Total Pageviews

Saturday, March 12, 2011

Pasuria në 2008, Argita shiti makinat

Gazeta Shqiptare 06/11/2009 - 14:04

Argita Malltezi, vajza e shefit të ekzekutivit, e ka bërë transparencn e të ardhurave të saj për vitin 2008, mbështetur në detyrimin ligjor si fëmijë madhor i një zyrtari të lartë. Në formularin e deklaratës së pasurisë për vitin e kaluar, Malltezi sqaron se pjesën dërrmuese të të ardhurave të saj e mbulon mësimdhënia. Konkretisht, ajo thotë se rroga dhe shpërblimet që merr si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë kapin vlerën e 821.500 lekëve, në një kohë që nga mësimdhënia në një fakultet privat në Kosovë paguhet 3000 euro në muaj. Në vitin 2008, ajo thotë se ka fituar edhe 13.200 euro si pasojë e shitjes së dy automjeteve në pronësi të saj, një makinë tip “Mitsubishi” L200 dhe të një “Benz Mercedes” Class A. Ndërkohë që një tjetër burim të ardhurash për të janë edhe dhënia me qira e dy apartamenteve në pronësi të saj, nga të cilat fiton 900 euro/muaj (apartamenti tek ETC) si edhe 1700euro/muaj nga qiraja e një apartamenti që disponon në pronësi të saj tek rruga “Lidhja e Prizrenit” në kryeqytet. Ndërkohë në datën 7 shkurt 2008, në një sqarim për mediat, pas hijeve të dyshimit që u hodhën nga shtypi i përditshëm mbi një evazion fiskal që pretendohej se kryente studioja e saj ligjore, Malltezi bënte të ditur se “nuk kam zgjedhur asnjëherë rrugën e lehtë, por rrugën që më ka mundësuar të mbaj kokën lart dhe të përgjigjem ashtu siç duhet. Kam zgjedhur aktivitetin privat, jo se është më i lehti. Përkundrazi, si qindra gra të tjera, unë i rris fëmijët e mi me punë, që fillon në 9 e mbaron në 19:00, dhe që nga ardhja e kësaj qeverie nuk kam marrë asnjë qindarkë të kontraktuar nga qeveria, në formë anëtarësie në borde, përfaqësimi kompanish tregtare në procedura tenderash apo në para publike të prokuruara nga shteti”, - shprehej asokohe vajza e kryeministrit, aktualisht e emëruar si juriste pranë Këshillit të Ministrave.

No comments:

Post a Comment