Total Pageviews

Friday, October 21, 2011

Balla-Pollo, "sherr" në Kuvend për fibrat optike

Dërguar më: 21/10/2011 - 14:45

Ministri i Inovacionit, Genc Pollo bëri të ditur dje, se po mendon të bëjë padi penale dhe civile ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Ky reagim i tij erdhi pas debatit që ata patën në sallën e Parlamentit, në interpelancë për fibrat optike. Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi ashpër ministrin e Teknologjisë dhe Informacionit Genc Pollo për abuzim me detyrën, marrje ryshfeti dhe favorizime në dhënin e lejeve për fibrat optike në vend, gjatë interpelancës me të. Balla i kërkoi ministrit të japë dorëheqjen, ndërsa njoftoi se dosjet me provat e këtyre shkeljeve, PS do t'i dërgojë më tej edhe në prokurori. "A është licencuar sipas kuadrit ligjor, shoqëria ATU për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike? A është leja e dhënë kompanisë ATU një monopol në këtë sektor? A ka ndikuar në dhënien e kësaj leje 40-vjeçare fitimprurëse fakti se administrator i kësaj firme është një mik i Kryeministrit Sali Berisha, i cili banon në kolonadat e këtij zotërie?", ishin disa nga pyetjet e bëra nga Balla, për Pollon në këtë interpelancë. "A jeni në dijeni të faktit se në vitin 2009 për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike, Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve kishte lidhur 4 akt marrëveshje shoqëruar me autorizime me 4 shoqëri, të cilat u shpallën të paligjshme nga ministri Olldashi në 2009. Zotëri unë të pyeta shumë qartë. Sa është shuma e ryshfetit që ke marrë. Unë po të them 1. 2 milionë euro. A ke llogari bankare në një bankë arabe në Qipro?", vijoi më tej, Balla. "Pollo ka marrë 1.2 milionë euro ryshfet. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk është 12.5 milionë euro, por 50 milionë euro nga katër licencat e dhëna nga Pollo", akuzoi ai.
Ndërsa nga ana e tij, ministri Pollo hodhi poshtë akuzat, duke u shprehur: "Disa deputetë të PS-së, jo të gjithë ata, demonstrojnë në këtë sallë një deformim të madh njerëzor, madje një deformim anatomik, pasi siç u pa te parafolësi anusi ka zëvendësuar laringun". Ministri hodhi poshtë akuzat duke theksuar se ministria do të realizojë një garë ndërkombëtare për dhënien e lejes së fibrave optike. Ai shtoi se nuk ka pasur kufizim ndaj asnjë kompanie. "Ajo që Shqipërisë i duhet është një rrjet i fortë me teknologjinë më të mirë sot të njohur, nesër mund të ndryshojë, që janë fibrat optike i shtrira në të gjitha anët e vendit. Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejojmë kompani fantazëm, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar", theksoi Pollo


Balla, Pollos: Ke marrë 1.2 milionë euro rryshfet


Rreth një muaj më parë, për 13 ditë me radhë, gazeta “Panorama” zbuloi dokumentet dhe korrespondencën zyrtare mes institucioneve lidhur me një kontratë mes Ministrisë së Transporteve dhe firmës “ATU”, për shtrimin e fibrave optike në rrugët kombëtare të vendit. Kontrata e firmosur nga ministri Olldashi i jepte të drejtën firmës që të hapte të gjitha rrugët kombëtare të vendit dhe të shtronte nën to fibra optike për komunikimin. Kontrata i jepte firmës të drejtën e përdorimit ekskluziv të rrugëve për një periudhë 40-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Firmës “ATU” i garantohej se rrugët, nën të cilat ajo kishte shtruar 6 tuba për fibrat optike, nuk do të jepeshin në përdorim të ndonjë firme tjetër publike apo private për këtë funksion. Kontrata i jepte të drejtën firmës që të tregtonte, me disa kushte të përcaktuara nga vetë ajo, 4 nga tubat me fibra optike, ndërkohë që për 2 të tjera kishte të drejtë t’i përdorte vetë. Në të njëjtën kohë, Ministria e Inovacionit kishte shpallur tenderin për ndërtimin e rrjetit kombëtar me bazë të gjerë. Ky tender, në parim binte ndesh me kontratën e dhënë nga Ministria e Transporteve. Tenderi i Ministrisë së Pollos është shtyrë dy herë deri tani dhe nuk ka asnjë njoftim për shprehjen e interesit. Gazeta botoi reagimet zyrtare të AKEP-it dhe Autoritetit të Konkurrencës, ku e drejta e dhënë nga Ministria e Transporteve për një firmë të vetme për përdorimin e rrugëve kombëtare në mënyrë ekskluzive, sipas tyre, kufizonte konkurrencën në treg.

