Total Pageviews

Tuesday, February 22, 2011

Ja cila bandë kusarësh e qeveris Shqipërinë

Deputeti i PS Taulant Balla në shkrimin më poshtë botuar në disa Gazeta të Partisë Socialiste dhe Aleatëve të saj demaskon Qeverinë shqiptare si Qeveri e hajdutëve të pangopur dhe cfare ai shkruan duket se është mëse e saktë- po valle a ka ndonjë gjë pë të shkruar për kolegët e tij socialistë? Hajdutëria nuk ka ngjyra politike-hajduti është kriminel dhe si i tillë duhet gjykuar. Hajduti nuk e gjykon dot hajdurin-të paktë i nxjerrin lakrat njer--tjetrit.

Në dore te kujt eshte sot Shqiperia??

Ajo që Sali Berisha e quan qeveria e shqiptarëve i ngjan sot më shumë se kurrë një bande kusarësh që sundon mbi shqiptarët, jo sepse ka fituar votat, por sepse u ka vjedhur shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur.

Është ky një regjim që nuk qeveris, por sundon, që nuk punon, por vjedh dhe madje edhe vret për të mbuluar vjedhjet e për të grabitur gjithçka me vlerë në këtë vend.

Mjafton të shohësh se cilët janë njerëzit e regjimit që sundon mbi shqiptarët për të kuptuar se ky entitet që drejton Sali Berisha në fakt nuk e ka vendin në Këshillin e Ministrave, por përpara drejtësisë duke u përballur me ligjin për aferat, korrupsionin e skandalet që nuk kanë të sosur.

Ministri i Brendshëm i këtij regjimi është një njeri dy herë në kërkim:

-njëherë për një vjedhje përmasat e së cilës do të linin me gojëhapur ccdo kleptokrat në botë, dhe së dyti për vrasje të protestuesve të pafajshëm. Plot 230 milion euro u ka vjedhur Lulzim Basha shqiptarëve me një dorë, dhe 4 shqiptarë të pafajshëm u vranë po nga Lulzim Basha sepse protestonin kundër hajdutërisë e kusarisë të regjimit ku ai bën pjesë.

Dhe siç ndodh me të gjithë regjimet e korruptuara në botën mbarë, vartësi i këtij ministri zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë, Agron Kuliçaj është ende sot nën akuzë për kontrabandën e naftës virgin.

A është parë e dëgjuar diku në botën demokratike një drejtues policie nën akuzë për kontrabandë?

Vetëm në Shqipërinë e Saliut dhe kusarëve të tij.

Ilir Meta, ish zëvendëskryeministri dhe aleati kryesor i koalicionit të turpit që sundon sot Shqipërinë është majmur nga korrupsioni i politikës së kthyer në biznes, por ka ende fytyrë të bëjë fushatë elektorale e të kërkojë vota edhe pasi shqiptarët e panë me zë e me figurë duke premtuar plot 700 mijë euro në këmbim të licencave e favoreve.

Ministri i Financave është kthyer sot në një perandori financiare më vete me milionat e fituara duke u shitur shqiptarëve si frëngut pulën kasat fiskale të kompanive pas të cilave qëndron ai vetë, ndërsa ministri i mbrojtjes që dikur krekosej majë tankeve për të rrëzuar Saliu, sot dërdëllit për përdorimin e ushtrisë në mbrojtje të Saliut vetëm e vetëm sepse i ashtu-quajturi kryeministër i ka lënë dorë të lirë të pasurohet duke shitur një pjesë të mirë të atyre 1280 pasurive publike që ka vendosur të vjedhë Saliu në dy muajt e ardhshëm.

E ku tjetër do të ndihej si në shtëpinë e vet Fatmir Mediu përveç kabinetit të hajdutëve e matrapazëve të Saliut, ku tani mund të shkëmbejë eksperiencën me Lulin për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm.

26 jetë mori Fatmir Mediu në bashkëpunim me Shkëlzen Berishën dhe u shpërblye për këtë krim makabër me një vend në regjimin e kusarisë.

Majlinda Bregu e ka kthyer familjen në një superfuqi energjetike e s’ ka lënë kunat në këmbë pa i dhënë nga një licencë hidrocentralesh.

Por sikur të mos mjaftonte kjo për turpin e gjithë shqiptarëve kjo ministre e zëdhënëse e qeverisë na ka bërë krushqi edhe me Sacra Corona Unita.

Petrit Vasilin duhet të falenderojnë sot shqiptarët për çmimet e kripura të ilaçeve, e shqiptarët duhet të falenderojë sot Petrit Vasili që po e bëjnë milionerë me paratë e taksave të tyre që po shkojnë në xhepat e tij përmes kompanisë Megapharma, në pronësi të kushëririt të parë të ministrit të shëndetësisë. Plot 9 milion euro ka fituar kjo kompani me tenderat e ministrit kushëri.

Për të mos folur pastaj për Genc Rulin që edhe mes kësaj qeverie të krimbur në korrupsion e vjedhje ia ka dalë të spikasë me aferat e tij të panumërta:

* me privatizimin e eskpozitës,

* me licencat e koncesionet për hidrocentrale

* e me kontratat koncesionare të minierave të Bulqizës.

Në majë të kësaj piramide korrupsioni, vjedhje e vrasjesh qëndron kapobanda i vërtetë i regjimit të sotëm:

Sali Berisha mbi të cilin rëndojnë plot 32 e dy jetë të humbura, duke filluar me 26 jetëhumburit e Gërdecit, me kolegun tone te ndjerë socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjerë Remzi Veseli, e duke përfunduar me katër jetët që mori me plumbat e Gardës Republikane.

Sali Berisha që bekon çdo vjedhje e vrasje për të mbrojtur vjedhjet e për të vazhduar vjedhjet.

Sali Berisha që në Shqipërinë e 1 milion të papunëve dhe mbi 500 mijë të varfërve vjedh e plaçkit çdo gjë që i del përpara për të pasuruar familjen e oborrin.

No comments:

Post a Comment