Total Pageviews

Saturday, March 12, 2011

Pasuria e Pollos, 7 rroga në familje

Gazeta Sqhiptare Dërguar më: 03/08/2009 - 13:03

Një nga bashkëshortet më të pasura të politikanëve është padyshim gruaja e zëvendëskryeministrit Genc Pollo. Në formularin e saj të pasurisë për vitin 2008, Dajena Pollo deklaron se është e punësuar në gjashtë vende të ndryshme pune, të cilat i sjellin shuma të konsiderueshme të ardhurash. Nga puna si këshilltare pranë Gjykatës Kushtetuese, ajo siguron një pagë vjetore në shumën prej 1.194.608 lekësh. Ndërkohë nga aktiviteti i saj privat i mësimdhënies, ajo siguron 93.150 lekë nga Universiteti "Luarasi"; 27.945 lekë nga puna si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, si edhe 700 euro nga mësimdhënia në kursin social-politik pranë MAGIS. Bashkëshortja e zv/kryeministrit Pollo deklaron gjithashtu se ka përfituar 12.265,36 USD nga kontributet e derdhura në fondin e pensioneve gjatë punësimit si oficere ligjore dhe e mbrojtjes së fëmijëve në UNHCR dhe UNICEF. Mandej ajo bën të ditur se paguhet me 2.084 euro, në cilësinë e anëtares së Komitetit Europian kundër Torturës, si dhe përfiton 614 euro falë punës si konsulente pranë IOM-it. Dajena Pollo deklaron gjithashtu se është pronare e një apartamenti banimi në vlerë 30 mijë euro, tek kompleksi "Laguna Blu" në Qerret të Kavajës. Ndryshe nga bashkëshortja e tij, zv/kryeministri deklaron se burimi i tij i vetëm i të ardhurave është paga në vlerë 1.668.241 lekë, si edhe honoraret në shumën 136.051 lekë.
Beja
Ministri i Arsimit, Fatos Beja, në vitin 2008 ka blerë bono thesari në vlerë 2.610.000 lekë. Në deklaratën e tij të pasurisë, ai bën të ditur se burim i të ardhurave të tij është paga personale në shumën 1.935.382 lekë; paga e bashkëshortes, si edhe dy djemve të tij, Arben dhe Sokol Beja, por edhe qiraja e banesës nga e cila fiton 216 mijë lekë. Ndërkohë, ministri i Arsimit bën të ditur se veç funksionit të tij shtetëror punon edhe privatisht si pedagog në universitetin "Marin Barleti", nga i cili paguhet në shumën 108.000 lekë. Beja sqaron se ka ende pa shlyer 20 mijë USD kredi për blerjen e një apartamenti në Durrës.

No comments:

Post a Comment