Total Pageviews

Sunday, September 18, 2011

Skandal me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit


Ministria e Brendshme përfshihet nga skandali për tenderin e uniformave të policisë së shtetit. Në mënyrë abuzive, qeveria ia ka deleguar kompetencat e realizimit të tenderit 1 vjeçar Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në shkelje të plotë të ligjeve dhe të vendimit të qeverisë , drejtoria e Policisë ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt “Blerjen e uniformave të reja për Policinë e Shtetit pa vlerën reale monetare te akorduar nga nga buxheti i shtetit për vitin 2011. Alarmin për skandalin e ka dhënë anëtari i Komisionit të Sigurisë Piro Lutaj në seancën dëgjimore me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Gazeta “Shekulli ka mundur të zotërojë dokumentet që vërtetojnë shkeljen e procedurave të rregullta ligjore ku firma fituese është paragjykuar si dhe kontrata parashikon uniforma për katër vjet ndërkohë që tenderi duhet të bëhej vetëm për një vit. Nëse çmimet në vitet e ardhshme të bien, drejtoria e Policisë është e detyruar që të blejë me çmimin aktual, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në buxhetin e shtetit. Tenderi parashikon blerjen e uniformave për katër vjet me një fond 18.8 miliard lekë duke I shkaktuar shtetit humbje të pallogaritshme. Në vendimin e saj numër 32 datë 19 janar 2011, qeveria ka ndryshuar një vendim të saj të mëparshëm duke kaluar kompetencat për zhvillimin e tenderit nga Ministria e Brendshme tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “ Përjashtimisht për vitin 2011 lejohet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit si autoritet kontraktor të realizojë vetë procedurat e prokurimit për shërbimin e uniformës së Policisë”, citohet në vendimin e qeverisë. Vetëm tre muaj pas këtij vendimi, Drejtoria e Policisë ka publikuar njoftimin ku përshkruhet autoriteti kontraktor që në këtë rast është Drejtoria e Policisë, përshkrimi I kontratës ku përcaktohet blerja e uniformave me fond limit rreth 18.8 miliard lekë si dhe kohëzgjatja e kontratës për katër vjet 20112012,-2014. Nga zhvillimi I tenderit më datë 25 maj, 2011 për çudi shuma që ka rrjedhur është vetëm 71,6 milion lekë të reja. Pra nga 1.885,505.216 që ka përcaktuar fondin limit Drejtoria e Policisë, firma “Gjergjefi” ka dhënë 1813816640 lekë. Pra shteti ka mundur që të ulë koston totale të kontratës vetëm me 0.4 përqind , pothuaj e papërfillshme për vlerën e kontratës.

Tenderi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kërkoi “Blerje Uniforma për Policinë”, me fond 547.279.000 lekë, koha e zhvillimit të tenderit gjatë vitit. Mirëpo , Autoriteti kontraktor DPP më datë 25.05.2011, me procedurën e hapur, rihap tenderin e shumë përfolur, të paragjykuar e të diktuar për fitues të paracaktuar jo me fondin limit të parashikuar gjatë vitit 2011, por me fondin limit 1.885.505.216 lekë pa TVSH me një kohëzgjatje të kontratës për ekzekutimin : katër vjet dhe konkretisht vitet 2011, 2012, 2013, 2014. Miratimi i buxhetit të shtetit është vjetor. Qeveria nuk ka dhënë buxhet për të plotësuar të gjitha nevojat me uniforma, etj. (veshje të menjëhershme të punonjësve të policisë) për vitin 2011. Ndërsa Autoriteti Kontraktor DPP inskenon paradhënie, miratimin e buxhetit, deri në vitin 2014 për blerjen në vazhdimësi të uniformave të policisë dhe të pabazuara në ligj. Policia e shtetit është pesë vjet pa uniforma të saj. Shtyrja e blerjes së uniformave të policisë ka rritur edhe koston për Policinë e Shtetit. 1.088. 714.671 lekë rritet vlera e tenderit shumë të përfolur . Në vitin 2009 ishte parashikuar 1.173.891.588 lekë ndërsa tre vjet më vonë vlera e këtij tenderi në vitin 2011shkon 18,8 milion lekë pa TVSH ose 2.262.606.259 lekë me TVSH.

