Total Pageviews

Tuesday, December 20, 2011

Harta zyrtare, ja çmimet e apartamenteve në kryeqytet

Kostoja e ndërtimit të një pallati vërtitet mesatarisht tek 36 500 lekë të reja për metër katror, por në vazhdojmë të blejmë apartamentet sa frëngu pulën. Rasti më flagrant është kryeqyteti, ëndrra e shumë shqiptarëve, ku kosto zyrtare e ndërtimit të një apartamenti është 36 427 lekë për metër katror ndërsa çmimi mesatar i shitjes në disa zona arrin 190 mijë lekë (1.9 milionë lekë të vjetra). Në këtë çmim duhet llogaritur se pallatet e vjetra mund të shiten e 150 mijë ndërsa të rejat deri në 230 mijë. Diferenca mes ndërtimit dhe shitjes është marramendëse.

Këto të dhëna janë publikuar nga qeveria në udhëzimin për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave në vitin 2011. Në koston mesatare nuk janë përfshirë vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzime operacionale të EKB, 4%.


Udhëzimi i ri i qeverisë që ka hyrë në fuqi para dy ditësh sanksionon se kosto mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2011, të jetë 36 526 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi. Për sa i takon Tiranës, çmimi mesatar i një apartamenti është 88,200 lekë të reja për metër katror.

Një vështrim i tabelës së çmimit mesatar të apartamenteve në tregun e lirë tregon qartë edhe trendin e zhvendosjes demografike të popullsisë në vendin tonë. Qyteti më i lirë ku mund të blihet një apartament në Shqipëri është klasifikuar Fushë Arrëzi, ku një metër katror apartament kushton 7 960 lekë të reja. Me këtë ritëm, me 800 mijë lekë të reja mund të blesh një apartament 100 metra katrorë. Në pozicion diametralisht të kundërt qëndron ish-blloku ku me 800 mijë lekë të reja nuk mund të blesh asgjë. E përkthyer në metra katrorë, me të njëjtën shumë parash në bllok mund të blesh vetëm 4.2 metra katrorë të një apartamenti.

E ndarë në 32 zona, Tirana ofron një gamë të gjerë çmimesh. Zona më e lirë është ajo që kap Alliasin, rrugën “Njazi Meka”, bregun e lumit, Alliasin e Ri, rrugët “Myslym Keta” e “5 Maji”. Këtu një metër katror apartament kushton 61 500 lekë të reja. Midis shifrave 65 dhe 72 mijë lekë të reja për metër katror renditen shumë zona të kryeqytetit, të cilat njihen si dytësore. Edhe zonat periferike ofrojnë kryesisht çmime mesatare, përveç njësisë bashkiake numër 5, e cila nis tek ish-blloku ku çmimi i një metri katror është 190 mijë lekë të reja e përfundon pranë kodrës në selitë ku çmimi është 95 mijë lekë të reja për metër katror.

Të njëjtin çmim me zonën e ish-bllokut (190 mijë lekë për metër katror) kanë edhe pallatet pranë piramidës dhe stadiumit “Qemal Stafa”. Një zonë e preferuar është ajo e njësisë bashkiake numër 10 ku pranë PTT-së, Telekomi-t dhe Lidhjes së Shkrimtarëve, një metër katror kushton 145 mijë lekë. Në zonën mes rrugës “Myslym Shyri”, Drejtorisë së Policisë dhe Kishës Katolike një metër katror apartament shitet mesatarisht 142 800 lekë të reja. Më pas renditet zona e njohur si Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”, ku një metër katror apartament kushton 137 mijë lekë.



