Total Pageviews

Wednesday, July 20, 2011

ILIRIA NEWS AGENCY: Pasuria e familjes Berisha dhe ministrave







Kabineti qeveritar “Berisha” duket se ka pasur një vit normal, sa i takon
shpenzimeve dhe të ardhurave. Në formularët e deklarimit të pasurive për
vitin 2010, kryeministri, familja e tij dhe ministrat e kabinetit qeverisës,
kanë shënuar ndryshimet në raport me vitin paraardhës. Në deklaratën e
kryeministrit bien në sy shtim llogarish bankare, dhe dietat për udhëtime
jashtë vendit janë një kategori më vete, ndonëse jo ndonjë shumë e
konsiderueshme. Në deklaratën e vajzës së tij, Argita Berisha, është
shënuar një apartament 195 m2 në rrugën “Mustafa Matohiti”, që ka
kushtuar 200.000 euro, por është paguar tërësisht me të ardhurat e
bashkëshortit të saj. Djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ka shënuar
shtim llogarie rrjedhëse me 130,203 euro. Të ardhurat e tij neto, nga
aktiviteti privat në fushën e pasurive të paluajtshme janë 150,000 euro,
ndërsa nga aktiviteti privat si person fizik dhe konsulencë juridike është
3,623,528 lekë.
Ministrat
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka marrë një overdraft të
konsiderueshëm prej 145,000 eurosh dhe ka përdorur deri më tani 28,000 euro.
Shuma është marrë për të paguar këstet e blerjes së apartamentit me
sipërfaqe 200 m2 në rrugën “Dervish Hima”. Ky apartament u bë objekt
polemikash dhe akuzash mes ministres dhe opozitës, e cila e akuzonte se nuk e
kishte deklaruar. Sakaq, Bregu ka deklaruar se ka paguar 80,000 lekë nga totali
prej 2,5 milionë lekë, për ndërtimin e një shtëpie druri në ishull
Lezhë. Ministri i Teknologjisë së Inovacionit, Genc Pollo, ka shënuar
blerjen e një apartamenti në fshatin turistik “Laguna Blu” në Kavajë,
ndërsa burimi i saj është shitja e apartamentit te “Pishat e Buta” në
Golem dhe një kredi bankare. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka deklaruar se
ka shitur automjetin “Range Rover” të vitit 2005, me shumën 25,000 euro.
Ish-zv.kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se ka blerë shtëpinë ku banon
aktualisht në zonën e ish-bllokut në Tiranë, për shumën 400,000 euro.
Burimi është shënuar pakësim i 200,000 eurove nga gjendja CASH e mëparshme
dhe 200,000 të tjera janë marrë kredi në bankë. Në formularin e pasurisë,
Meta ka shënuar edhe këmbimin e një sipërfaqeje ndërtimore 300 m2, sipas
kontratës me firmën “Agikons”, si përfituese e 35% të sipërfaqes që
ndërtimit. Kjo pronë është këmbyer me një apartament banimi dy kate dhe
sipërfaqe 317 m2 në fshatin turistik në gjirin e Lalzit në Durrës. Ministri
i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka shënuar blerje trualli dhe hapje themelesh për
banesë në zonën e Kodrës së Priftit, ndërsa vajza e tij në Gjermani ka
deklaruar blerjen e një apartamenti. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka
deklaruar se ka regjistruar në hipotekë një apartament në Qerret të
Kavajës, që është deklaruar në vitin 2008. Sakaq, ai ka përfituar nga një
kthim prone në Rakickë të Devollit, ish pronë e familjes. Ministri i Punëve
dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka shënuar blerjen e një apartamenti me
sipërfaqe 106.6 m2, në rrugën “Fadil Rada” me vlerën 8,000,000 lekë.
Sali Berisha
Gjendje në llogari rrjedhëse 420.721 lekë
2007 USD
3910 Euro
Të ardhurat nga paga 2,233,186 lekë
Pensioni vjetor (L.Berisha) 285,672 lekë
Dieta dhe udhëtime 2,720 euro
160 USD
Argita Berisha
Ndryshim llogarish rrjedhëse + 7,935,899 lekë
+ 6,184 USD
-49,288 Euro
Apartament 195 m2 200,000 euro
Rroga vjetore në fakultet 1,137,294 lekë
Mësimdhënia në fak. Private 6,635,600 lekë
+ 10,251 euro
Dhënia me qira e një apart. 900 euro/ muaj X12 muaj
Dhënia me qira e një apart. 1,170 euro/ muaj X12 muaj
Shkëlzen Berisha
Shtuar llogari rrjedhëse 130,203 euro
Pakësuar llogari -3,600 lekë
Llogari në Suedi +23,802 SEK
Të ardhura nga aktiviteti privat 150,000 euro
Të ardhura nga akt. Person fizik 3,632,528 lekë
Shlyerje kontrate qiramarrje 12,000 euro
Paguar për blerje makinë në 2009 5,000 euro
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
