Total Pageviews

Thursday, October 6, 2011

Fazlliç rishfaqet në Tiranë, shoqëruesi, incident me foto-reporterin e Shekullit


Dashamir Biçaku / Lindita Çela

Damir Fazlliç, individi që përmendet herë si biznesmen e herë si sekser, të cilin kryetari i qeverisë së Shqipërisë e ka quajtur mik shtëpie është rishfaqur dje në Tiranë. Ai është fotografuar nga reporterët e Shekullit, Dashamir Biçaku dhe Lindita Çela pak metra pranë vilës qeveritare në Bllok. Një nga shoqëruesit e tij, ka ndjekur deri në redaksi reporterët duke u përpjekur t’u marrë atyre aparatin fotografik. Ky person ka hyrë në redaksinë e Shekullit dhe ka patur një shkëmbim verbal me një nga redaktorët. Në momentin që i është kërkuar të dalë nga redaksia, ai ka thënë që “është punonjës i Gardës”. Kur është pyetur pse “shoqëron një punonjës i Gardës Damir Fazllicin”, ai ka pyetur “kush je ti që pyet” dhe pasi i është thënë që ndodhej në redaksinë e gazetës Shekulli, është larguar. Makinat që shoqëronin Damir Fazllic janë TR 2199 T tip Benz dhe TR 6646 T tip fuoristradë.Pas verifikimeve te Shekullit, rezulton se personi ne fjale eshte punonjes i kompanise Rogat Security

Problematika që rrethon Damir Fazlliç dhe lidhjet e tij direkte me fëmijët e kryeministrit dhe me vetë Berishën, është bërë disa herë temë e debatit publik. Emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e prokurorisë.

Në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: “Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme”, thuhet:

“Duke nisur nga data 10 Tetor dhe gjatë fundjavës kryeministri dhe Ministria e Drejtësisë nisën një fushatë të re për të intimiduar dhe minuar punën e Prokurorisë së Përgjithëshme me pretendimin se prokuroria ka thyer ligjin duke tentuar të marrë në pyetje biznesmenin boshnjak, Damir Fazllië. Ministria e Drejtësisë tentoi të sekuestrojë dosjen hetimore për Fazlliç dhe më pas po kjo ministri kërcënoi se do të ngrinte akuza për prokurorët që hetonin Fazlliç. Por z.Berisha në një konferencë shtypi mohoi kategorikisht se ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme”.

Më tej kabllogrami thotë: “Berisha organizoi fluturimin e Fazllië për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervistë televizive në television Klan. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazllië kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëroi nëpër qytet dhe në aeroport. Ai u largua me urgjencë nga Tirana një orë më parë nga ç’ekishplanifikuar”.

Ambasada Amerikane ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit për një mori cështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme – përfundon kabllogrami.

No comments:

Post a Comment