Total Pageviews

Monday, August 29, 2011

Mero, sulm te padrejte edhe Fatos Lubonjes

Mero, sulm te padrejte edhe Fatos Lubonjes
Klodiana Kotorri
Ne editorialin e tij te radhes, Mero Baze ka sulmuar dje opinionistin Fatos Lubonja. Gjithcka erdhi pasi ne dokumentet qe publikoi Wikileaks, evidentohet dhe nje raport i ambasades se SHBA derguar Uashingtonit rreth dy vjet me pare, lidhur me aferat e gazetes "TemA". Ne raport thuhej se "Baze eshte paguar 500 mije euro te cliroje nje licence kazinoje, por me ne fund deshtoi qe ta beje kete". Dhe menjehere me pas theksohej edhe se "pronari i Taivan Center, Besnik Sulaj, thuhej se zoteronte "Tema-n", sipas disa dokumenteve te siguruara nga Ministria e Financave.

Ne dokumentin qe me poshte publikohet i plote nga "Koha Jone", citoheshin dhe disa opinione te gazetareve shqiptare, mes tyre Fatos Lubonjes, mbi zhvillimet qe lidheshin me te perditshmen e Mero Bazes: "Opinionisti Fatos Lubonja, ne nje bisede private ne rezidencen e ambasades ne Tirane disa jave me pare, tha se pronari i Temes ka interesa te rendesishme biznesi. Te tjere gazetare vene ne dukje se gazeta u mbyll sepse ishte duke humbur para dhe shume shpejt kishte nevojen e nje pronari. Lubonja dhe te tjere gazetare kritikojne sulmin ndaj Bazes, por jane te kujdesshem qe te klasifikojne "Temen", nga nje gazete pro-Berisha qe eshte kthyer ne nje gazete anti-Berisha, si nje marredhenie fitimprurese qe nuk ishte me produktive".

Kabllogrami i plote i ambasades se SHBA me 2009, per aferat e Mero Bazes

Mero Baze, publicisti i gazetes se perditshme me tirazh te vogel "Tema " njoftoi me 23 janar qe "Tema" po shkonte drejt mbylljes. Baze tha se per me shume se nje vit gazeta kishte pasur perpjekje te guximshme per te mbijetuar pasi u evakuua nga ambientet e saj ne 2008-en. Gjithsesi, ai tha se nuk mund te vazhdonte ne keto kushte. Ne nje deklarate te dates 27 janar te kater organizatave te mediave theksohej se mbyllja e "Tema-s" ishte shkurajuese per gazetaret. Te tjere gazetare te njohur gjithsesi thane se Baze e ka perdorur gazeten qe te kritikoje ashper qeverine, pas shume vitesh mbeshtetje personale dhe politike te forte ndaj kryeministrit Berisha, duke hedhur fjale te keqija ndaj rolit dhe reputacionit te Teme-s. E verteta eshte pak a shume nje kombinim i te dyjave. Ne Shqiperi, media e "pavarur" nuk eshte as me pak as me shume se sa nje arme publike e partive politike dhe e bizneseve, dhe praktikisht te gjithe operojne nen urdhrin e nje partie politike apo te nje kompanie te madhe mediatike. Gazetaria e pavarur ne Shqiperi eshte nje perjashtim, jo nje normalitet.

23 janar. 376 dite pas evakuimit te saj nga zyrat e meparshme nga qeveria, tashme antiqeveritarja e perditshme "Tema" njoftoi se nderprerja e publikimit do te jete e menjehershme. "Tema", editori i se ciles, Mero Baze, ishte dikur nje njeri i besuar i kryeministrit Sali Berisha, pati nje periudhe te veshtire, qe kur qeveria nderpreu kontraten e qirase me te ne dhjetor 2008 dhe e largoi nga zyrat e saj, me arsyetimin per ta larguar nga qendra e publikimit te kartave biometrike.

Ndarja, referuar shume burimeve, ndodhi kur Berisha rrezoi nje marreveshje te negociuar nga Baze per te mbeshtetur interesat e biznesit te pronarit te qendres se argetimit Tajvan Center. Shume burime thone qe Baze eshte paguar 500 mije euro te cliroje nje licence kazinoje, por me ne fund deshtoi qe ta beje kete. Pronari i Taivan Center, Besnik Sulaj, thuhej se zoteronte "Tema-n", sipas disa dokumenteve te siguruara nga Ministria e Financave.

Evakuimi ishte vetem fillimi i problemeve te Bazes. Vetem disa jave pas evakuimit, makina e Bazes u dogj dhe me pas shpertheu. Nje hetim policor nxori si perfundim se makina u dogj vete, por gjithsesi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit tha se hetimi ishte i nxituar. Me vone, ne nentor 2009, Baze u sulmua ne nje bar ne Tirane nga biznesmeni Rezart Taci. Taci eshte i lire me kusht ne pritje te gjyqit.

Nje tjeter gazetar i njohur ne vend tregoi nje histori te ndryshme lidhur me mbylljen e "Temes". Opinionisti Fatos Lubonja, ne nje bisede private ne rezidencen e ambasades ne Tirane disa jave me pare, tha se pronari i Temes ka interesa te rendesishme biznesi. Te tjere gazetare vene ne dukje se gazeta u mbyll sepse ishte duke humbur para dhe shume shpejt kishte nevojen e nje pronari. Lubonja dhe te tjere gazetare kritikojne sulmin ndaj Bazes, por jane te kujdesshem qe te klasifikojne "Temen", nga nje gazete pro-Berisha qe eshte kthyer ne nje gazete anti-Berisha, si nje marredhenie fitimprurese qe nuk ishte me produktive. Opinionisti Blendi Kajsiu tha ne nje editorial qe "Tema" u mbyll sepse asaj i mungonte nje parti politike apo nje biznes i madh pas saj. Kajsiu e quan Temen "gazeta e fundit e pavarur shqiptare", pasi Tema nuk ishte nen urdhrat e opozites, qeverise apo interesave te ndonje biznesi te madh.

Koment:

Historia e Temes eshte historia e gazetarise shqiptare ne mikrokozmos. Baze perdori lidhjet e tij te aferta me kryeministrin ne avantazh te tij per te ndertuar gazeten dhe te afroje perkrahes financiare per Temen dhe sipas disave, te pasuroje vetveten. Marredheniet e Bazes me Berishen datojne ne vitet 1990, kur Baze ishte nje mbeshtetes i Partise Demokratike dhe kritik i vendosur i Partise Socialiste,vecanerisht i kryetarit aktual te saj Edi Rama. Por, "Tema" pastaj vuajti pasojat pas ndarjes se Bazes me Berishen. Megjithate, do te ishte nje shtirje te thuhet se vetem sulmi i qeverise e nxori "Temen" jashte biznesit te medias. Edhe pse Baze ishte nje nga kritiket me te ashper te kryeministrit, gazeta kishte nje qarkullim relativisht te vogel. Pothuajse asnje media e perditshme ne Shqiperi nuk eshte me te vertete e pavarur, gati te gjitha prej tyre i pergjigjen nje partie, interesave te biznesit, ose te dyjave. Gjate debateve televizive ne zgjedhjet e vitit 2009 Berisha dhe Rama u dergonin mesazhe gazetareve apo drejtuesve te TVshou duke nderhyre. Te dyja, qeveria dhe opozita ne menyre konstante ushtrojne presion mbi mediat duke perdorur kontratat e qirase dhe licencat si gure. Shume gazeta gjithashtu marrin para nga bizneset ne menyre qe te shkruajne artikuj kritike ndaj kundershtareve konkurrente.

Fyerjet e denueshme te Meros per opinionistin Lubonja

"... do te desha te ndalesha tek citimi korrekt qe ambasadori i ka bere Fatos Lubonjes, ose ndonje gazetari tjeter te medies proqeveritare per shkakun pse u mbyll gazeta Tema ne vitin 2010. Vetem Fatos Lubonja, nje njeri i paguar nga media me e korruptuar ne vend, nga modeli me i shemtuar i medias qe ben trafik financiar permes lidhjeve me kryeministrin, pra, vetem ky njeri ka mundur te zbuloje se ne nuk po mbylleshim se na mungonte liria dhe mundesia per t'u botuar, por se kishim afera financiare. Biles, kabllogrami citon nga keto "burime" dhe nje hamendje te shemtuar se konflikti yne me Sali Berishen kishte nisur per nje licence kazinoje te restorant Tajvanit. ... Por, nuk jemi te shqetesuar prej tij, as prej ligesise se tij, as prej helmit qe shpesh e prodhon impotenca intelektuale dhe mungesa e fuqise krijuese te tij si gazetar i tredhur".

No comments:

Post a Comment