Zhvillimet e fundit në sektorin e komunikimeve elektronike janë bërë pjesë e interpelancës së kër-kuar nga deputeti socialist Taulant Balla me ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo. Sipas Ballës, shtyrja për të disatën herë e tenderit të MITIK hedh dyshime mbi ecurinë e tij dhe, nga ana tjetër, e ka akuzuar ministrin për marrjen e një ryshfeti 1.2 milionë euro për favorizimin e një kompanie në ndërtimin e rrjetit kombëtar me bazë të gjerë. Por, përballë këtyre pyetjeve dhe akuzave, ministri Pollo ka preferuar që fillimisht të bëjë një paraqitje të arritjeve në sektorin e komunikimeve elektronike, duke bërë krahasimin me qeverisjen e socialistëve, ndërkohë që akuzave u është përgjigjur me replikë të ashpër, të cilat në fund acaruan situatën.
Deputeti Balla
“OST e ka bërë një pjesë të investimit lidhur me shtrirjen e fibrës optike në korridoret e veta transmetuese. Pas anulimit të variantit të përdorjes së OST-së, u kalua në variantin e çarjes së rrugëve kombëtare. Këtu filloi edhe lufta ndërmjet ministrave të Saliut se kush e kishte të drejtën për dhënien e lejes. Zotit Pollo i kishte ardhur zogu në dorë dhe duhet ta shtrydhte. Në fillim gjeti kompaninë e interesuar, me të cilën u ra dakord për ‘shifrën’ dhe më pas u përcaktuan kriteret. Ndërkohë, një ministër tjetër e kishte dhënë lejen për shtrirjen e fibrës optike. Zoti ministër, unë ju pyeta se pse po shtyhet afati i shpalljes së fituesit të tenderit për rrjetin kombëtar me brez të gjerë? Sepse kompania ‘ATU’ ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë pikërisht pezullimin e procedurave të ndërmarra nga Ministria juaj për dhënien e lejes për REKAB. Është shumë e thjeshtë, ju synoni të jepni me koncesion diçka që një kompani tjetër e ka ndërtuar tashmë, sepse një ministër tjetër e ka dhënë. Ryshfeti është marrë, ndërsa qeveria është në luftë për trojet dhe zarfet e pushtetit…. Siç dihet, në tregun e komunikimeve elektronike, licencat Wimax janë po aq të kërkuara, madje edhe më shumë, sesa licencat 3G. Nga dhënia e dy licencave 3G, në arkën e shtetit u derdhën 46 milionë euro (31.4 milionë euro licenca e parë dhe 15.1 milionë euro licenca e dytë). Ndërsa çmimi minimal i përcaktuar nga AKEP-i është 12.5 milionë euro. Pra, zoti Pollo po i fal kompanisë fituese të rrjetit kombëtar më brez të gjerë të paktën 12.5 milionë euro. Por, në fakt, dëmi që i shkaktohet arkës së shtetit është 12.5 milionë euro x 4 licenca = 50 milionë euro…. Zoti Pollo, konkluzioni lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e një rrjeti kombëtar me bazë të gjerë tregojnë qartë që ju keni parapërcaktuar fituesin. Pyetja është shumë e thjeshtë. Sa është shuma, ryshfeti që ju keni marrë? Një milion e dyqind mijë euro? A keni llogari bankare në një bankë arabe në Larnaka të Qipros? A keni qenë në këtë bankë rregullisht gjatë kohës që keni qenë ministër? Për t’ju ndihmuar në kujtesën tuaj, po ju kujtoj disa data: 11 qershor 2007, 5 shtator 2007, dhjetor 2010”.
Ministri Pollo
“Ajo që Shqipërisë i duhet është një rrjet i fortë me teknologjinë më të mirë sot të njohur, nesër mund të ndryshojë, që janë fibrat optike të shtrira në të gjitha anët e vendit. I shtrirë në pjesët më parë Tiranë-Durrës, apo Durrës-Vlorë, ku është përqendruar më shumë ekonomia e vendit, por edhe në pjesë periferike, por që kanë të drejtë të gëzojnë internetin me brez të gjerë, ashtu siç e gëzojmë në Tiranë. Për të arritur cilësi interneti kemi hapur një garë koncesionare, e cila mbahet në mes të muajit të ardhshëm për të ftuar ato kompani ndërkombëtare, përfshirë dhe shqiptare. Këtu nuk ka përkufizime nacionale, por ka kërkesa financiare të qarta në kuptimin që duhet të kesh përvojë, të kesh bërë në botë aktivitete të tilla dhe të kesh një shëndet financiar të prodhuar me certifikata bankare për të mos lejuar kompanitë fantazmë që të futen. Këtu synojnë kriteret më se të qarta të garës koncesionare që ne kemi shpallur dhe është në praktikën e shumë vendeve europiane që për të pasur një operator të ri, të vendosin kufizime, ashtu siç kemi bërë dhe ne me ndërgjegje të plotë kundrejt operatorëve me fuqi të ndjeshme në treg, sepse do të ishte shumë e thjeshtë që këta operatorë që operojnë në Shqipëri në 10 vitet e fundit ta merrnin në këtë mënyrë bashkë me benefitet që gara sjell. Praktikisht asgjë nuk i ka penguar dhe unë i kam thënë secilit, ballë për ballë, në zyrën time: Asgjë nuk i ka penguar që të ndërtojnë një ‘backbone’ të tyren me fibra optike, përveçse do të investonin një shumë të përafërt me 100 milionë dollarë. Ata kanë rrjetet e tyre, janë relativisht të pamjaftueshme. Ajo për të cilën Shqipëria dixhitale dhe gjithë vendi ka nevojë, është një rrjet kombëtar nga Hasi në Kolonjë, në Ksamil dhe në Koplik, që do të përfshijë dhe komunat e varfra mbi të cilat pastaj mund të ndërtohen rrjetet fundore, që do të shkojnë te shtëpia e çdo përdoruesi”.

