Total Pageviews

Monday, October 31, 2011

Video-skandali, Prifti: Nëse Meta del pa u lagur nga kjo histori, drejtësia ka vdekur

Pas leximit të raportit të ekspertëve në Gjykatën e Lartë në lidhje me videon “Meta – Prifti”, ish-Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti doli në një deklaratë për shtyp ku ka hedhur poshtë raportin e ekspertëve dhe u ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë dhe Ilir Metës që videoja të rishikohej nga ekspert të vendeve të BE-së. Me poshte deklarata e tij e plote:


REAGIM PER DEKLARIMIN E EKSPERTEVE PER GJYQIN META.

Nga DRITAN PRIFTI


Sapo u njoha pjeserisht nga media per deklarimet e tre eksperteve te gjyqit me te pandehur Ilir Meten. Mediat e kontrolluara nga Ilir Meta flasin per “rrezim te videos Meta-Prifti”, per te krijuar idene se Ilir Meta doli i pafajshem, se video qenka e manipuluar apo se Dritan Prifti genjeu qe video ishte origjinale.

E kam deklaruar shume here me pare se kjo beteje nuk eshte mes meje dhe Ilir Metes, se po te ishte keshtu, une do ta kisha fituar plotesisht dhe perfundimisht. Beteja me e madhe qe po behet sot ne Shqiperi eshte mes mafies dhe sundimit te ligjit, mes te drejtes dhe te padrejtes, mes diktatures dhe demokracise, mes shtetit te kapur nga krimi dhe shtetit qe duhet te bej drejtesi ne emer te se ardhmes europiane, mes pushtetit qe kontrollon me para te pista dhe presione mafioze drejtesine dhe njerezve te varfer qe presin qe edhe nje dite te vetme dikush ti mbroje dhe perfaqesoje.

Deri sot une nuk kam bere asnje deklarate per 3 ekspertet e caktuar nga Gjykata e Larte per te bere ekspertimin e videos se quajtur Meta-Prifti, sepse nuk kam dashur te paragjykoj punen e tyre. Kam lexuar CV-te e tyre dhe kam lexuar komentet negative qe ka bere media per profesionalizmin e tyre. Sot pasi ata kane mbaruar pune zyrtarisht, dhe pasi kane hedhur dyshim mbi origjinalitetin dhe prekshmerine e videos qe une kam dorezuar ne Prokurori, kam te drejte te bej vleresimet e mia per ata dhe punen e tyre.

Ne te vertete nuk prisja asnje rezultat tjeter te punes se ketyre eksperteve. Prisja qe ata do te punonin per te mbrojtur Ilir Meten. Jo me kot diten e shtune ne mengjes, perpara se ekspertiza ti jepej zyrtarisht gjykates, keta 3 eksperte kane qene mbi 1 ore tek kafe Europa ne Tirane me avokatin Serjani te Ilir Metes. Pse duhej keta eksperte ti raportonin ne fillim avokatit te Metes te kafe Europa, perpara sesa Gjykates se Larte, e cila i ka kontraktuar per ekspertizen?

Une prisja qe keta eksperte nuk do thoshin te verteten. Prisja qe ata do diskretitonin akoma me shume sistemin tone te drejtesise. Prisja qe ata do ta turperonin kete vend akoma me shume ne arenen nderkombetare, dhe para gjithe monitoruesve tane nderkombetar.

Jam shokuar kur pashe per here te pare keta ekspert ne sallen e gjyqit te veshur me kemisha me menge te shkurtra dhe te zberthyera deri tek kerthiza. Nuk mund te pritej ekspertize e drejte dhe e vertete nga 3 eksperte qe nuk kane asnje specializim per te kryer detyren qe ju ngarkua nga gjykata. Njeri prej eksperteve ka qene punonjes operativ i Sherbimit Informativ, I vendosur ne Skrapar. Nuk e di se cfare lidhje ka eksperienca e tij me detyren e ekspertimit te videos. Nje ekspert tjeter ka punuar ne kazino Rozafa per te rregulluar makinat e kumarit, i cili sipas shume deshmive akuzohej cdo jave nga drejtuesit e kazinose, sepse ne makinat e kumarit vidheshin ne menyre sistematike monedhat. Kurse eksperti tjeter ka ne CV eksperience pune ne bar-bufe dhe dyqan per shitje kompjuterash. E vetmja eksperience qe keta eksperte kane pasur per te kryer detyren e gjykates eshte nje kurs 3 ditor ne Rusi i njerit prej eksperteve, qe sipas atyre qe ja bene kursin eshte plotesisht i pamjaftueshem per te bere ekspertizen e caktuar nga Gjykata e Larte.

Me aktin e tyre te ekspertimit ekspertet, nga paaftesia apo inkriminimi, genjejne hapur Gjykaten dhe publikun shqiptar. Me kete akt ekspertimi ekspertet shtremberojne drejtesine dhe kryejne nje krim te denueshem nga Kodi Penal i Shqiperise. Ekspertet genjejne kur thone se ora-kamera e dorezuar nga une nuk ka kryer rregjistrimin. Eshte fakt i deklaruar nga Prokuroria dhe Eksperti Amerikan qe video Meta-Prifti nuk gjendet ne memorien e ores-kamera, qe ka nje memorie vetem prej 8 MB, sepse eshte fshire nga videot qe jane rregjistruar me vone. Por eshte fakt i padiskutueshem qe video eshte bere nga ajo ore dhe se eshte shkarkuar ne kompjuter ne formatin original AVI, format ne te cilen eshte dorezuar ne Prokurori. Te pakten dy shtete e dine te verteten, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Mbreterise se Bashkuar (Anglise), sepse 2 nga ekspertet me te mire te tyre kane vertetuar origjinalitetin dhe paprekshmerine e videos. Ekspertet shqiptar, nga paaftesia apo korrupsioni, demtojne Shqiperine para gjithe Botes demokratike qe na monitoron.

