Total Pageviews
Sunday, October 9, 2011
Arben Çuko: Situata në ushtri? Fajtorët bredhin me kalë
Anëtari i Komisionit të Sigurisë,dikur një prej drejtuesve më të lartë të ushtrisë shqiptare Arben Çuko akuzon politikat e ndjekura nga mazhoranca në drejtim të forcave të armatosura. Sipas ish kreut të Gardës, në krye të ushtrisë janë vendosur militantë partie. Duke analizuar gjendjen e vështirë të forcave të armatosura, Anëtari i Komisionit të Sigurisë Çuko shprehet se shkatërrimi i saj ka filluar që nga koha e Gazidedes kur SHISH filloi të merrte kontrollin e ushtrisë. Gjatë këtyre viteve deputeti Arben Çuko thekson se qeveria ka treguar mungesë vullneti politik dhe paaftësi të theksuar menaxhimi duke lënë pa plotësuar shumë prej kërkesave të NATO-s.
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë u ngrit shqetësimi për vlerësimin e karrierës së ushtarakëve dhe veçanërisht për procesin e dhënies së gradave. Ju si një nga drejtuesit më të lartë në ushtrinë shqiptare si vlerësoni këtë proces?
Trajtimi i çështjeve dhe problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare kanë gjithmonë një nivel të konsiderueshëm sensibiliteti dhe kujdesi në trajtimin e tyre dhe anëtarët e opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare i kanë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me FA me kujdesin e duhur duke ndjekur parimin e pakundërshtueshëm që ato (FA) janë pronë dhe në shërbim vetëm të shtetit dhe popullit shqiptar dhe kurrsesi e pushtetit apo e ndonjë krahu politik. Për opozitën shqiptare është e qartë qe problemet e identifikuara dhe së fundmi edhe nga aleatët tanë të NATO-s në konferencën e 4-t të ATC, në lidhje me reformat dhe standartet e detyrueshme për tu kryer në FA, janë të lidhura direkt me filozofinë qeverisëse të qeverisë Berisha. Nuk besoj se është e nevojshme të përsëris shqetësimin e madh të gjithë shoqërisë shqiptare dhe të ndërkombëtareve për përpjekjet e pandalshme të Berishës për kapjen e shtetit shqiptar, në këtë drejtim nuk përjashtohen as FA, të gjitha veprimet , lëvizjet politike , emërimet e tij janë në këtë linjë. Mjafton të kujtojmë takimin e tij në MM pas 21 janarit ku në mënyrë delirante u kërkoi gjeneralëve dhe kolonelëve të Shtabit të Përgjithshëm mbështetje kundër demostruesve paqësorë të opozitës. Të njëjtën gjë bënte Adolfi me gjeneralët e tij para se të sulmonte shtetet evropiane. Në këtë drejtim mendoj se shqiptarët janë me fat: As Saliu nuk është aq i çmendur sa Adolfi, dhe as gjeneralët tanë nuk janë prusianë. Trajtimi i çështjeve dhe problemeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare kanë gjithmonë një nivel të konsiderueshëm sensibiliteti dhe kujdesi në trajtimin e tyre dhe anëtarët e opozitës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare e kanë pasur shumë mirë parasysh këtë gjë. Problemi që ngrini ju me pyetjen tuaj nuk është i veçuar, ai lidhet në radhë të parë me vullnetin e shtrembëruar politik të qeverisë për të ndërhyrë në çështje dhe kompetenca ligjore që dukshëm janë punë e ushtarakëve, ka të bëjë gjithashtu me krizën e thellë të lidershipit që po kalojnë FASH, krizë që e ka zanafillën qëkur Shik-u i Gazidedes mori komandën dhe kontrollin mbi ushtrinë e gjeneralëve politikë dhe të bërë me lopatë të kohës së Saliut të parë, lidhet gjithashtu me motivimin tmerrësisht të pakët që ka trupa e oficerëve në detyrat që kryejnë, duhet të dini që pagat e ushtarakëve janë ndër më të ulëtat në administratën shtetërore dhe së fundmi ka të bëjë me paaftësinë e udhëheqjes politike dhe asaj ushtarake për të zbatuar në kohë dhe me standarte detyrimet ndaj Aleancës.
Ju përmendët emrin e një koloneli të ushtrisë shqiptare Perikli Koliçi i cili është vlerësuar I pari nga komisioni por nuk është graduar. Sa larg qëndron politika nga ndërhyrja në ushtri ?
