Total Pageviews

Thursday, September 1, 2011

Urdhri i Vasilit: Blini paisje 3.6 milionë USD

Dërguar më: 01/09/2011 - 13:09

Marre nga Gazeta Shqiptare online 9/1/2011


Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka urdhëruar më 27 gusht të vitit të kaluar prokurimin e paisjeve mjekësore për spitalet rajonale në shumën 3.6 milionë dollarë. "Metoda e prokurimit për këtë paketë është: International Competitive Bidding sipas Udhëzuesve të Bankës Botërore", thuhet në urdhrin e ministrit Vasili me nr. protokolli 3754. Në këtë dokument thuhet se përzgjedhja do të kryhej nga komisioni i ngritur pranë ministrisë së Shëndetësisë, si më poshtë: kryetar, sekretarja e përgjithshme e ministrisë, Mirela Cano; anëtarë: Saimir Kadiu, Mirlinda Heidorn, Entela Zeqo dhe Petref Mersini. Ndërkohë konsulente lokale për prokurimin do të ishte Edlira Dajko. Ky është stafi i komisionit që ka vlerësuar fituesin e tenderit që sipas Bankës Botërore është bërë në thyerje të rregullave të saj.
PROBLEMET
Ministria e Shëndetësisë ka qenë shpesh në qendër të akuzave për tenderat e spitaleve. Por, që prej dy vitesh rregullat se si zhvillohen tenderat kanë ndryshuar. Kështu, tashmë Ministria e Shëndetësisë nuk organizon dhe as zhvillon më tenderat e ilaçeve të spitaleve. Këto janë kompetencë e spitaleve, të cilët pasi zgjedhin medikamentet që duan shpallin procedurat pranë agjencisë publike të prokurimeve dhe tenderat zhvillohen në mënyrë elektronike. Janë vetë spitalet që përzgjedhin edhe fituesit. Fondet për spitalet rajonale i jep Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Në të gjithë procesin e tenderave, Ministria e Shëndetësisë zhvillon vetëm ata që kanë të bëjnë me investime si dhe ata që janë projekte të huaja. Kjo pasi në këtë rast shuma që është në mes është shumë e madhe, si kur bëhet fjalë për investime të mëdha, siç janë rikonstruksione, aparatura të reja, godina të reja, edhe në ata raste që janë projekte me investitorë të mëdhenj. Kur u vendosën këto rregulla të reja, për mënyrës se kush do t'i zhvillonte tenderat, u tha se Ministria e Shëndetësisë do të organizojë vetëm investimet e mëdha për shkak se ata duan më shumë përgjegjësi dhe duhen monitoruar më shumë, ndërsa spitalet në këtë mënyrë kishin më shumë pavarësi. Ndërkohë që specialistët argumentuan se sa i përket tenderave që zhvillojnë vetë spitalet, roli i ministrisë së Shëndetësisë në këtë proçes është që të kontrollohet zbatimi i ligjit të prokurimeve publike, të realizohen investimet dhe tenderat për medikamente në kohë, kontrollon dhe monitoron proçedurat ligjore, por asnjëherë nuk ndërhyn dhe nuk ka hapësirë për të ndërhyrë në organizmin e tyre, pasi ata i ligjit të prokurimit publik dhe bëhen nëpërmjet Agjencisë së Prokurimeve Publike në mënyrë elektronike. Megjitë këtë mënyrë të zhvillimit të tenderave, sërish ministria e Shëndetësisë ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave për abuzime me tenderat e ilaçeve apo favorizime të kompanive farmaceutike, të cilat, kanë lidhje të afërta familjare me persona drejtues brenda dikasterit të bluzave të bardha.

No comments:

Post a Comment