Keta eksperte thone …..qe ka mundesi nderhyrje ne video apo se zeri nuk degjohet mire…..etj. Une deklaroj se ne kete video nuk ka asnje nderhyrje, as ne figure dhe as ne ze. Ftoj Top Channel dhe gjithe mediat, ta japin perseri kete video te plote ta shohin shqiptaret. Per fat video ka ne ekran nje shirit qe tregon oren, minutat dhe sekondat, dhe cdo sy shqiptari mund te shoh qe asnje sekonde nuk leviz, asnje sekonde nuk eshte prere. Disa pjese nga zeri nuk degjohen paster, por pjeset e korrupsionit shqiptaret i degjuan me zerin e Ilir Metes dhe mund ti degjojne serish. Ilir Meta, disa dite pas publikimit te videos, nga qe shquhet per mencuri, doli publikisht pranoi qe ka qene ne zyren time, ka bere ato biseda, dhe sqaroj se cfare ishte 7%, 700,000 euro apo punesimet qe kerkonte. Shqiptaret kane memorie dhe i mbajne mend te gjitha.

Nuk besoj se kjo ekspertize e genjeshtert i mbush mendjen njeriu qe videoja nuk eshte origjinale apo nuk eshte e paprekur. Ilir Meta me kete shfaqje qesharake me keta eksperte vetem se ben veten me shume fajtor dhe me qesharak ne syte e opinionit publik shqiptar.

Gjykata e Larte nese eshte e pavarur, e pablere nga Ilir Meta dhe nese kerkon drejtesi duhet te kerkoj nje ekspertize te re nga eksperte te rinj te huaj. Ekspertiza mos te behet nga eksperte privat. Ti kerkohet nje ose disa vendeve te Bashkimit Europian te bejne kete ekspertize me policine e tyre shteterore dhe shkencore. Kjo ekspertize duhet te jete baze per gjykimin e metejshem te Ilir Metes. Nese kjo ekspertize a pavarur, shkencore dhe nga nje shtet i BE, nxjerr qe video eshte e prekur dhe jo origjinale, une jap doreheqjen nga cdo funksion politik e publik, dhe i dorezohem drejtesise.

Me vjen shume keq qe standarti i drejtesise shqiptare ka rene ne nivelin e disa eksperteve me kemisha te zberthyera. Me vjen keq qe Qeveria e Integrimit u kthye ne Qeveri C’Integrimi. Me vjen keq qe duart e pastra u kthyen ne duar teper te pista. Nese Ilir Meta del pa lagur ne nje histori qe e pa gjithe Bota me ze edhe me figure, nuk besoj se do te mbetet njeri ne kete vend qe beson me tek drejtesia. Gjykata e Larte ka misionin historik te rikthej besimin e popullit tek drejtesia, dhe te rrise standartet e drejtesise shqiptare. Ftoj Gjykaten, Prokurorine dhe Ilir Meten te pranojne ekspertizen shteterore te videos nga nje vend i Bashkimit Europian. Asnjeri nuk eshte mbi ligjin, qofte ky Zv.kryeministri Ilir Meta. Le te vendosim kete standart te ri, te pavarur dhe te pakorruptueshem te ekspertizes per ceshtjet qe kane te bejne me zyrtar te larte te qeverise.

Dikush mund te mendoj qe me ekspertizen e bere sot u humb lufta kunder korrupsionit, humben shpresat per drejtesi. Sot ka humbur nje beteje, por jo lufta. Une do jem i gatshem te vazhdoj deri ne fund misionin tim per transparence dhe drejtesi te barabarte per te gjithe.

Video ‘Meta-Prifti’, Ekspertët: Regjistrimi jo origjinal


Në seancën e sotme të gjyqit ndaj ish-zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, tre ekspertët shqiptar që ishin caktuar nga Gjykata e Lartë për të kryer ekspertizën e videos Meta-Prifti, kanë nxjerr përfundimin se video nuk është origjinale.

Ekspertët thonë se nuk mund të vërtetojnë nëse përgjimi është realizuar nëpërmjet orës. Ndërkohë ekspertët amerikanë dhe anglezë (të cilët kanë bërë ekspertizë për videon Meta-Prifti më parë) bënë të ditur se materiali është autentik pra origjinal ndërsa ekspertët shqiptar duket se kanë mendim ndryshe për këtë pikë.

Në këtë mënyrë ata kanë ngritur pikëpyetje për montim ndërsa nuk thonë nëse ka pasur ndërhyrje në video apo në audio. Përveç kësaj ekspertët shprehen se audio ka shumë zhurmë dhe sipas tyre nëse ndërhyhet për të hequr zhurmat fjalët nuk dëgjohen.

Pritet të shprehet Gjykata e Lartë mbi përfundimet e ekspertizës. Ndërsa prokuroria ka kërkuar 10 ditë kohë për të shqyrtuar përfundimet e ekspertëve.

Nga prokuroria mësohet se ndaj tre ekspertëve mund të nisë një hetimi për “ekspertizë të rremë”. Prokuroria ka bërë me dije se paraditen e së shtunës, në ambientet e një lokali në zonën e njohur si “9-katshet” njëri nga mbrojtësit ligjor të ish-zv.kryeministrit Ilir Meta ka qëndruar për më shumë se një orë në një tavolinë së bashku me tre ekspertët në fjalë Artur Rahmani, Adrian Pollo dhe Ermal Beqiri.

No comments:

Post a Comment