Total Pageviews

Sunday, November 20, 2011

Pak: Nacionalizmi, i dëmshëm për Maqedoninë


Sipas Eurodeputetes gjermane, Doris Pak në Maqedoni po rritet nacionalizmi dhe zhvillimet e fundit janë të rrezikshme për vendin.

Ne debatin mes anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Pak theksoi se nuk beson se Maqedonia në dhjetor do të marrë datën për fillimin e negociatave me BE, sidomos pas ndryshimeve të fundit në Greqi.

“Personalisht mendoj se Maqedonia do ta ketë shumë të vështirë integrimin. Ne nuk posedojmë mjete për t`i imponuar një vendi që të bëjë diçka”, theksoi eurodeputetja.

Sipas saj, zgjatja e datës për fillimin e negociatave, do të shkaktojë më tepër nacionalizëm dhe kjo ndikon me probleme edhe në vendet fqinje. “Maqedonia ishte në rrugë të mirë pas Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tani ka shumë sinjale për rritjen e nacionalizmit”, theksoi Pak.

No comments:

Post a Comment