Total Pageviews
Friday, September 16, 2011
“Bisedat sekrete me Blushin për Edi Ramën”
“Tom Doshi kërkonte 500 mijë eurot që harxhoi në fushatë”
1. Më 28 korrik, në pritje të njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi rezultatet e fundit në tri rajone, Tiranë, Fier dhe Shkodër, më 27 korrik, PS do të mblidhet për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kreu i PS-së, Edi Rama, i tha ambasadorit se PS-ja do të hyjë në Parlament, por do të vazhdojë të shprehë shqetësimin e thellë të saj në lidhje me procesin zgjedhor. Burime të tjera kanë thënë se nesër, në Kuvend, Rama do të deklarojë se zgjedhjet ishin të parregullta, të manipuluara dhe se PS nuk i njeh rezultatet e tyre. Pavarësisht kësaj, PS-ja do të hyjë në Parlament (d.m.th. s’ka bojkot), por do të nxisë për zgjedhje të parakohshme, sipas Ramës. Një strateg i PS-së tha se Rama i ka bërë të gjitha lëvizjet e gabuara në zgjedhje, por u pajtua se kthetrat e tij në parti mbeten të forta, pavarësisht nga murmuritjet në publik nga disa anëtarë. Sipas një strategu tjetër, dy arsyet kryesore për humbjen e PS-së ishin: dështimi i krijimit të koalicionit mes PS-së dhe LSI-së dhe kandidatët e dobët, shumë nga të cilët duket se kanë vetëm një kualifikim për detyrën: besnikërisë ndaj Ramës.
2. Më 28 korrik, PS-ja do të mblidhet në pritje të certifikimit nga (KQZ) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i rezultateve të tri rretheve të fundit: Tirana, Fieri, Shkodra, më 27 korrik. Nëntë rajone të tjera i kanë pasur të certifikuara rezultatet e tyre më parë. Kjo mbledhje, sipas deputetit dhe strategut të PS-së, Ben Blushi, do të ndihmojë në përcaktimin e hapave të ardhshëm të PS-së në procesin zgjedhor. Blushi dhe shumë vëzhgues të tjerë me të cilët ka kontaktuar Ambasada, duke përfshirë edhe gjykatës në Kolegjin Zgjedhor, bien dakord që zgjedhjet duhet të mbyllen deri më 1 gusht, në përputhje me statutin e Kodit Zgjedhor që u jep palëve pesë ditë pas certifikimit të të gjitha rretheve, për të apeluar shpërndarjen e mandateve nga KQZ-ja.
(Shënim: Shqipëria ka një sistem proporcional rajonal. Kështu, votat ndahen në përputhje me rrethanat). Mbledhja do të hapet me një fjalim nga Rama, në të cilin ai do të përshkruajë planet e tij, më pas do të pasojë një diskutim, e më në fund PS-ja do të votojë se si do të ecë përpara. Zakonisht, në këto mbledhje, sipas Blushit, mediat janë të pranishme për fjalimet e hapjes dhe më pas u kërkohet të largohen, por Blushi tha se do të bëjë thirrje për mbulim të plotë nga mediat për të gjithë takimin. (Shënim: Në mbledhje marrin pjesë deputetët e PS-së dhe përfaqësues nga rajonet).
3. Blushi the më 25 korrik, se pika kryesore e diskutimit për Asamblenë e PS-së është nëse do t’i njohë apo jo rezultatet e zgjedhjeve dhe/ose do të bojkotojnë Parlamentin. Në një takim me ambasadorin më 27 korrik, Rama tha se PS-ja do të hyjë në Parlament, por do të vazhdojë të bëjë ankesa lidhur me procesin e njohur. Ambasada ka mësuar gjithashtu se pikat kryesore të fjalës së Ramës do të jenë: Zgjedhjet ishin të parregullta dhe të manipuluara, PS nuk e njeh rezultatin e tyre, por PS do të jetë e pranishme në Parlament (d.m.th. jo bojkot), me qëllim për të hetuar “krimet” e 28 qershorit dhe, së fundi, PS-ja do të kërkojë zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të rivendoset “legjitimiteti” i Parlamentit. Asambleja, me siguri që do të votojë për çfarëdo rezultati që dëshiron Rama, pasi, sipas Blushit dhe të tjerëve, Rama ka instaluar një shumicë të madhe besnikësh në PS.
