Total Pageviews

Tuesday, October 18, 2011

“Dua të jem i pranishëm në takimin me Metën, ai mban në këmbë qeverinë Berisha”


Fakte të reja kanë dalë në dritë mbi përgjimet e fundit në Itali për ish gazetarin Valter Lavitola, i cili bashkëpunonte por edhe përfitonte me anë të presioneve ndaj Beluskonit. Shumë prej përgjimeve kanë lidhje me Shqipërinë, ku Lavitola kërkon favore për të përfituar pasuri.

Në tetor të vitit 2009, kur Ilir Meta mbante postin zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Lavitola i ka telefonuar ministrit të Jashtëm të Italisë Franko fratini që t’i mundësojë pjesëmarrjen në takimin që ky i fundit do të zhvillonte me Ilir Metën.

Lavitola ka kërkuar në këtë mënyrë ndryshime në protokollin për takimin me Metën pasi takimin me kreun e LSI-së, Lavitola e shihet si shumë të rëndësishëm për shumë zhvillime të më vonshme.

“Meta është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha… ka katër deputetët dhe po kërkon të blejë edhe nëntë të tjerë… pjesën tjetër do ta shpjegoj më vonë… është shumë e rëndësishme”, shprehet në një bisedë telefonike me sekretare e Fratinit, Lavitola.

Kërkesa është bërë gjashtë ditë (15 tetor 2009) para zhvillimit të takimit Fratini-Meta në Romë.

Tek linku i gazetës italine “La Repubblica” mund të dëgjoni të plotë përgjimin.

http://tv.repubblica.it/politica/lavitola-franco-e-il-ministro-albanese/78479?video

Përgjimet për gazsjellësin TAP: Shqipëria, resto k**rvash, në kontratat Berisha-Berluskoni

Emirjon Senja

Influenca e kryeministrave të huaj mbi qeverinë shqiptare ka bërë që shpesh herë Shqipëria të gjejë veten duke miratuar vendime të rëndësishme në të cilat publiku nuk e ka kuptuar asnjë here pse duhej bërë. Ndër rastet më flagrante janë marrëdhëniet me fqinjët italianë nga miratimi i marrëveshjes së plehrave deri tek ndërtimi i centraleve bërthamore italiane në Shqipëri. Hetimet mbi kryeministrin italian Silvio Berluskoni nga Prokuroria e Barit kanë zbuluar anën tjetër të marrëveshjeve.

Berluskoni i fryn në vesh Berishës për një projekt gjigant energjetik, por prokuroria italiane ka zbuluar se edhe Berluskonit i ka fryrë dikush në vesh për këtë çështje. Ai është një farë Gianpaolo Tarantini (Giampi), i cili i dërgonte kryeministrit italian vajzat që e “çlodhnin” në festat e tij private. Por Tarantini sigurisht që nuk i bënte këto gjëra falas. Përgjimet e telefonatave Berluskoni-Tarantini kanë zbuluar se mes të tjerash Tarantini i kërkoi Berluskonit të ushtronte ndikimin e tij në Shqipëri për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim energjetik mes dy vendeve. Një muaj më pas marrëveshja u nënshkrua. Përgjimet dhe skandalet seksuale të Berluskonit janë prej dy ditësh kryefjala e medieve italiane. Ja si e komentojnë ato ngjarjen:

Shqipëria, ‘resto’ k**rvash

Zbardhja e përgjimeve telefonike midis Kryeministrit Italian Silvio Berluskoni dhe sekserit të tij të netëve të “nxehta” kanë nxjerrë në pah se si projekte gjigante në Shqipëri bëhen pjesë e marrëdhënieve klienteliste të shtetarëve në të dyja brigjet e Adriatikut. Konkretisht, bëhet fjalë për projektin e gazsjellësit Transadriatik, i cili parashikon dërgimin e gazit azerbajxhanas për në Europë duke ndjekur itinerarin Turqi-Greqi-Shqipëri dhe përmes Otrantos në brigjet italiane të Pulias.

