Total Pageviews

Saturday, January 21, 2012

Poker Korrupsioni

Letra e Priftit për Ina Ramën


Nga një letër që Prifti i ka drejtuar kryeprokurores, Ina Rama në mënyrë konfidenciale janë mundur të zbardhen pjesë të rëndësishme të saj. Kjo pasi letra është bërë objekt bisedash mes disa personave, të cilëve u është dhënë për të lexuar kjo letër. I trembur nga zhvillimet e fundit dhe ato që mund të ndodhin në të ardhmen, letra konfirmon lidhjet dhe skenarët e bashkëpunimit të hershëm mes Priftit, kupolës drejtuese të PS, Ina Ramës dhe Bamir Topit.
Mësohet se e dashura e Priftit ka qenë edhe urë lidhëse mes tij dhe eksponentëve të ndryshëm si në PS, ashtu edhe tek kryeprokurorja. Bëhet e qartë se paratë që i janë dhënë kryeprokurores nga ana e Priftit për të mbyllur dhe hapur një sërë dosjesh kanë kaluar pikërisht përmes të dashurës së tij. Ajo ka qenë burimi më i besuar i komunikimeve të ndërmjetme mes Priftit, drejtuesve të PS dhe Inës së Prokurorisë. Megjithëse nuk bëhet e ditur shuma e parave që Prifti ka kaluar për Inën përmes të dashurës së tij, një gjë konfirmohet, se shumat konsiderohen mjaft të mëdha. Në bazë të kësaj blerjeje që i është bërë kryeprokurores, ajo ka vënë në dispozicion të Priftit dhe të gjithë Prokurorinë. Hetimet kanë pasur një dirigjim që është bërë pas takimeve intensive të Priftit dhe Ramës edhe tek restoranti i peshkut pas Kinema "Partizanit". Ina si një ushtare e bindur e këtij rrjeti manipuluesish është vënë tërësisht në shërbim të kauzës së Ramës, Priftit dhe Topit. Koordinimi ka qenë permanent dhe ka vazhduar për një kohë të gjatë. Këto hetime janë zhvilluar në shumë pista, ku më kryesoret kanë qenë grushti i shtetit të 21 janarit, çështja Meta, si dhe mbyllja e një sërë dosjesh për kreun e PS dhe Topin.

Pjesë nga letra e Priftit

Në letrën që Prifti i dërgon Ina Ramës konfirmohen pazaret e bëra dhe personi që ka qenë ndërmjetës në këto pazare. "Për informacion, e dashura ime ka qenë ura lidhëse. Me të kam biseduar për paratë që të kam dhënë ty dhe drejtuesve të PS, por edhe për aspekte të tjera të jetës intime të disa personaliteteve". Një risi në këtë korrespondencë të Priftit është se ai përmend edhe jetën intime të disa personaliteteve. Besohet se ka materiale të bollshme në këtë drejtim dhe që mund të bëhen publike gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.

Prifti-Matildës: Me shuma të mëdha kam mbyllur çështjen e Edi Ramës, Inës dhe Topit

Personazhi misterioz me emrin Matilda është një nga njerëzit e afërt dhe të dashur të Priftit. Në konfidencë, Prifti i tregon asaj se me shuma të mëdha parash ka mbyllur çështjet që kanë të bëjnë me çështjet e Edi Ramës, Ina Ramës dhe të Bamir Topit. Për momentin do të jemi të rezervuar për të hapur të gjitha çështjet për të cilat ka folur në konfidencë zoti Prifti, por ato do të mund të zbardhen për publikun gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme. Një gjë është e qartë, ato tashmë dihen dhe shumë shpejt personat e përmendur do të duhet të prononcohen.

Reagimi i Ramës

Çuditërisht Rama dje reagoi duke kërkuar një hetim edhe për Priftin. Hapja e arkivës së regjistrimeve, por dhe zbardhja e një sërë letërkëmbimesh që nxjerrin në pah aferat korruptive dhe mafioze të Ramës me Priftin, Inën dhe Topin ka bërë që ai të tentojë të distancohet nga Prifti. Megjithëse, tani është shumë vonë. Edhe sikur të dojë Rama do ta ketë të pamundur të mbulojë diellin me shoshë dhe të distancohet vetëm duke kërkuar hetim për Priftin.

Endrit DIBRA

Autori i “Mafia e Ballkanit”: Vendimi për Metën, skandal; deklaratat e tij, paturpësi



Norbert Mappes-Niediek, autori i librit “Mafia e Ballkanit”, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila i dha para dy ditësh pafajësinë ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion.

I intervistuar nga Deutsche Welle, publicisti gjerman e cilëson vendimin një skandal dhe shpreh shqetësimin se ai nuk do të mbetet pa rezonancë.