Pagesat

Kontrata parashikon që pagesa e Mallrave do të bëhet konform çeljeve buxhetore në dispozicion sipas këtij planifikimi. Në vitin 2011 vlera prej 447.279.454 lekë , për vitin 2012 vlera prej 888.327.000 lekë , për vitin pasardhës 627.192.518 lekë dhe për vitin e fundit pra 2014 shuma 299.807.288 lekë me TVSH. Dorëzimi i produktit objekt i kontratës parashikohet jo më vonë se 30 Nëntor i çdo viti për furnizim respektiv të atij viti. Për vitin 2011 kërkohet realizimi i të gjithë sasisë së përcaktuar në listën përkatëse bashkëlidhur për këtë vit dhe jo më vonë se data 30 Nëntor 2011. Sikur vaj të shkojnë punët e tenderit me objekt: “Blerje uniforma për policinë”, i bie që brenda më pak se dy muaj firma të prodhojë të gjithë sasisë e kërkuar prej 365.187 (komplete/ pale/copë) objekte të uniformës së policisë për këtë vit, pothuaj e pamundur. Nga ana e saj Ministria e Brendshme nuk pranon që të japë edhe detajimet për tenderin. Një gjë është për t’u theksuar se mosdhënia e detajuar (preventiv) të vlerës prej 1.885.505.216 lekë në dokumentat standarde të tenderit e cila do të pëmbante veç emërtimit të objektit , nj.matjes dhe sasisë së tyre që janë dhënë ne dokumentat standarde të tenderit, por që nuk është evidentuar të dhëna të tilla si çmimi për njësi (ose objekt- vleftë), e kompromenton proçedurën e tenderit të datës 25.05.2011. Sepse kontrata të mëparshme të ngjashme në dokumentat standarde të tenderit janë kërkuar vetëm për prodhimin dhe realizimin e veshjeve. Mirëpo brenda në vlerën 1.885.505.216 lekë veç veshjeve ku mund të ishin të ndara në 2 Lote kërkohen të prokurohen objekte për shërbimet e veçanta (për efektivat e qarkullimit rrugor, mjeteve lundruese që veç veshjeve (të ndara në dy lote) mund të përbënin një lot të tretë, objekte të grupimit të këpucëve e materialeve të reja lëkure, etj. të kësaj natyre , mund të përbënin një lot të katërt, artikuj të grupit (stema, grada, etj), mund të përbënin një lot të pestë. Në këtë mënyrë i jepej mundësia pjesëmarrjeve më të mëdha të operatorëve ekonomikë, të cilët do të ofronin dhe kontrata të ngjashme të suksesshme në vlerën e ndarë sipas loteve të sipërpërmendur. Ose më saktë, pesë operatorë ekonomikë fitues nëse do të ishte e detajuar vlera 1.885.505.216 lekë dhe ofertat (çmimet e tyre) do të ishin me leverdi ekonomike.

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë, miku i Bodes fitoi tenderin e uniformave

Pirro Lutaj: Po i hiqni policisë së Shtetit edhe uniformat e trupit




Po bëhen pesë vjet që s’po bëhet një tender për uniformat e policisë. Është miratuar ligji dhe s’keni përcaktuar ngjyrën e uniformës, por e caktuar vetëm para katër muajsh. Kur i çoni policet ne takim me te huajt I coni me uniforme italiane. Po ju referohem procedurave për tenderin për uniformat që nisi në 2009. Keni projektuar një buxhet prej 650 milion lekësh dhe nuk e keni bërë tenderin. Në mënyrë urgjente keni tentuar 1,7 miliard lekë të shtoni. Në vitin 2010 nuk u zhvilluar tender në MB. Duke parë këtë gjendje ministri i Brendshëm e ka ngritur edh në Komision e Sigurisë, ku i ka kërkuar kryeministrit të bëjë një tender të drejtëpërdrejtë. Keni ndryshuar edhe vendimin e qeverisë që i ka dhënë policisë së shtetit të bëjë një tender për uniformat e policisë vetëm për 2011. Çfarë ka ndodhur ministër?Më ndatë 25 maj policia ka shpallur tenderin jo vetëm për vitin 2011, siç autorizion vendimi i qeverisë, por edhe për katër vite. Si është e mundur që të zhvillohet tenderi në 2011 dhe të shpallet fituesi që do ti sjellë uniformat në 2014. Ata që e organizuan tenderi edhe në vitin 2014 dhe në vitin 2032 kur të jetë në pushtet kjo mazhorancës , tenderin do e fitojë operatori “Gjergjefi” bashkëpunëtor i ngushtë i Ridvan Bodes në Devoll. Më bën përshtypje një gjë. Në pasqyrat e tenderit për uniformat është shmangur funksioni i ministrit të Brendshëm dhe rezulton që të ketë firmosur kryeministri dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë. Çështja e Hysniut nuk është çështja jonë. Hysniun pasi e përdorët, që bëri aktin më të paprecedentë që s’ka ndodhur të mos zbatojë urdhrat e prokurorit ,që akuzoheshin për 21 janarin, e përdoret edhe për të firmosur tenderin 4 vjeçar .

BUJAR NISHANI:

Ju siguroj që ka qenë një tender dhe një procedurë shumë korrekte. Nuk ka qenë tender i drejtpërdrejtë por me shpallje publike, i hapur, me konkurrencë, sipas të gjithave parashikimeve të ligjit për prokurimet. Nuk ka patur asnjë lloj ankese nga të gjithë konkurrentët që kanë marrë pjesë në garë. Megjithatë të gjitha organet e hetimit administrativ dhe penal janë aty. Çdo denoncim do të ishte i vlefshëm absolutisht për të verifikuar çdo pretendim që mund të ngrihet.

No comments:

Post a Comment