Total Pageviews

Saturday, February 26, 2011

Vilat e ish-zv. kryministrit Ilir META






Vila e ish-zv.kryeministrit
26/02/2011

Nëse hap faqen online në firmës ndërtuese, sipërfaqet e ndërtimeve që përbëjnë fshatin turistik prej 12 hektarësh janë me shifra "modeste": një hotel turistik tre katësh me sipërfaqe 8500 metër katrorë, restorante me sipërfaqe 1500 metër katrorë, një supermarket 900 metër katrorë, një qendër shërbimesh dhe një kulturore me 1500 metër katrorë. Të gjitha bashkë në vijën e parë buzë brezit të virgjër ranor. Ndërsa vilat një ose dy katëshe shkojnë nga 80 deri 140 metër katrorë. Por vila e ish-zëvendëskryeministrit i ka thyer të gjitha shifrat. Dy katëshe, por me shtrirje sa për dy vila bashkë, rrethuar nga pishat e buta të bregdetit të Adriatikut. Është vila te Gjiri i Lalzit e Ilir Metës, zona që të gjithë e lidhin me vajzën e kryeministrit të vendit, Argita Berishën.



Projekti i këtij fshati turistik, ishte nënshkruar me vendimin numër 10, datë 19 tetor 2001 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, ku kryetar ishte Ilir Meta, atëherë kryeministër. Sot pas një dekade vila dinjitoze ka marrë formën e plotë, ku nuk mungojnë as rrugicat e brendëshme, të kompozuara me pllaka guri.
Pa hyrë brenda, ku ata që kanë patur mundësinë të jenë mysafirë, kanë mbetur të mahnitur nga arredimi dhe luksi i paparë: dru masiv për ndarjen e ambienteve të brendëshme, tualete me pllaka muri te shtrenjta dhe qelq të derdhur në vend të qeramikës, rifinitura dhe aksesorë të kushtueshëm.

Kjo është njëra nga vilat e ish-zëvendëskryeministrit, i cili e ka deklaruar këtë pasuri për aq sa kushton sot vetëm një dhomë modeste. Në deklarimin e pasurisë në vitin 2009, Ilir Meta e deklaron këtë pasuri vetëm me fjalinë "kredi për apartament banimi në Durrës në San Paolo Bank, me këst mujor 820 USD për shumën e shlyer prej 22 mijë dollarësh.
Sot vila me një sipërfaqe ndërtimi disa qindra metër katrorë thuhet se vlen mbi 600 mijë euro dhe vlera e saj dhe pronave të tjera në këtë zonë, dikur të izoluar, është rritur ndjeshëm pas ndërtimit të rrugës. Rruga nga autostrada Tiranë-Durrës deri te Gjiri i Lalzit, me vlerë rreth 9 milionë dollarë nisi në 2007 dhe përfundoi në 2009, para zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Banorët e zones e quajnë thuajse njëzëri "rruga që shtroi Argita".

Sigurisht jo për të lidhur banorët e varfër të kësaj zone të pasur me resurse të shumta turistike, por për të rritur vlerën e pronave në zonën ku po ndertohet një tjetër fshat turistik që sërish lidhet me emrin e Argitës. Në të gjitha deklarimet e pasurisë të dorëzuar pranë ILDKP-së, ish-zëvendëskryeministri nuk ka deklaruar asnjë kontratë për blerjen e kësaj vile, ndërsa ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike, e ndalon favorizimin në çmim dhe në dhurim të pronave, por vetëm duke e blerë atë me çmimin real të tregut.

1 comment:

  1. Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.

    ReplyDelete