Deutsche Welle: Gjykata e Lartë në Shqipëri shpalli vendimin e gjykimit kundër një politikani të lartë, ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave,Ilir Meta. Ai akuzohej për korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vlerësoni këtë rast?

Norbert Mappes-Niediek: Unë mendoj se ky vendim duhet të jetë parë në Shqipëri si skandal, sepse ai ishte shkaktari që njerëzit dolën në rrugë në numër të madh dhe ku pati katër vetë që humbën jetën. Druhem se vendimi nuk do të mbetet pa rezonancë. Rreziku më i madh është se protesta të tilla përvetësohen sërish menjëherë dhe përfundojnë në konfrontime vdekjeprurëse, si ato që sundojnë gjithnjë politikën shqiptare. Dhe nuk ekzistojnë instanca neutrale, as gjykata që dha gjykimin nëse bëhej apo jo fjalë për korrupsion, nuk ishte neutrale. Tema e këtij procesi ishte nëse videoja e regjistruar nga ish- ministri i Ekonomisë, Prifti ishte apo jo legjitime dhe a duhej lejuar apo jo, por pyetjes pse dy ministra, dy figura udhëheqëse të politikës shqiptare ulen së bashku për të biseduar për tenderat, nuk i jepet rëndësi.



Deutsche Welle: Korrupsioni është një fenomen i zgjeruar veçanërisht në vendet e Ballkanit. A është korrupsioni në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera, apo kemi të bëjmë me një rast të veçantë?

Norbert Mappes-Niediek: Ka edhe vende të tjera fqinjë ballkanikë ku korrupsioni është i përhapur shumë, por ajo që e bën më të rëndë në Shqipëri është se nuk ekziston vetëdija se nevojiten instanca vërtet neutrale. Rolin e prokurorëve e merr gjithnjë një tjetër. Korrupsioni dhe kriminaliteti i organizuar janë gjithnjë ata të tjerët. Menjëherë pas dhënies së vendimit Ilir Meta doli para një publiku të sajuar dhe tha se kjo është një fitore në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Një gjë e tillë është vërtet paturpësi.



Deutsche Welle: Pse është kaq e vështirë në Shqipëri për të luftuar kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Mungon vullneti politik, apo strukturat ekzistuese janë të mbingarkuara për të pasur sukses në këtë luftë?

Norbert Mappes-Niediek: Sistemi partiak është aq shumë i projektuar mbi konfrontimin, saqë kërkush nuk i shpëton dot dhe kushdo ndodhet nga njëra apo tjetra palë, me mua ose kundër meje. Kështu që nuk ka vend për diçka neutrale. Për mua kjo përbën një problem të madh për shoqërinë shqiptare. Aty ekziston edhe një lloj tradite për polarizime të tilla, të cilat nuk mund të kapërcehen si duhet. Për shumë kohë është shpresuar që pas konfrontimeve të vitit 1997, do të kthehej arsyeja por megjithëse disa gjëra janë përmirësur ndaj konfrontimit nuk ka ndikuar asgjë.



Deutsche Welle: A e ka bërë drejtësia si duhet punën?

Norbert Mappes-Niediek: Kjo vlen edhe për drejtësinë, e cila rrotullohet në këtë sistem të polarizuar. Rasti i këtij gjykimi nuk mund të vlerësohet në detaje, sepse ne nuk e kemi ende në dorë argumentimin e vendimit për të mësuar se mbi ç`bazë e kanë marrë vendimin gjyqtarët, por duket qartë se gjykata nuk e ka marrë për bazë sistemin dhe prezumimin për të cilën bëhet fjalë në bisedimet për porosinë e Albpetrolit. Dhe mua kjo më duket një shenjë e rrezikshme.



Shqipëria përpiqet të afrohet me BE-në, ndërkohë që BE është duke dhënë gjithnjë e më shumë vlerësime negative për Shqipërinë dhe luftimin e korrupsionit. A mjaftojnë vetëm deklaratat e BE-së që thotë ju duhet të luftoni më mirë korrupsionin, demokracia juaj duhet të funksionojë më mirë?

Norbert Mappes-Niediek: Unë shpresoj se BE do të kërkojë në hapin tjetër të zgjerimit si në rastin e Kroacisë, që korrupsioni të luftohet në nivel të lartë. Nëse shihni rastin e Kroacisë, aty është bërë shumë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Sanader. Rruga e Kroacisë për në Bashkimin Evropian u hap kur u bënë vërtet dënime në nivel të lartë, në nivel ministrash apo punonjësish të lartë të shtetit. Një korrupsion i tillë mund të luftohet vetëm nga lart. Këtë BE e kuptoi në rastin e Kroacisë dhe unë shpresoj që kjo përvojë do ta shoqërojë edhe procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Marrë nga Deutche Welle

No comments:

Post a Comment