Çmimet e apartamenteve në Tiranë

Tiranë 1/1 Kinema “Ali Demi”, fusha e sportit, fshati Shkozë, depo e Ujit: 98,000 lekë/m2

Tiranë 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autoktraktorët, fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk: 71,000 lekë/m2

Tiranë 2/1 Piramida, stadiumi “Qemal Stafa”: 190,000 lekë/m2

Tiranë 2/2 Pazari i Ri, 9-katëshet, shkolla “Avni Rustemi”: 137,000 lekë/m2

Tiranë 2/3 Ministria e Jashtme, ambulanca nr.1, Bërryli: 115,000 lekë/m2

Tiranë 2/4 Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane: 116,000 lekë/m2

Tiranë 2/5 Qyteti Studenti, fakulteti ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë: 89,500 lekë/m2

Tiranë 3/1 Xhamllëku, Profarma, rruga “Bardhyl”, rruga “Kongresi i Manastirit”, bulevardi “Zhan D’Ark”: 81,000 lekë/m2

Tiranë 3/2 Porcelani, IKV, Kinostudio, rruga “Hoxha Tahsim”, lana e vjetër, fshati Linzë: 67,000 lekë/m2

Tiranë 4/1 Kompleksi i spitaleve, SHIK, oxhaku, Allias i Ri, fshati Tufinë: 75,000 lekë/m2

Tiranë 4/2 Allias, rruga “Njazi Meka”, bregu i lumit, Alliasi i Ri, rruga “Myslym Keta”, “5 Maji”: 61,500 lekë/m2

Tiranë 5/1 Ish-Blloku, Libri Universitar 190,000 lekë/m2

Tiranë 5/2 Stadiumi “Selman Stërmasi”, Shushica, liqeni artificial Parku Liqeni Artificial, rruga “Dora D’Istria”, Sauk, Selitë: 135,000 lekë/m2

Tiranë 5/3 Kopshti Botanik, rruga “Komuna e Parisit”, “Liqeni Artificial”: 117,000 lekë/m2

Tiranë 5/4 Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e vogël: 95,000 lekë/m2

Tiranë 6 Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë: 70,000 lekë/m2

Tiranë 7/1 Gjykata e rrethit, ish-ekspozita “Shqipëria Sot”: 124,000 lekë/m2

Tiranë 7/2 Blloku i ambasadave, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: 120,000 lekë/m2

Tiranë 7/3 NSHRAK, Parku i Ministrisë së Brendshme, Fabrika e Bukës: 91,900 lekë/m2

Tiranë 7/4 Unaza e re, fabrika e miellit, ish-fusha e aviacionit, Yzberish: 64,350 lekë/m2

Tiranë 8/1 Selvia, gjimnazi “Partizani”, Tafajt: 112,000 lekë/m2

Tiranë 8/2 Medreseja, farmacia nr.10, tregu industrial: 94,600 lekë/m2

Tiranë 8/3 Tregu Industrial, fabrika Ajka, uzina Dinamo, bregu i lumit: 70,000 lekë/m2

Tiranë 9/1 Piazza, gazeta “Zëri i Popullit”, gjimnazi “Sami Frashëri”, stacioni i trenit: 135,000 lekë/m2

Tiranë 9/2 stacioni i trenit, arkiva, hipoteka, politeknikumi: 106,500 lekë/m2

Tiranë 9/3 Rruga “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, bregu i lumit, politeknikumi, rruga “Siri Kodra”: 72,000 lekë/m2

Tiranë 10/1 PTT, Telekomi, Lidhja e Shkrimtarëve: 145,000 lekë/m2

Tiranë 10/2 Rruga “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike: 142,800 lekë/m2

Tiranë 10/3 Blloku i ambasadave, rruga e “Durrësit”, prokuroria: 110,000 lekë/m2

Tiranë 11/1 Zogu i Zi, ish-Shkolla e Partisë: 88,000 lekë/m2

Tiranë 11/2 Ferluti, ish-uzina Tirana, FIAT: 71,000 lekë/m2

Tiranë 11/3 Laprakë, dogana, spitali ushtarak, bregu i lumit, Fushë Mëzez, Don Bosko: 62,500 lekë/m2





Gjashtë komunat “VIP”

Teksa e gjithë Shqipëria është e ndarë në 64 qytete, gjashtë komuna kanë një status të veçantë. Ato janë zona shumë pranë qyteteve dhe shpesh herë çmimet e apartamenteve janë më të larta se sa në vetë qytetet. Gjashtë komunat “VIP” kanë këto çmime për metër katror:

