Total Pageviews

Saturday, March 12, 2011

Kufijtë me Greqinë, ja pasuria e negociatorëve

Gazeta Shqiptare online

Dërguar më: 25/01/2010 - 11:23



Tedi Blushi

Anëtarët e ekipit negociator të palës shqiptare që nënshkruan marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, rezultojnë ndër zyrtarët më të pasur të shtetit shqiptar. Në formularin e tij të pasurisë, kryenegociatori Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, deklaron se është pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 70 m2, që i ka kostuar 0.8 milionë lekë dhe tjetri me sipërfaqe 171 m2, për blerjen e të cilit ka paguar një shumë prej 135 mijë eurosh. Hoxha sqaron se të ardhurat e tij familjare janë paga në vlerën 1.529.850 lekë, të ardhura nga aktiviteti personal prej 2850 eurosh, si edhe paga e bashkëshortes me vlerë 900.000 lekë. Ai sqaron gjithashtu se pjesëtarëve të familjes së tij u janë bërë dhurata që në vlerë totale kapin shumën 3500 euro, por nuk specifikon nëse këto dhurata janë para të dhëna cash apo sende të kushtueshme.
Turdiu
Drejtori i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu është padyshim zyrtari më i pasur në listën e ekipit negociator që bisedoi me palën greke ndarjen e kufirit detar mes dy shteteve. Konkretisht, ai sqaron se zotëron 1/72 të një trualli ndërtimi në Tiranë me sipërfaqe 2100 m2, të njëjtën pjesë në një tjetër truall me sipërfaqe 28.500 m2 dhe gjithashtu 1/72 të një kullote në Sauk me sipërfaqe 210.000 m2. Ai deklaron se është pronar i dy apartamenteve në Tiranë; njëri me sipërfaqe 124 m2, vlera e të cilit është 100 mijë euro dhe tjetri me sipërfaqe 154 m2, për blerjen e të cilit ka paguar 11.600.000 lekë. Turdiu sqaron se tek "Tirana Bank", rreth 1 vit e gjysmë më parë është hapur një llogari bankare në emrin e tij, ku janë depozituar 177.500 euro, por që sikundër pretendon, nuk i përkasin atij. "Meqenëse kam prokurorë nga familja për ndjekjen e interesave private, paratë e shitjes së dy trojeve pas Pallatit të Kulturës, z.Besnik Sula, "Taivan" sh.p.k me nga 34 m2 dhe 64 m2, gjithsej 177.500 euro, janë derdhur në një llogari të hapur në emrin tim, prej nga çdo bashkëpronar ka marrë pjesën që i takon. Pjesa që më takon mua është 7.100 euro", - pretendon ai.
Muço
Drejtori i Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisari Krenar Muço, i cili ka qenë përfaqësues i Ministrisë së Brendshme në ekipin negociator, figuron pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 60 m2, që ndodhet në Sarandë dhe që sikundër pretendon, e ka blerë me shumën qesharake prej 15.000 lekësh. Ndërsa apartamentin e dytë me sipërfaqe banimi 97 m2, ai e ka blerë në Tiranë me një vlerë prej 3 milionë

No comments:

Post a Comment