Giampaolo Tarantini, (në foto) eshte personi qe i dërgonte Kryeministrit italian vajzat për festat e tij private. Sigurisht që “sipërmarrësi” barez nuk mund ta bëntë këtë shërbim falas. Ai i kërkon Berluskonit një mori shpërblimesh në vlerë monetare, por edhe aksione në kompani shtetërore. Konkretisht 51 milione dollare “ne tavoline”, 12 tendera me prokuroim te drejtperdrejt dhe… pjesen shqiptare te gazsjellesit sipas projektit te njohur TAP.

Çfarë është projekti i gazjellësit Trans Adriatik

Gaszjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt që financohet nga tre kompani prestigjioze evropiane si norvezgjezja “Statkraft”, zvircërjania “EGL” dhe sëfundmi gjermania “Ruhr Gaz”. Projekti parashikon dërgimin e gazit nga Azerbajxhani në Europë duke kaluar përmes Ballkanit. Gazsjellësi fillon nga fushat e Shah Denizit në Azerbajzhan dhe nëpërmjet Turqisë kalon në Selanik të Greqisë. Më pas, duke u futur në territorin shqiptar në rajonin e Devollit gazsjellësi kalon në Pulia të Italisë për t’u lidhur me rrjetet evropiane të gazit.

Gazsjellësi ka vlerë totale prej 1.5 miliardë euro dhe një gjatësi prej 520 kilometra, ku 209 prej të cilave kalojnë nëpërmjet Shqipërisë. TAP është i vetmi projekt energjetik në rajon që nuk anashkalon Shqipërinë.

Takimi Ruli-Skaloja erdhi pas bisedës Tarantini-Berluskoni

Gazsjellësi Trans Adriatik nuk ka qenë në prioritetet e qeverisë italiane deri në mars 2009, kohë kur Shqipërinë e vizitoi ministri italian i Energjetikës Klaudio Skajola. Cuditerisht eshte bere menjehere sapo Xhampi i prostitutave te Berluskonit nisi te interesohej per te. Dy ortakët Giampaolo Tarantini dhe Roberto De Santis ishin në dijeni se kompanitë aksionere “EGL” dhe “Statkraft” po lobonin pranë qeverive të Shqipërisë dhe Greqisë për ta pranuar atë.

Një bisedë e përgjuar midis Gianpaolo Tarantinit, gruas së tij dhe bashkëpunëtorit të tij Roberto De Santis e zbardhur më 3 shkurt 2009 tregon se si ky i fundit i kërkon Tarantinit të ndikojë tek Berluskoni dhe ky i fundit tek qeveria shqiptare për të firmosur marrëveshjen për gazsjellësin sipas kushteve te De Santis. Nuk zgjat më shumë se një muaj dhe në Shqipëri ia beh ministri italian i Energjetikës Klaudio Skajola. Në një sallë të mbushur plot, Ruli dhe Skajola parashtruan gjatë një konference shtypi “projektet e përbashkëta energjetike” duke folur për miliarda euro investime italiane një Shqipëri.

Gianpaolo Tarantini, fazlliçi ynë italian

Tarantini është një 34 vjeçar barez, të cilit sipas medieve italiane i ka lindur shpirti i sipërmarrësit pas njohjes me Berluskonin në festat e organizuara prej tij. Më parë, Tarantini merrej me një biznes të tijin privat në Bari. Mediet e italiane e cilësojnë atë si një “lobist” në hije. Tarantini ka filluar të ngjisë shkallët e karrierës pas vitit 2008 kur njohur Berluskonin gjatë një takimi në “Villa Certosa” në Sardenja. Pas shpërthimit të skandalit, Tarantini është duke u hetuar nga Prokuroria e Barit për favorizim prostitucioni dhe bashke me gruan jane ne gjendje arresti me urdher te Prokurorise se Barit.

Kush është Roberto De Santis

Ndryshe nga Tarantini, i cili shfrytëzoi “shërbimet” e tij ndaj Berluskonit për të ndikuar tek ai, De Santis ka një njohje më të gjatë me qeveritarët e Romës. De Santis, ka njohje të vjetra me ish-Kryeministrin e majtë Massimo d’Alema dhe qeveritarë të tjerë. Ai drejton aktualisht drejtues i një biznesi në Moskë. De Santis njihet edhe si lobues për miratimin e projekteve të ndryshme në Itali duke njohur njohjet me drejtues të shtetit.

