Balkan web 3/3/2011
TIRANË- Qeveria shqiptare do t’ju sheshë kompanive private 400 ton srap të minierës së Kalimashit në Kukës, një proces që do të zhvillohet nga drejtoria e rezervave të shtetit. Sipas të dhënave nga agjencia e prokurimit publik, ankandi për shitjen e kësaj sasie skrapi hekuri do zhvillohet në datën 7 mars. Nga të dhënat e AKP-së rezulton se cmimi fillestar që do të kërkojë qeveria për shitjen e 400 ton skrap hekuri është 10 milionë e 80 mijë lekë me tvsh. Sipas një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se 1 ton shitet me 25 mijë e 200 lekë, ndërkohë që në bursat ndërkombëtare cmimi i një ton skrapi hekuri shkon rreth 400 dollarë, e këmbyer në monedhën vendase, rreth 40 mijë lekë për ton.
Kjo do të thotë se qeveria shqiptare dhe rrjedhimisht buxheti i shtetit del me humbje nga kryerja e një ankandi të tillë, kjo edhe sikur cmimi në ankand të rritet më shumë se vlera fillestare e kërkuar. Nga ana tjetër ekzekutivi ka një tjetër mundësi për të përfituar më shumë para nga shitja e 400 ton skrap të minierës së Kalimashit. Ajo mund ta cojë direkt në rafinerinë e Elbasanit që menaxhohet nga kompania turke Kurum dhe që është e vetmja në vend që përpunon skrapin.
Kurumi përpunon një ton skrap hekuri me cmim 37 mijë lekë. Kjo do të thotë se qeveria do të përfitonte 11 mijë e 800 lekë për ton më shumë në rast se do ta conte tek Kurumi dhe nuk do shiste në ankand.
No comments:
Post a Comment