi
292 - dekantues fi 15 m
293 - objekti 58/2 dekantues fi 18 m
294 Objekti 55 shllami
295 - dekantuesi I shllamit
296 - stacioni I pompave te shllamit
297 Objekti 51 kapelet termoizoluese
298 Aspirator obj.47 I 13
299 Objekti 63 transp. Teknollogj.(skelet)
300 - bunkeret e materialeve skorifikues
301 - transport. Nr. 1 I mater. Skorifik.
302 - transport. Nr. 2 I mater. Skorifik.
303 - stacioni shkarkimit te mat. Skorif.
304 Objekti 54 (okalina)
305 - Reparti okalines
306 - sheshi I depozitimit okalines
307 IV. TRANSPORTI
308 Dispeceria auto + sheshi
309 Godina stacionit lendes pare
310 Depo e karburantit
311 Rep. riparimit lokomot. vagona
312 Reparti ndihmes rip.mekanik
313 Dushet (banjo)
314 Reparti ripar.automjeteve
315 Stacioni pompave karburanti
316 Reparti riparimit te autobuzave
317 + 2 gropa kontrolli
318 Lavazh
319 Furnizim me karburant lokomotiva
320 Godina e disp.stacionit te furrnaltes
321 ndërmarrja e Shperndarjes se Pjeseve te ndërrimit Magazine Sarande
322 Magazine Peshkopi
323 Fabrika e Corapeve Korce Objekt prodhues nr. 5
324 Objekti 6 Magazine
325 Objekti nr. 7, ambient saldimi

No comments:

Post a Comment