Total Pageviews

Saturday, March 12, 2011

Pasuria, ja sa fituan ministrat e rinj

Dërguar më: 13/09/2009 - 12:55

Tedi Blushi

Vetëm dy nga tetë ministrat e rinj të kabinetit Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe ai i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, rezultojnë të kenë burim të vetëm të ardhurash pagën personale. Në formularin e tij të pasurisë Imami deklaron se për vitin 2008, në të ardhurat personale nuk ka asnjë ndryshim, qoftë rritje apo pakësim parash. Kësisoj, shpenzimet vjetore ai i ka përballuar vetëm me pagën personale si shef i kabinetit Berisha në vlerën 1.200.000 lekë dhe pagën e bashkëshortes prej 840.000 lekësh. Nga ana tjetër edhe ish-prefekti i Gjirokastrës, Ksera deklaron se paga personale prej 1.354.000 lekësh dhe ajo e bashkëshortes së tij në vlerë 559.111 lekë ka qenë burimi i vetëm i të ardhurave. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi deklarojnë në formularët e tyre të pasurisë se kanë investuar në blerjen e një apartamenti banimi në Durrës, vlera e të cilit është 22 mijë dollarë. Çifti Meta-Kryemadhi zotërojnë vetëm tri llogari bankare, në dy prej të cilave, që janë në emër të kreut të LSI-së, rezulton të jenë shtuar 43.256 lekë dhe 4.807 dollarë. Ndërsa në atë që është në emër të Monika Kryemadhit, janë shtuar 40 mijë lekë. Të ardhurat e zv/kryeministrit janë paga e shpërblime nga Kuvendi i Shqipërisë në shumën 2.777.566 lekë. Ndërsa ato të bashkëshortes janë 659.565 lekë si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe 378.789 lekë si anëtare e këshillit bashkiak Tiranë. Monika Kryemadhi nga ana e saj ka shënuar në deklarimin e pasurisë gjatë vitit 2008 se ka marrë një overdraft në shumën 20.321 euro, por që e ka shlyer sërish brenda vitit. Një tjetër lëvizje financiare e Monika Kryemadhit është një kontratë sipërmarrjeje mbi truallin e deklaruar më parë prapa doganës së Tiranës për firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Ndërsa për të ardhurat vjetore të ministrit të ri të Ekonomisë, Dritan Prifti, viti 2008 me të drejtë mund të cilësohet “ters” për shkak se llogaritë e tij bankare figurojnë të “rrudhura” ndjeshëm duke u karakterizuar nga pakësime apo mbyllje të tyre. Pothuajse të njëjtin fat kanë pësuar edhe llogaritë bankare të bashkëshortes së tij. Sa i përket pasurisë së ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu, ai deklaron se burim kryesor të ardhurash për vitin 2008 ka pasur pagën e tij si deputet. Ndërkohë një tjetër ministër, ai i Kulturës, Ferdinand Xhaferri pretendon gjithashtu që burim kryesor të të ardhurave ka pasur pagën e tij si ligjvënës.








--------------------------------------------------------------------------------

Ardian Kyçyku, Konti i ri i letrave
• Novruz Xh.Shehu

Kodikët e Lashtë/ Beratinus, Thesari i pastudiuar ende thellësisht
• Dr. Etleva Lala & dr. Musa Ahmeti

Bozhidar Prosenjak Kali i bukur kroat
• Visar ZHITI


|| Milosao në PDF

No comments:

Post a Comment