Ne i humbëm zgjedhjet
4. Duke folur më në përgjithësi, Blushi tha se zgjedhjet kanë mbaruar dhe PS-ja duhet të pranojë humbjen e saj dhe të lëvizë përpara. Ai mendonte se ankesat për Fierin, Beratin dhe rajonet e tjera nuk do të kishin pasur shumë ndikim; PS-ja thjesht humbi zgjedhjet. Ai përmendi dy arsye kryesore për dështimin e PS-së: kandidatët dhe koalicionet. Sipas Blushit, shumë prej kandidatëve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë zgjedhur personalisht nga Rama me pak konsultim ose aspak, nuk ishin të përshtatshëm për detyrën dhe kualifikimi i tyre i vetëm ishte besnikëria ndaj Ramës. Ai u ankua për disa kandidatë, të ashtuquajtur “banditë” ose “truproja”, si Tom Doshi nga Shkodra dhe kandidatët e tjerë të diskutueshëm në Lezhë dhe zona të tjera. Blushi tha se PS-ja nuk mund të tolerojë individë të tillë brenda saj dhe duke vepruar kështu ai e ka kthyer partinë njëzet vjet mbrapa.
Ai tha se Doshi i ka thënë Ramës se nuk mund të japë dorëheqjen si kryetar, pasi Doshi kishte investuar 500 000 euro në zgjedhjet në Shkodër dhe se ai donte t’i ktheheshin këto para. Blushi tha se paratë e shpenzuara ishin pa dobi.
5. Ndërsa kandidatët janë të rëndësishëm, dështimi kryesor ishte në koalicionin e PS-së, sipas Blushit. Ai tha se mungesa e vullnetit të Ramës për të negociuar me Ilir Metën e LSI-së siguroi praktikisht një humbje për PS-në dhe të majtën. (Koment: Meta gjithashtu nuk ka treguar se ai ishte i gatshëm për të negociuar me PS-në). Siç kanë vërejtur shumë vëzhgues, një koalicion i kombinuar PS-LSI do të kishte fituar bindshëm. Blushi shtoi se mungesa e një platforme koherente nuk e ka ndihmuar çështjen; strategu i vjetër i PS-së, Kastriot Islami, u pajtua me këtë në një takim të veçantë dhe shtoi se Rama bëri të gjitha lëvizjet e gabuara në këto zgjedhje.
Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i PS-së?
6. Së fundi, Blushi tha se PS-ja ka të ngjarë të mblidhet përsëri në gusht ose shtator, për të zgjidhur çështjen e Kryesisë. Sipas rregullave të PS-së, nëse kryetari humb zgjedhjet, ai duhet të japë dorëheqjen. Megjithatë, Blushi dhe të tjerët dyshojnë se Rama mund të jetë duke planifikuar të deklarojë zgjedhje të vjedhura, kështu që ai nuk do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen e tij si kryetar, sepse ai nuk ka humbur, por u “grabit”. Besimin këtij skenari ia shton fakti se shumica e anëtarëve të Kuvendit janë zgjedhur me kujdes nga ai dhe do të mbështesin çdo gjë që Rama vendos. Blushi u përmbajt kur e pyetën për rivalët e mundshëm të Ramës, por mediat kanë raportuar se vetë Blushi, ish-ministri i Financave, Arben Malaj dhe të tjerë, mund ta sfidojnë Ramën. Blushi, Malaj dhe të tjerët kanë bërë deklarata shumë publike kundër Ramës dhe strategjisë zgjedhore të PS-së. Pavarësisht këtyre emrave, Islami tha se nuk ka kandidatë të vërtetë të qëndrueshëm tani në PS për të sfiduar Ramën dhe shtoi se ish-kryeministri Fatos Nano, i cili është me pushime në Greqi, është duke pritur që partia të vetëshkatërrohet. Nga ana e tij, Rama i tha ambasadorit se nuk ka asnjë rrezik që ai të zëvendësohet si kryetar i PS-së.
7. Koment: Ne jemi të lehtësuar që mundësia e një bojkoti parlamentar duket se nuk është në tryezë. Një lëvizje e tillë do të kishte gjasa të krijonte pasoja shumë negative për PS-në dhe Shqipërisë. Ndërsa murmuritjet brenda PS-së po rriten gjithnjë e më fort, do të jetë interesante për të parë se si do të zgjidhet çështja e kryetarit të PS-së. Rama duket i sigurt për ta mbajtur këtë rol dhe asnjë sfidues serioz nuk duket se ka dalë përpara për të bërë fushatë kundër tij, përkundër faktit se më shumë se disa anëtarë të PS-së po i drejtojnë gishtin Ramës për humbjen e PS-së. Kthetrat e tij të forta në parti mund ta lejojnë atë të rrijë në pushtet. Gushti do të vazhdojë të nxehet, ndërsa PS-ja ecën përpara.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment