Total Pageviews

Wednesday, October 12, 2011

Çmimi i trojeve, shteti krijon shpesh paqartësi

Çmimet që përdoren zyrtarisht nga shtetim për vlerësimin e trojeve kanë krijuar shpesh herë probleme jo të vogla. Ato janë më të ulëta se çmimet e tregut, por ka edhe raste, siç ndodh në zonat e largëta të vendit, kur vlera e tregut mund të jetë më e ulët se sa çmimi referencë minimal që cakton shteti. Zakonisht, për çdo rast (shpronësim apo fatkeqësi natyrore), pritet të dalë VKM-ja përkatëse. Ekspertët e agjencive të pasurive të paluajtshme në Tiranë thonë se është e vështirë që të përcaktosh një ndryshim në përqindje për çmimet e referencës dhe vlerës së tregut. Madje, sipas tyre, në disa zona, si tek ish-Blloku, për shembull çmimet minimale të shtetit për trojet janë sa gjysma e vlerës së tregut.
Nga fillimi i procesit të kthimit e kompensimit të pronave në vendin tonë - në vitin 1993 - e deri më sot, rezulton të jenë dhënë në shkallë vendi mbi 55.000 vendime për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin e pronës dhe njohjen e së drejtës së kompensimit, për rreth 43.000 subjekte të shpronësuara.
Në vitin 2007, u përcaktuan për herë të parë zyrtarisht çmimet e trojeve në 12 qarqet e vendit. Vlera maksimale e vlerësimit të tokës për metër katror u vendos për Tiranën (nga 77.000 lekë deri në rreth 20.000 lekë), ndërkohë që për Durrësin një metër katror tokë kompensohej financiarisht në masën 44.000 lekë. Kjo ishte vlera maksimale, ndërsa vlera më e vogël ishte 20.000 lekë. Për qarkun e Lezhës dhe zonat e saj turistike, vlera maksimale e vlerësimit llogaritej në rreth 29.000 lekë. Në Vlorë kjo shifër u llogarit në 36.400 lekë.
Në vitin 2008, çmimet pësuan përsëri ndryshme, këtë radhë në zonat bregdetare. U vu re se ky çmim ishte më i lartë sesa çmimi me të cilin operohej për trojet në dy zonat urbane kryesore, në Tiranë dhe Durrës. Nga tabela e hartuar nga ekspertët e AKKP-së, çmimin më të lartë të truallit e kishte zona e bregdetit të Durrësit (37.262 lekë për metër katror). Nga AKKP-ja, çmimet e përcaktuara për bregdetin e Jugut ishin më të ulëta se ato të Adriatikut. Çmimi më i lartë u vendos për trojet në Orikum (17.867 lekë për metër katror). Më pas renditej Dhërmiu me një diferencë të habitshme: 2.281 lekë për metër katror, pra afro tetë herë më pak.++

Burimi:

No comments:

Post a Comment