“Berluskoni të telefonojë Berishën për projektin tim”

Repubblica.it ka zbardhur edhe një pjesë të telefonatave të Berluskonit dhe njerëzve që e ndihmonin, por dhe që i bënin presion për çështje të ndryshme. Në një prej këtyre telefonatave përmendet edhe Shqipëria dhe kryeministri Berisha, për hidrocentralet e vogla.Telefonata bëhet mes Valter Lavitola dhe Roberto Guercio. Ky i fundit kërkon nga ana e Lavitolës që të marrë në telefon Berluskonin, për të ndërhyrë tek Berisha për disa hidrOcentrale të vogla që ai kërkon të marrë në Shqipëri.

-“Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon Berishën dhe t’i thotë që po shkoj atje për të folur për çështjen e digave”- thuhet në telefonatën e Guercio.

-“Në rregull, kjo është urgjente?”, përgjigjet Lavitola.

-“Sa më parë që të shkoj, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj
gjërat”, përgjigjet Guercio.

-“E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, thotë
Lavitola.

-“Mua më mjafton një telefonatë, që t’u thonë që po shkoj atje, mjafton të telefonojë
edhe Fratini”, vazhdon Guercio bisedën e tij.

Laviota më pas i thotë që të shkojë në Shqipëri të takohet me Berishën dhe t’i thotë se e ka dërguar Berluskoni.

Amerikanët për Berisha-Berluskoni: Berisha, mburravec mendjelehtë

Emirjon Senja

Në këtë kabllogram të publikuar dje në platformën “Wikileaks”, hartuar nga stafi i Ambasadës Amerikane për Uashingtonin flitet për vizitën e Berluskonit në Shqipëri. Ambasada flet me ironi për të ashtuquajturat “projekte gjigante energjetike” dhe e etiketon kryeministrin e Shqipërisë me togfjalëshin “giddily boasted”, d.m.th., njeri që mburret në mënyrë euforike dhe mendjelehtë. Amerikanët u raportojnë shefave të tyre se si komentohen frazat e fryra të Berishës për “superfuqi energjetike”, duke ngritur pyetjen “Superfuqi apo superkoloni”? Për ta është e qartë që italianët po përfitojnë nga Shqipëria dhe kryeministri “giddily boasted” i këtij vendi: “Është e qartë që të ndikuar nga filozofia ‘jo probleme në oborrin tim’ italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejtë në kohë, ndërkohë Shqipëria është dëshpërimisht nevojtare për investimet e huaja, sidomos në sektorin energjetik”, – shkruan kabllogrami. Më poshtë teksti i tij i plotë:


Kabllogram i datës 31 dhjetor 2008

Lënda: Vizita e Kryeministrit Italian, Silvio Berluskoni, në Shqipëri.

Titulli: Superfuqi energjetike, apo super koloni?

Fillim i kabllogramës: “… Vizita e Kryeministrit Berluskoni këtë muaj tërhoqi një vëmendje të madhe për mirë dhe për keq. Gjatë vizitës u lidhën marrëveshje për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht në energji dhe agrikulturë. Qeveria shqiptare nënshkroi disa marrëveshje me kompani italiane për infrastrukturën. Dy prej tyre me vlerë 2.7 miliardë dollarë ishin në sektorin energjetik dhe u paraqitën publikut si projektet më të mëdha të së ardhmes. Ndryshe nga Kryeministri Berisha, mburravec që tha me eufori mendjelehtë se projektet do ta kthenin Shqipërinë në një superfuqi rajonale energjetike, pjesa tjetër e shqiptareve i ka pritur ato me rezerva.

Nëse flasim duke iu referuar realitetit, këto projekte mund të kategorizohen si një “mirazh në shkretëtirë”. Por eshtë e qartë që të ndikuar nga filozofia “jo probleme në oborrin tim” italianët do të kenë iniciativën për të vepruar shpejt. Shihet një rritje e pakënaqësisë publike shqiptare ndaj këtyre projekteve, të cilat më shumë se kthim i Shqipërisë në një superfuqi energjetike, në mendjet e njerëzve lexohen si kthim i Shqipërisë në një koloni të fqinjit të tyre…”

No comments:

Post a Comment