Sikur rasti në fjalë të ishte një rast i veçuar nuk do ja vlente që të hapnim këtë diskutim. por problemet me keqmenaxhimin e personelit janë të shumta, të vazhdueshme, të përsëritura dhe që ndikojnë direkt në kohezionin dhe të ardhmen e FA. Se sa problematik është bërë ky fenomen mjafton të kontrollosh statistikat në gjykatën e Tiranës dhe do të zbulosh që janë me dhjetëra raste ushtarakësh që kanë hedhur në gjyq MM apo SHP pikërisht dhe më së shumti për shkak të shkeljeve të të drejtave të tyre ligjore në lidhje me gradimet dhe emërimet. Duhet të dini që në kulturën dhe traditën ushtarake paditja e eprorit në një gjykatë është një veprim jo gjerësisht i konceptueshëm si i zakonshëm dhe shihet si një veprim i skajshëm. Kolonel Koliqi i ka dërguar një ankesë zyrtare Komisionit të Sigurisë në lidhje me shmangien e kandidaturës së tij për marrjen e gradës gjeneral dhe kërkon një gjë të thjeshtë: Arsyet ligjore dhe proceduriale përse ky ushtarak u shmang nga dhënia e gradës në një kohë kur Komisioni i Veçantë i Karrierës (ngritja dhe kompetencat e këtij komisioni janë të përcaktuara në ligjin e Gradave dhe Karrierës në FA) e renditi atë të parin midis 15 kandidatëve . Në këndvështrimin tim përgjigjia e kësaj pyetje është e qartë: Duhet të jesh beniamin dhe shërbëtor i pushtetit që të marrësh gradat dhe të bësh karrierë, kjo është aq e vërtetë sa kam dëgjuar që një ushtarak në kërkesën drejtuar komisionit, nuk harroi të theksonte përkrahjen e tij për partinë në pushtet. Këto praktika dhe veprime antiligjore vetëm sa i heqin kohezionin moral trupës së oficerëve dhe çojnë në rreziqe tashmë të provuara njëherë kur ushtria shqiptare u shkri si kripa në ujë. Doni shembuj? Për një gjeneral të detit shteti ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për ta shkolluar brenda dhe jashtë shtetit, detyra dhe betimi i tij ishte që të ruante dhe mbronte me çdo kusht, edhe duke dhënë jetën, integritetin dhe tërësinë detare të Republikës së Shqipërisë. Po ç’bëri ky njeri? Në vend që të kundërshtonte me vendosmëri shitjen e asaj copëze të Shqipërisë, ai u bashkua me Esatët dhe për këtë mori kockën e radhës dhe u bë gjeneral i detit. Dhe a e dini se çfarë arsyetimi përdori ky njeri kur mbrojti shitjen e bërë? Që fqinjët na paskan shumë më shumë anije se ne, sipas kësaj llogjike ne duhet të na japin malet e Pindit meqë ne kemi më tepër male se ata. Ky është një shembull i qartë i ndërhyrjes brutale të politikës në punët e ushtarakëve, por edhe i krizës së lidershipit në FA.
Vitet e fundit kanë ndodhur shumë ndryshime në hierarkinë ushtarake , Kemi shkarkimin e gjeneralëve pas ngjarjes së Gërdecit madje në media disa figura madhore të ushtrisë shqiptare janë akuzuar se kanë marrë gradat duke I shërbyer qeverisë…
Për tragjedinë e Gërdecit është folur shumë nga të gjithë, bile dhe nga organizatorët e asaj masakre, tashmë çështjen e ka marrë në dorë drejtësia që akoma nuk po bën drejtësi megjithëse u vranë 26 njerëz dhe u gjymtuan dhe u lënduan qindra të tjerë. Unë do të shpreh opinionin dhe bindjen time për atë tragjedi. Atë e shkaktoi babëzia e Kryeministrit dhe familjes së tij për tu pasuruar në kurriz të djersës dhe gjakut të fëmijëve burrave dhe grave që punonin atje si skllevër për bukën e gojës. Roli i gjeneralëve? Kush është roli i limonit pasi shtrydhet për të bërë më të shijshme gjellën makabre të babëzisë? Hidhet, flaket, shklyhet. Jam i bindur që kështu ndihen ata gjeneralë që pasi pranuan të përdoren si shërbëtorë oborri nga politika, u hodhën tej si të panevojshëm dhe për më tej u paraqitën dhe u akuzuan si fajtorët realë të tragjedisë. Fajtorët e vërtetë bredhin me kalë.
Duket sikur rekrutimi në forcat e armatosura është kthyer një vend punësimi. Çfarë duhet të ndryshojë që të kemi thithjen e personave të aftë për të kryer detyrën?
Në raportin që mbajti Ministri i Mbrojtjes në Komision pranoi si shqetësim largimin e shumë oficerëve të rinj nga radhët e FA apo shumë studentë që mbarojnë shkollat ushtarake jashtë shtetit nuk paraqiten për të shërbyer në reparte të FA. Ky fenomen është vërtet shqetësues sepse ka të bëjë me kapacitetet kualitative për të cilat shteti shqiptar shpenzon shuma të konsiderueshme të hollash dhe që praktikisht rezultojnë të hedhura kot. Arsyet mund të jenë të shumta, por më themelorja është motivimi shumë i dobët i këtyre oficerëve të rinj. Paga e tyre është nga më të ulëtat, politikat e strehimit nuk ekzistojnë, perspektiva e tyre e karrierës është e errësuar nga të gjitha ato sa thashë më lart. Përsa i përket vizionit tim, përgjigja është thjeshtë dhe shkurt: Politika. Ti pajisë me ligjet e nevojshme dhe në përputhje me standartet e Aleancës, ti mbështesë me resurset e nevojshme financiare, të ushtrojë kontrollin e ligjshëm civil mbi ta, të mos ndërhyjë në punët dhe çështjet që dukshëm dhe ligjërisht u takojnë atyre.
Në dokumentin e konferencës së Atlantikut Verior të zhvilluar në qershor të këtij viti , forcat e armatosura kritikoheshin për mos realizimin të objektivave. Madje larg ushtrive të vendeve të NATO-s. Çfarë kërkon NATO nga ne?
Ajo kërkon nga ne një ushtri profesionale të disiplinuar, me madhësi në përputhje dhe ekuilibër me mundësitë ekonomike të shtetit, të pajisur dhe stërvitur me standartet e kërkuara, me doktrinë dhe strategji të përcaktuar dhe të përputhur. Në raportin e paraqitur në përfundim të konferencës së 4-t të ACT (komanda e transformimit të NATO-s) dukej qartë që lidershipi ynë politiko-ushtarak pikërisht në këto pika kishte bërë pak apo aspak progres. Në aspektin e mosrealizimit të objektivave unë shoh qartazi mungesë vullneti politik dhe paaftësi të theksuar manaxhimi. Është e pajustifikueshme mosarritja e objektivave për krijimin, pajisjen dhe trajnimin e një “battle group”, kjo një detyrim dhe angazhim i yni ndaj Aleancës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment