Total Pageviews

Sunday, September 18, 2011

Prudentino në gjyq, lidhjet me ministren shqiptare


TIRANE-Procesi gjyqësor për aferat e reja të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”; makinetat për lojërat e fatit, kazinotë dhe natyrisht droga në trekëndëshin Pulja-Kalabri-Shqipëri, do të nisë së shpejti në Brindisi. Gjykatësi për hetimet paraprake në Gjykatën e Leçes, Carlo Cazzella ka pranuar kërkesën për ta shtyrë për pak kohë gjykimin e rrjetit mafioz salentin, të formuluar nga prokurori publik, Alberto Santacatterina. Për këtë arsye, do të dalin para gjykatës në Brindisi më 16 nëntor krerët e organizatës mafioze Daniele Vicientino, 36 vjeç nga Mesagne; Albino Prudentino, 59 vjeç nga Ostuni, Nicola Nigro, 36 vjeç nga Ceglie Messapica, Bruno Bembi, 48 vjeç nga Oria; Maurizio dhe Giovanni Vicientino, kushërinjtë e bosit, 34 dhe 58 vjeç, Angelo Cavallo, 38 vjeç nga Mesagne, Tiziano Maggio, 33 vjeç nga Mesagne dhe Tobia Parisi, 30 vjeç po nga Mesagne. Ndërsa bashkëpunëtori i drejtësisë, Ercole Penna, 36 vjeç nga Mesagne, do të gjykohet në një proces të ndarë meqenëse ish-bosi ka kërkuar që çështja e tij të shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar.
Hetimet
Hetimet nisën në vitin 2008 dhe kulmuan në fund të shtatorit të vitit të kaluar me operacionin “Kalipso”, të organizuar nga karabinierët italianë të koordinuar nga drejtoria e Antimafias e Leçes, që arrestoi tetë nga 11 të hetuarit me akuzat e organizimit mafioz, trafikut të drogës dhe shantazheve. Në pranga përfunduan të gjithë, përveç tre personave: kreu i grupit, Daniele Vicientino, krahu i djathtë i tij, Tobia Parisi, u arrestuan në muajt në vijim, si dhe Albino Prudentino që u ekstradua nga Shqipëria, ku sipas të dhënave, ishte gati për të përuruar kazinonë e parë të “Sacra Corona Unita” atje. Në nëntor të vitit të kaluar, Ercole Penna që trashëgoi komandën nga duart e themeluesve të ‘Sacra Corona’-s, Massimo Pasimeni dhe Antonio Vitale, u pendua. Në dosjen e procesit gjyqësor që do të realizohet së shpejti përfundojnë edhe deklaratat e Pennas, që zbulojnë lidhjet mes “Sacra Corona Unita” dhe “Ndraghetës” kalabreze, furnizuesja me kokainë dhe droga të tjera për mafian salentine.
Ndragheta
Rrëfimet e të penduarit lidhur me këtë nuk habisin askënd. Prokurori Cataldo Motta ka folur shpesh për lidhjen mes “Sacra Corona Unita” dhe klaneve kalabreze, veçanërisht mes bosit Domenico, i quajtur edhe Mico Megna. “Kapoja i Papanices trajtohet njësoj si bosët e mafias salentine, lidhja ka krijuar një afërsi të madhe”, - shpjegon i penduari. “Siç kam thënë edhe në marrjet e tjera në pyetje, Daniele Vicientino ishte bashkë me Vitale e Pasimeni pjesë e organizatës ‘Sacra Corona Unita’. Në këtë pozicion ai merrej me aktivitete të paligjshme, mes të cilave edhe trafiku i lëndëve narkotike dhe shantazhet. Sa i përket aktivitetit të parë së bashku me mua, ishte trafikimi i hashashit dhe kokainës, që më pas e hidhte në treg nëpërmjet djemve të tij”, - pohon ai. “Burimet tona ishin të ndryshme, kujtoj për shembull që një herë mori kokainë nga një shqiptar dhe në veçanti furnizohej shpesh në Kalabri”. Kalimi i narkotikëve të destinuar për tregun puliez kalonte pra nga klani Megna. “Kishim marrëdhënie edhe me klanin Papanice në provincën e Crotones, në krye të së cilës ishte njëfarë Domenico, i quajtur edhe Mico Megna. Marrëdhëniet me ta datojnë në kohën e burgimit tim në burgun e Foggias, ku njoha nipin Michele Bolognino, që ishte transferuar nga Bologna, ku njohu edhe Vicientinon. Jo rastësisht në ceremonitë e bashkimit, në nivelet më të larta kishim shfaqur si pjesëmarrës të kupolës pikërisht Mico Megnan. Disa herë Vicientino dërgoi të tijtë në Kalabri për të marrë droga nga njerëzit pranë Mico Megnas”.
Hija e Bregut
Në aferën mes Pulias dhe Shqipërisë është edhe hija e ministres Bregu. Jo vetëm droga. Akuza e shantazhit del nga fakti se sipas hetuesve, klanet kishin gjetur në kontrollin e lojërave të fatit dhe atyre elektronike një biznes të ri me shumë përfitime.
Menaxherëve të lokaleve u vendosej detyrimi i blerjes së makinetave te Prudentinos, në raste të tjera kërkohej hisja e përmuajshme si një garanci ndaj atentateve. Fija e re e artë kishte gjetur vend edhe në vendin e shqiponjave, ku brenda pak ditësh para se të kryhej operacioni i karabinierëve, do të bëhej edhe inaugurimi i kazinosë së Albino Prudentinos, që ishte sjellë nga ‘Sacra Corona Unita’ përtej Adriatikut. Sipas atyre që zbuluan më pas gazetat shqiptare, duket se Angelo, djali i Albino Prudentinos, ndoshta ishte ortak në biznes dhe themelues i tri kompanive në pronësinë e motrës së ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Të gjitha shoqëritë merreshin me kontrollin e basteve dhe lojërave të fatit. Ishte pikërisht horizonti i ri në bizneset e “Sacra Corona Unita”.

(d.b/“La Repubblica”

No comments:

Post a Comment