Komuna Kërrabë 28,180

Komuna Shëngjin 49,720

Komuna Milot 34,786

Komuna Kashar 58,500

Komuna Dajt 57,800

Komuna Farkë 70,800





Udhëzimi: Sa kushtojnë apartamentet në rrethe

Udhëzimi i qeverisë për çmimin e apartamenteve e ndan Shqipërinë në 64 zona duke nisur nga më e ulëta, Fushë Arrëzi, tek më e larta, Tirana. Bie në sy fakti që qytetet qendër qarku kanë çmime më të larta. Pas tyre renditen qytetet pranë rrugëve nacionale apo akseve të rëndësishme kombëtare. Në fund janë renditur e vogla ku fenomeni i migrimit ka bërë punën e tij duke i lënë pothuajse të boshatisur.

Kështu qyteti me çmimin më të ulët të apartamenteve për metër katror është Fushë Arrëzi me 7 960 lekë për metër katror. Pas tij renditet Çorovoda ku një metër katror apartament kushton 18150 lekë të reja. Sa i përket qyteteve të mëdha, pas Tiranës renditet Durrësi ku një metër katror apartament kushton 74 540 lekë të reja. Bregdeti duket se favorizon rritjen e çmimit të apartamenteve pasi në vend të tretë renditet Vlora me 60 298 lekë metri katror. Zona veriore dhe verilindore kanë çmimet më të ulëta të shtëpive. Në qarkun e Kukësit: Në B.Curri çmimi është 29,100 lekë për metër katror; në Krumë 27,800 lekë/m2 dhe Kukës 41,000 lekë/m2.

Më poshtë tabela e plotë e çmimeve zyrtare të apartamenteve në të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë:


Sa kushton të ndërtosh një shtëpi

Nëse çmimet e apartamenteve po rriten në mënyrë progresive, kosto e tyre ka mbetur fikse dhe është disa herë më e ulët. Zyrtarisht kosto e ndërtimit në të gjithë Shqipërinë ka vlerë mesatare 36 526 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi. Por në kosto nuk janë përfshirë vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzime operacionale të EKB, 4%.

Sipas tabelës zyrtare, qyteti ku kushton më pak për të ndërtuar një shtëpi është Elbasani me 35,730 lekë për metër katror. Për çudi, qyteti ku të kushton më shumë për të ndërtuar një shtëpi është Bajram Curri me 37,330 lekë për metër katror. Në mes qëndron Tirana me 36,427 lekë për metër katror. Ajo që bie në sy është fakti që në të gjitha qytetet e veriut të vendit, kostoja e ndërtimit të një shtëpie është më e madhe.

Më poshtë tabela zyrtare e kostos mesatare të ndërtimit sipas qyteteve:

Sa kushton të ndërtosh një shtëpi

Nëse çmimet e apartamenteve po rriten në mënyrë progresive, kosto e tyre ka mbetur fikse dhe është disa herë më e ulët. Zyrtarisht kosto e ndërtimit në të gjithë Shqipërinë ka vlerë mesatare 36 526 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi. Por në kosto nuk janë përfshirë vlerat e rrjetit inxhinierik, projektit, studimit gjeologjik dhe sizmik, lejes së ndërtimit, truallit dhe shpenzime operacionale të EKB, 4%.

Sipas tabelës zyrtare, qyteti ku kushton më pak për të ndërtuar një shtëpi është Elbasani me 35,730 lekë për metër katror. Për çudi, qyteti ku të kushton më shumë për të ndërtuar një shtëpi është Bajram Curri me 37,330 lekë për metër katror. Në mes qëndron Tirana me 36,427 lekë për metër katror. Ajo që bie në sy është fakti që në të gjitha qytetet e veriut të vendit, kostoja e ndërtimit të një shtëpie është më e madhe.

Më poshtë tabela zyrtare e kostos mesatare të ndërtimit sipas qyteteve:

No comments:

Post a Comment