Total Pageviews
Sunday, September 18, 2011
Ministria e Drejtësisë e njihte mirë dosjen e pronës së Konomit
Lindita Çela
Ministria e Drejtësisë kas qenë në dijeni të plotë të dosjes Konomi dhe problematikës së saj. Kjo sepse, Skerdilajt Konomi, gjyqtari i ekzekutuar para pak ditësh në qytetin e Vlorës është përballur që në krye të herës me vetë shtetin për pronësinë që petendonte. Referuar dokumenteve zyrtare, përfaqësues së Avokatit të Shtetit, pranë Ministrisë së Drejtësisë e njohin prej kohësh dosjen Konomi. Ndërkohë që edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka urdhëruar posacërisht “verifikimin e çdo dokumenti” që ka bërë të mundur njohjen e të drejtës së pronësisë për pasardhësit e Miltjadh Shallvarit. Avokati i Shtetit dhe AKKP janë institucionet shtetërore që kanë dërguar në Apel dosjen pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Ato kanë pretenduar se Konomi dhe të tjerët e kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi atë pronë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
Sipas AKKP-së dhe Avokatit të Shtetit pasardhësit e Miltjadh Konomit kanë përfituar të drejtën e trashëgimisë, së njohur edhe nga Gjykata e Lartë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Si Avokati i Shtetit, si zyra rajonale e AKKP-së së qarkut Durrës, pas urdhrit të verifikimit të dosjes kanë dalë në konkluzionin se e tërë sipërfaqja prej afro 3 mijë ha është tokë shtetërore.
Në argumentet e tyre, Avokati i Shtetit dhe AKKP-ja thonë se vendimi i gjykatës së rrethit të Durrësit që i jepte të drejtë Konomit është mbështetur në një dokument të falsifikuar hipotekor. Sipas këtyre dy institucioneve shtetërore, Çifligu i Rrashbullit ka probleme në dokumentacion në disa segmente të historikut të tij si në 1940. 1946 etj, madje sipas Avokatit të Shtetit edhe dokumenti që përfshin në bashkëpronësinë e 2943 ha, prindërit e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajt Konomi dhe Evdhogjes Goxhomanit ka probleme nga pikëpamja e saktësisë.
Shteti pra ka mbrojtur në këtë cështje idenë që Çifligu i Rrashbullit administrohej nga shoqëria Italiane “E.I.A.A”, e cila e kishte nënshkruar një kontratë enfiteoze kur u konfiskua nga komunistët ndaj është pronë shtetërore. Në ankimin e tyre, këto dy institucione shtetërore pretendojnë se edhe vendimi për përpjesëtimin e pasurisë së Miltiadh Shallvarit është i falsifikuar. Pas verifikimit të dosjes në fjalë Avokati i Shtetit dhe zyra rajonale e AKKP-së kanë bëtë kallëzim në prokurorinë e rrethit të Durrësit, si dhe kanë ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e gjykatës së shkallës së parë që ia njihte pronësinë Konomit.
Sic dihet Apeli mori pas kësaj vendimin për të rrëzuar vendimin e shkallës së parë. Ishte Gjykata e Lartë që më pas rrëzoi Apelin, duke lënë përfundimisht në fuqi versionin që prona u takonte Konomit dhe bashkëfamiljarëve të tjerë. Ky vendim dhe kjo pronësi janë tashmë objektiva kryesorë në hetimin për atentatin shokues që i mori jetën gjykatësit të Vlorës.
Eduard Halimi, Ministër i Drejtësisë dhe ish-Avokat i Shtetit
(gjatë ngushëllimeve në familjen Konomi)
“Sot dora e krimit nuk ndërpreu vetëm jetën e një qytetari të devotshëm, nuk ndërpreu vetëm jetën e djalit të mrekullueshëm Skerdilajd, dora e krimit sot goditi mu në zemër shtetin e së drejtës. Ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët do të vihen sa më parë në prangat e ligjit. Ajo që është e rëndësishme është se krimi nuk është i përsosur, ka prova, ka dëshmitarë që po rrëfejnë dhe unë jam i bindur që grupi i hetimit shumë shpejtë do nxjerrë autorët para ligjit. Për çdo ndihmë që do të nevojitej nga ekspertë të huaj qeveria do bëjë ç’është e mundur që ajo ekspertizë të vijë dhe të zbulojë këtë krim makabër”
‘Konomi’, vendimi i Gjykatës së Lartë në Gjykatën Kushtetuese?
Fitorja e të drejtës së pronësisë mbi zonën e Gjirit të Lalzit nuk ka zgjatur as 24 orë për Ana Mitron, Fotaq Konomin, Vasillaq Goxhomanin dhe Eleni Mimën. Megjithëse Gjykata e Lartë me vendimin e datës 27.05.2002 i ka njohur të drejtën e pronësisë dhe duke i kthyer në natyrë një tokë me sip. 1575 900 m2.2. Nr. 380, datë 28.12.2007 të ZRKK Pronave të Qarkut Durrës dhe nr. 1069, datë 24.09.2008 të AKKP Tiranë, duke njohur të drejtën e pronësisë dhe duke e kthyer në natyrë një sip. 1820 000 m2, – zyrat e avokatisë së palëve që pretendojnë pronësinë në zonën e Hamallajt janë njoftuar se çështja do të shkonte në gjykatën Kushtetuese. Sipas burimeve, do të ishte Avokati i Shtetit, ai që do të dërgonte dosjen në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin e shkeljeve ligjore në vendimin e Gjykatës së Lartë. Burime të besueshme bëjnë të ditur se teknikisht dosja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese edhe pse Ana Mitro, Fotaq Konomi, Vasillaq Goxhomani dhe Eleni Mima ishin njohur si trashëgimtarë. Zyra avokatore është njohur jo zyrtarisht për pretendimin e Avokatit të Shtetit dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave, të cilët kanë ndjekur me insistim të gjitha seancat gjyqësore të ish-pronarëve në zonën e Gjirit të Lalzit. Ndërkohë, dhe pse tashmë ka kaluar tre muaj, bëhet me dije që ende Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin e dt 27.05.2002, i cili i njeh të drejtën e pronësisë, trashëgimtarit Skerdilajt Konomi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment