Total Pageviews

Monday, August 29, 2011

Ja dhe krye-hajdutet e Shqiperise socialiste-demokratike

Ja qeveritarët që kanë vila dhe apartamente në bregdet

Disa nga personat e njohur që kanë vila në të ashtuquajtura fshatra turistikë:

Argita (Malltezi) Berisha, vajza e kryeministrit
Ilir Meta, ish-zv.kryeministër
Ridvan Bode, ministër i Financave
Shaban Memia, kreu i AUIZNIT
Lulzim Basha, ministri i Brendshëm
Fatos Nano, ish-kryeministër
Nikoll Lesi, ish-deputet, zv.ministër i Turizmit
Fatos Beja, deputet i PD
Genc Pollo, ministër i Teknologjisë
Flori Bajrami, Deputet i PD
Adriana Kumbaro, Deputete e PD
Mesila Doda, Deputete e PD
Jozefina Topalli, Kryetare e Kuvendit
Gerti Bogdani, Deputet i PD
Jemin Gjana, Deputet i PD
Bashkim Fino, Deputet i PS
Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit
Genc Ruli, ministër i Bujqësisë
Gjergj Bojaxhi, ish-Drejtor i KESH/ Policisë Ndërtimore
Pandeli Majko, Deputet i PS
Ridvan Bode, ministër i Financave
Alfred Prifti, ish-drejtor i Tatimeve
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes

Me poshte shikoni vilen e Ilir Metes:


Besnik Ymeraj, gjyqtar
Fehmi Abdiu, gjyqtar
Ilirjan Celibashi, ish-kryetar i KQZ
Maks Haxhia, jurist
Sokrat Sinaj, ish-kreu i Komitetit të Pronave
Uran Butka, politikan PD

Çmimet e tokave, sipas AKKP-së

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka përpiluar listën e çmimeve të tokave në zonat me përparësi turizmin, aty ku dhe janë ndërtuar fshatrat turistikë. Çmimet e vendosura nga shteti janë shumë më të ulëta se sa ato të tregut të lirë.

Dhërmi: 2 281 lekë/m2
Palasë: 1 729 lekë/m2
Pilur: 671 lekë/m2
Orikum: 17 867 lekë/m2
Radhimë: 2 143 lekë/m2
Zvërnec: 1 617 lekë/m2
Delvinë: 1 191 lekë/m2
Ksamil: 3 686 lekë/m2

Në Shkodër

Çmimi maks.: 31 753 lekë/m2
Çmimi min.: 13 429 lekë/m2
Velipojë: 1 286 lekë/m2
Pogradec
Çmimi maks.: 27 177 lekë/m2
Çmimi min.: 22 000 lekë/m2

Golemi 17 158 lekë/m2
Karpeni 14 117 lekë/m2
Spilleja 11 075 lekë/m2
Gjiri i Durrësit 37 262 lekë/m2
Gjiri i Lalëzit 13 866 lekë/m2
Shëngjini 25 510 lekë/m2
Gjiri i Rodonit – Laç 4 904 lekë/m2
Gjiri në lumin Mat 4 904 lekë/m2

Bregu i liqenit 21 564 lekë/m2

Dhe kjo me poshte vila e ish Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu:


Logarite i beni vete! ftoj ndonje inxhinjer ndertimi te perllogarise koston e ketyre vilave dhe ta publikoje ne nje koment!

Ja dhe paturpesia e deklarates:

Deklara e Mediut: Vila në Golem, me kredi nga qeveria
Publikuar më Premte, 08 Gusht 2008 11:49:00

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka deklaruar në vitin 2003 se vilën e ka blerë për 5 mln lekë. Çmimi real, 200 mijë euro

TIRANË- Rreth 200 mijë euro kushton një vilë në fshatin e paqtë turistik në zonën e Malit të Robit. Të paktën, këtë çmim na tregojnë pronarët e ndërtesave tre-katëshe në “zonën e ndaluar”, të cilët shtojnë për “Shekullin” se preferenca e pushtetarëve i ka rritur ndjeshëm çmimet në këtë zonë. Sipas llogaritjeve të banorëve, një metër katror i këtyre vilave kushton 1200 euro, ndërkohë që asnjëra prej tyre nuk është më e vogël se 150 metra katrorë. E ndërsa mësojmë se dy prej banorëve të njohur për publikun të kësaj zone, Fatmir Mediu dhe Shaban Memia i kanë deklaruar këto vila në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive, ata duket se janë kujdesur të mos rrëfejnë çmimin real të tyre.

Në deklarimin e pasurisë, të bërë në vitin 2003 në cilësinë e deputetit të Kuvendit, ish-ministri FatmirMediu ka deklaruar ekzistencën e pronësisë së një banese në Golem.Por në këtë deklaratë, ish- ministri i Mbrojtjes nuk ka deklaruar as sipërfaqen që zotëron dhe as vlerën finaciare të saj, që sipas specialistëve vlerësohet tek 200 mijë euro. E vetmja e dhënë e deklaruar nga Mediu është vendndodhja e kësaj banese, në zonën turistike në Golem, në parcelën nr 34 C. Duke iu referuar deklaratës së pasurisë të bërë nga ish- ministri nën hetim për tragjedinë e Gërdecit, burimi i të ardhurave për këtë vilë është një kredi e fituar nga një vendim qeverie, interesat e së cilit janë thuajse të pandjeshme. Mediu shpjegon në deklaratën e pasurisë se ka një kontratë sipërfaqeje me Bankën e Kursimeve me një vlerë prej 5 milionë lekësh. Nga ajo sa shkruhet në këtë deklaratë, vlera e vilës në fshatin turistik të Malit të Robit i ka kushtuar Mediut vetëm 5 milionë lekë, ndërsa diferenca e çmimit nuk dihet se nga është siguruar. Një vlerë minimale ka deklaruar edhe kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Shaban Memia, i cili pohoi për “Shekullin” se e ka blerë për vilën e tij në bregdet për 6.075.000 lekë, pasi një pjesë të punimeve i ka kryer vetë.

E ndërsa Mediu ka marrë mundimin të deklarojë shtëpinë në fshatin turistik të VIP-ave të politikës shqiptare, për vilën e Mihal Delijorgjit zyrtarisht nuk ekziston asnjë dokument zyrtar. Referuar dokumentave që ka sekuestruar Prokuroria e Përgjithshme pasarrestimit të Delijorgjit, askund nuk gjen të shkruar se ai është pronar i një vilë luksoze në plazhin e Golemit.Sipas banorëve, vila e Mihal Delijorgjit nuk ka shumë kohë që ka përfunduar, ndërsa paraditen e së mërkurës, familjarët e tij ndodheshin në pishinën brenda saj.

TË AKUZUARIT PËR GËRDECIN

Mediu-Delijorgji, me vilat ngjitur në Golem

Vilat e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe të arrestuarit Mihal Delijorgji qëndrojnë krah njëra-tjetrës. Pronësia e dy prej godinave më të bukura në fshatin turistik të Malit të Robitbëhet e ditur nga banorët e zonës si dhe nga punëtorët e ndërtimit, të cilët prej kohësh kanë parë që të kalojnë fundjavat, në një distancë të vogël Fatmir Mediun dhe Mihal Delijogjin. Koincidencë apo jo, ezistenca e dy vilave në një vend të përbashkët për këta dy persona nuk do të binte në sy nëse nuk do të kishte ndodhur tragjedia e 15 marsit në Gërdec. Pas kësaj tragjedie, në këtë fshat turistik kanë nisur komentet ndoshta dhe për faktin se Delijorgji është ndër personat e arrestuar për këtë ngjarje, ndërsa Fatmir Mediu është nën hetim. Mund të konsiderohen pa frikë vilat më të bukura të kompleksit turistik që ndodhet në zonën e quajtur Mali i Robit. Ndërtesa trekatëshe, e veshur me mermer më së shumti të bie në sy për pishinën që e ndan vetëm pak metra rërë nga deti. I përket Mihal Delijorgjit, një prej personave të arrestuar për tragjedinë e Gërdecit, ku shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve shkaktoi 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Gjithkush që banon në këtë zonë, e njeh Delijorgjin si pronar të vilës trekatëshe.



Ajola Xoxe paguan vilë 200 mijë euro në Mullet


Ajola Xoxe ka porositur një vilë me vlerë 200 mijë euro në fshatin Mullet, në periferi të Tiranës. Kontrata e porosisë për vilën me sipërfaqe 223.2 metra katrorë banimi dhe kopsht 155 metra katrorë, është nënshkruar nga Ajola në korrik të vitit të kaluar, në prani të noteres dhe përfaqësuesit të firmës ndërtuese, e cila, në fshatin Mullet ka nisur të ndërtojë një kompleks vilash dykatëshe luksoze.”Meqë Veliaj po proteston për kontrollet tatimore mbi evazionin miliardësh të MJAFT-ëve të tij, a mund të na tregojë Erioni se ku i gjeti Ajola Xoxe 200 000 euro për të blerë në datën 16 korrik 2010 në Mullet, vilën me sipërfaqe 223,2 m2 dhe oborr 155,6 m2? Theksoj se kjo është shtëpia e tretë që vërtetohet që blihet brenda 6 vjetëve”, u shpreh avokati i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Altin Goxhaj. Kontrata detajon planimetrinë e vilës dhe jep të dhëna të hollësishme rreth hapësirave, materialeve dhe elementeve të tjera të ndërtimit të saj. Goxhaj ka depozituar një padi civile ndaj Partisë Socialiste për cenim imazhi dhe i kërkon asaj si dëmshpërblim një shumë prej 99 milionë lekësh të vjetër.

Kontrata e nënshkruar nga Xoxe dhe përfaqësuesit e firmës ndërtuese të kompleksit të vilave luksoze në zonën rezidenciale të Mulletit përshkruan sipërfaqen e saj të ndarë sipas kateve, duke nisur nga bodrumi, kati i parë, i dyti, parkimi i mbyllur dhe oborri. Gjithashtu, kontrata detajon dhe mënyrën se si do të bëhet pagesa me këste sipas fazës së ndërtimit të vilës, deri në përfundim të saj, në shumën e 200 mijë eurove. Kompleksi i vilave përfshin ambiente relaksi, njësi shërbimi dhe pishinë për banorët e kompleksit, i cili do të jetë larg zhurmës dhe ambienteve të qytetit. Ajola Xoxe, e diplomuar në Jurisprudencë, ka punuar si konsulente ligjore vite më parë në UNICEF, ndërkohë angazhohej dhe me Agenda Institute, një OJQ rinore ku merrnin kryesisht pjesë anëtarë të MJFT-it e më pas në G99. Që prej 2008-s ajo është anëtare e Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe është angazhuar herë me Forumin e Gruas, e herë me të rinjtë. Nuk njihet nga askush që Ajola të ketë ndonjë biznes të vetin nga i cili mund të deklarojë të ardhurat për një blerje të tillë. Ajola bashkëjeton me ish-drejtuesin e lëvizjes “Mjaft” e më pas të G99-s, Erion Veliaj, i cili dhe ai është pjesë e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të 2009-s, Veliaj, i cili kandidoi për deputet si kryetar i G99-s, dha dorëheqjen për t’iu afruar edhe më Partisë Socialiste. Pak muaj më parë, pas grevës së urisë së majit 2010 para Kryeministrisë, Veliaj u ftua nga Rama që t’i bashkohej Partisë Socialiste, fillimisht si anëtar i Asamblesë Kombëtare. Aktualisht ai luan rolin e sekretarit Organizativ për degët e PS-së jashtë shtetit.

1 comment:

  1. Keni nevojë për financim?
    Ju po kërkoni financim për të promovuar kompaninë tuaj,
    Një projekt ose për arsye të tjera. Ne ofrojmë kredi
    Nga 2000 në 50,000,000 € me një përqindje prej 3% në të gjithë rajonin, si më poshtë:
    * Financiar
    * Kredi për shtëpi
    * Kredi për veturë
    * Konsolidimi i borxhit
    * Linja e kredisë
    * Hipoteka e dytë
    * Blerja e kredisë
    * Kredi personale

    Për më shumë informacion, na kontaktoni
    Email: uwifrance1@gmail.com
    Whatsapp: +33 7 73 47 41 84
    Përshëndetje

    ReplyDelete