Debati në Parlament
Balla: Më datë 21.10.2010, Sali Berisha ka firmosur dhënien e lejes për vendosjen e kabllos nëndetare ndërkombëtare me fibër optike Bari (Itali) – Gjiri i Lalzit (Shqipëri), projekti “Balkans – Italy Network”. Dy muaj para skadimit të kësaj lejeje të firmosur nga Sali Berisha, vetë kryeministri bën një vendim tjetër që ndryshon të parin dhe e shtyn afatin edhe për 18 muaj të tjerë, deri më 28 shkurt 2013. Kjo është një histori e qartë klientelizmi, servilizmi dhe sekserllëku të sevdallinjve nga kjo anë e Adriatikut.
Pollo: Këtu u përmend që është dhënë një leje për të shtruar një kabllo nënujore kompanisë “UNI-Fi Holding”. Po është dhënë një leje vitin e kaluar dhe meqë është dhënë një leje përtej investimit që ka bërë, ka nevojë që të mbledhë kapital nga bankat. Është një kompani ndërkombëtare me seli në Nju Jork. Në një vështirësi financiare e kërkoi me shkrim shtyrjen e afatit, dhe kjo iu dha me VKM-në e dytë, që u citua këtu dhe këtu s’ka asgjë të keqe.
Balla: Zoti Pollo, konkluzioni lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e një rrjeti kombëtar me bazë të gjerë, tregojnë qartë që ju keni parapërcaktuar fituesin. Pyetja është shumë e thjeshtë. Sa është shuma, ryshfeti që ju keni marrë? Një milion e dyqind mijë euro? A keni diskutuar me Sali Berishën lidhur me këtë ryshfet? A keni llogari bankare në një bankë arabe në Larnaka të Qipros? A keni qenë në këtë bankë rregullisht gjatë kohës që keni qenë ministër? Për t’ju ndihmuar në kujtesën tuaj, po ju kujtoj disa data: 11 qershor 2007, 5 shtator 2007, dhjetor 2010.
Pollo: Me siguri nuk jam i pari që po e mendoj, madje nuk jam as i pari që po e them që disa deputetë të opozitës, jo të gjithë, po manifestojnë në mënyrë të përsëritur një deformim njerëzor, ndoshta deformim anatomik të ngatërrimit të anusit me faringun, duke na vënë para një vështirësie njerëzore për të gjetur mënyrën si t’i përgjigjemi. Unë do të preferoja mënyrën e përgjigjes së Sokratit, të filozofit të lashtë të Greqisë, që kur i kafshoi këmbën qeni, u tha miqve të vet që nuk mund t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë.
Balla: Sipas njoftimit publik të Ministrisë suaj, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë me koncesion nëpërmjet një partneriteti të përshtatshëm privat – publik, ose një bashkim të përkohshëm të shoqërive, për të vendosur, instaluar dhe menaxhuar infrastrukturën e rrjetit kombëtar me brez të gjerë (REKAB), në Republikën e Shqipërisë. Përse kriteret janë hartuar në mënyrë të tillë që të përjashtohet çdo kompani shqiptare?
Pollo: Për të arritur cilësi interneti kemi hapur një garë koncesionare, e cila mbahet në mes të muajit të ardhshëm, për të ftuar ato kompani ndërkombëtare, përfshirë dhe shqiptare. Këtu nuk ka përkufizime nacionale, por ka kërkesa financiare të qarta në kuptimin që duhet të kesh përvojë, të kesh bërë në botë aktivitete të tilla dhe të kesh një shëndet financiar të prodhuar me certifikata bankare, për të mos lejuar kompanitë fantazmë që të futen.
Balla: Do të ta thosha në fund, por do të ta them në fillim. Ti merresh vesh qartë kur gënjen se të skuqen veshët. Ndërmjet interesit të qytetarëve, të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë sonë dhe interesave të xhepave të Kryeministrit, familjes dhe ministrave, kjo qeveri ka zgjedhur xhepat.\

NERTILA MAHO

Balla: Pollo ke marrë 1.2 milionë euro ryshfet, i ka fshehur në Qipro



Oozita akuzoi ministrin për Inovacionin dhe Teknologjinë Genc Pollo se ka depozituar në bankat e Qipros 1.2 milion euro. Gjatë interpelancës me ministrin Pollo, deputeti socialist Taulant Balla denoncoi shitjen e licencës për rrjetin e fibrave optik në fushën e internetit. Sipas tij anëtari i kabinetit Berisha ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfete për të favorizuar dhënien e licencës për fibrat optike një kompanie të miqve të kreut të qeverisë.

Deputeti Balla tha se “Sa është shuma, ryshfeti që ju keni marrë? 1 milion e dyqind mijë euro? A keni llogari bankare në një bankë arabe në Larnaka të Qipros? A keni qenë në këtë bankë rregullisht gjatë kohës që keni qenë ministër? Për t’ju ndihmuar në kujtesën tuaj, po ju kujtoj disa data, 11 Qershor 2007, 5 shtator 2007, dhjetor 2010”, u shpreh Balla. Sipas opozitës, nga favorizimi që i është bërë firmës së mikut të kreut të qeverisë Berisha, shtetit i është shkaktuar një dëm prej 50 milion euro.

“Në fillim Pollo mori OK nga Berisha për të bërë tenderimin e kompanisë me koncensionet. Ndërkohë një ministër tjetër kishte marrë leje. Saliu është në siklet, ryshfeti është marrë dhe qeveria është në luftë. Pollo, ju keni shkelur ligjin së pari me kriteret e vendosura, ju keni larguar kompani shqiptare. Së dyti, fituesit Pollo do ti japë dhuratë një licencë tjetër, një e drejtë e përdorimit të frekuencave 310 352 mg Herz që kushton 12.5 milion euro. Pollo ka marrë 1.2 milion euro ryshfet. Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nuk është 12.5 milion euro, por 50 milion euro nga katër licencat e dhëna nga Pollo”, theksoi Sekretari i grupit parlamentar socialist në interpelancën e kërkuar me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë Genc Pollo.

Ministri Pollo iu shmang akuzave të opozitës duke u ndaluar tek tarifat e komunikimit dhe në shtrirjen e rrjetit të internetit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Ministri sqaroi se për dhënien e lejes për ndërtimin e rrjetit të internetit, do të realizohet një garë ndërkombëtare ku do të jenë të lira për të marrë pjesë kompani shqiptare dhe të huaja . Për shkak të infrastrukturës së dobët në vite, sipas ministrit Pollo tij, po punohet për ngritjen e një infrastrukture kryesore, e shtrirë në të gjitha rrethet e vendit, me teknologjinë më të mirë, për ofrimin e internetit me bazë të gjerë. “Kemi vendosur të hapim një garë koncensionare për të ftuar kompani ndërkombëtare. Këtu nuk ka kufizime, duhet të kesh përvojë dhe nuk do lejomë kompani fantazëm, ne duam një kompani botërore me shëndet financiar.

Për të pasur një operator të ri kundrejt operatorëve në treg”, tha Pollo. Por si në çdo seancë plenare, debati ndërmjet deputetit Balla dhe ministrit Pollo shkuan deri në ofendime personale. “Ti merresh vesh qartë kur gënjen, se të skuqen veshët, ti ke vjedhur xhepa. Unë të pyeta sa është shuma e ryshfetit që ke marrë dhe Berisha ka dije, a ke diskutuar, a ke llogari bankare në Qipro. Jep dorëheqjen, po ky është akt moral dhe kjo qeveri se ka dhe aftësia për të shkarkuar Berisha është akt që nuk shkon”, deklaroi Balla.

“Ju keni një deformim njerëzor, ndoshta dhe anatomik, sepse me këto që thoni anusi ju ka dalë në laring. Po unë ashtu si Aristoteli, filozofi i lashtë grek them: Kur qeni të kafshon këmbën, nuk mund të përgjigjem në të njëjtën mënyrë”, iu kundërpërgjigj Ministri për Teknologjinë dhe Inovacionin Genc Pollo në seancën e djeshme plenare.

Çështja Tarantino

Në shitjen e licencës për fibrat optikë, sipas socialistëve ka dorë edhe Tarantino, person tepër i njohur në mediat italiane si sekser i kryeministrit Berluskoni. Për deputetin socialist Taulant Balla, kablli nënujor ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë përmendet edhe në bisedat telefonike të Gianpaolo Tarantini, të regjistruara nga prokuroria italiane. “Sipas mediave italiane Tarantini ishte njeriu që i plotësonte “nevojat” e sevdave të Berluskonit. Kjo është arsyeja se pse me këtë leje është marrë vetë Saliu. Po për këtë është interesuar edhe Valter Lavitola, edhe ky një sekser Italian, i kërkuar nga drejtësia. Zoti Pollo, kush është kryetari i një partie në koalicionin tuaj qeverisës, mik i sekserit Italian Valter Lavitola, që ka ndërhyrë për dhënien e kësaj leje?”, tha Balla. Më datë 21.10.2010, Sali Berisha ka firmosur dhënien e lejes për vendosjen e kabllos nëndetare ndërkombëtare me fibër optike Bari (Itali) – Gjiri i Lalzit (Shqipëri), projekti “Balkans – Italy”. Kjo leje i është dhënë kompanisë UNIFI Holding Inc, dega Shqipëri me një afati 12 muaj.

Pollo padi për Ballën në Prokurori

Zyra e shtypit në Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë njoftoi se ministri Pollo do të padisë deputetin socialist Taulant Balla për shpifje dhe fyerje. Vetëm pak orë pas përfundimit të interpelancës në Kuvend, në një njoftim për mediat theksohet se Ministri Pollo po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale e civile për shpifje kundrejt deputetit socialist Taulant Balla. Edhe deputeti Balla ka deklaruar se do të depozitojë në Prokurori të gjitha faktet që komplikojnë ministrin Pollo në shitjen e licencës për ndërtimin e rrjetit optik në vendin tonë që sipas tij është dhënë në mënyrë abuzuese.

PS bashkon votat me PD

Opozita bashkoi votat me demokratët për miratimin e dy projektligjeve në seancën e djeshme plenare. Pas më shumë se dy vite, opozita dha pëlqimin duke miratuar me 130 vota pro marrëveshjen me Kosovën. Opozita dha konsensusin e saj edhe për ratifikimin e marrëveshjes së “ kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit “Furnizimi me ujë i Bilishtit – kontratë me çelësa në dorë” e cila mori 128. Deputeti Saimir Tahiri theu vendimin e grupit parlamentar socialist duke votuar kundër. Votimi i opozitës ka gjetur të papërgatitur edhe kryetaren e Kuvendit Topalli e cila u mundua të shfrytëzonte momentin për kalimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Kryetarja e Kuvendit i propozoi deputetëve të majtë për të hedhur në votim, projektligjin “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, i cili kërkon 84 vota, por ky proces u shty. PS depozitoi dje draftin ligjor të Grupit parlamentar socialist për “Ndryshimin e tatimit mbi vlerën e shtuar”.

No comments:

Post a Comment