Majlinda Bregu
Ndryshim llogarie rrjedhëse -280,831 lekë
-592 euo
+96 USD
Të ardhura nga qira ambient 2,250 euroX 12 muaj
Paga dhe dieta vjetore 1,385,133 lekë
Të ardhura paga bashkëshorti 50,000 euro
Overdraft në Intesa 145,000 euro, përdorur 28,000
Pronësi apartamenti 200m2 +verandë
Paguar 38,500 euro këstet e apartamentit të mësipërm
Paguar 80,000 lekë nga totali 2,5 milionë për shtëpi druri në Lezhë
Bashkëshorti pakësim depozitash -6,000 euro
1,331,773 lekë
Shtim depozitash 1,939 USD
Qiramarrje zyre Mediavizion nga DSHD 298 euro/muaj prill
Arben Imami
Të ardhurat nga paga 1,687,249 lekë
Nga akt. Prof. bashkëshortes 6,244 euro
Paga e bashkëshortes 1,044,000 lekë
Shlyerje kredie në masën 284,518 lekë
Bujar Nishani
Gjendje depozite 7,700 euro
Llogari page +35,000 lekë
Të ardhura nga pagat 2,930,506 lekë
Dhënie me qira dyqani 720,000 lekë/ vit
Dhënie me qira dyqani 4,000 euro
Shlyerje kredie 285,600 lekë
Pagesë shkollim vajzës 5,500 euro
Edmond Haxhinasto
Shtim likuiditet me burim pagën 500,000 lekë
Paga si ministër i MPJ 981,000 lekë
Paga neto si zv.kryeministër 426,000 lekë
Fatmir Mediu
Shtuar në gjendje llogari rrjedhëse 176,817 lekë
Gjendje CASH për vitin 2009 450,000 lekë
Të ardhurat nga paga, shpërblime 1,661,321 lekë
Dieta 3,547 euro dhe 740 USD
Të ardhura nga bashkëshortja 2,016,600 lekë
Të ardhura nga qiraja e banesës 10,800 euro
Pagesë këste kredie 284,526 lekë
Pagesë këste kredie 20,869 euro
Genc Pollo
Apartament në Qerret, Kavajë 130 m2 70,000 euro
Shtim llogarish në lekë me 406,430 lekë
Shtesë llogarie me 1,266 euro
Shtesë llogarie me 60 USD
Të ardhurat nga paga vjetore 1,681,981 lekë
Shlyerje këstesh kredie 37,031 euro
Genc Ruli
Interesa nga depozita 358,800 lekë
Tërhequr nga depozita 100,000 USD
Interesa nga depozita 4,318 USD
Interesa nga depozita 170 euro
Interesa bonosh thesari 270,400 lekë
Interesa të tërhequra 18,263 lekë
Shtesë llogari page 193,834 lekë
Llogari rrjedhëse e gruas 569,911 lekë
Interesa depozite 2,427 euro
Interesa depozite 540,030 lekë
Shitje e makinës Range Rover 25,000 euro
Të ardhura nga pagat dhe shpërblime 3,291,407 lekë
Shlyerje këste kredie 12,768 euro
Ilir Meta
Shtesë llogarie 135,318 lekë
Apartament banimi 200 m2 400,000 euro
Kredi bankare 200,000 euro
Pakësim gjendje CASH e mëparshme 200,000 euro
Të ardhura nga pagat 3,015,809 lekë
Shlyerje këste kredie 6,550 euro
Shtesë llogari page 295,782 lekë
Pakësim llogarie 1,350 euro
Apartament banimi 317 m2 në Gjirin e Lalzit.
Burimi: Këmbim me sipërfaqen ndërtimore 300 m2 të deklaruar më parë
Myqerem Tafaj
Pakësim likuiditetesh 4,458,310 lekë
Pakësim likuiditetesh 439,510 lekë
Pakësim likuiditetesh 2,575 euro
Shitje autoveturë 400,000 lekë
Blerje truall banimi (Kodra Prif.) 6,800,000 lekë
Ndërtimi i themeleve në truall 750,000 lekë
Të ardhurat nga pagat 2,992,986 lekë
Detyrim shlyerjeje 2,500 USD
Pakësim likuiditetesh 2,7100 euro
Blerje apartamenti në Sindelfingen Obere 95,000 euro
Të ardhura nga vajza në Gjermani 45,300 euro
Shlyerje nga kredi e apartamentit 230 euro
Nasip Naço
Depozitë nga paga dhe kursime 800,000 lekë
Depozitë kursimesh 300,000 lekë
Shtim depozite 500,000 lekë
Të ardhurat nga paga 2,841,400 lekë
Të ardhurat nga paga e gruas 500,000 lekë
Shlyerje këste kredie 276,000 lekë
Petrit Vasili
Të ardhurat nga paga, shpërblime 169,864 lekë
Të ardhura nga bordi i ISKSH 93,820 lekë
Ridvan Bode
Shtim llogari rrjedhëse 30,037 lekë
Pakësim depozite 440,000 lekë
Shtim depozite 101,250 lekë
Shtim depozite 101,250 lekë
Regjistrim në hipotekë i apart. në
Qerret i deklaruar më parë
Kthim prone, Rakicko, Devoll 2,000,000 lekë
Të ardhura interesash bankare 296,730 lekë
Pension familjar (E.Bode) 125,880 lekë
Të ardhurat nga paga (R.Bode) 1,685,062 lekë
Shlyerje këste kredie 126,000 lekë
Shlyerje këste kredie 4,146 euro
Sokol Olldashi
Shtim llogarie 16,681 euro
Gjendje llogari rrjedhëse 115,235 lekë
Shtuar gjendje CASH 5,450 euro
519,251 lekë
Tërhequr në llogari 2,600 euro
Tërhequr në llogari 519,251 lekë
Tërhequr në llogari 66,943 lekë
Të ardhura nga maturim depozite 60,750 lekë
Paga personale 1,771,980 lekë
1,260 euro
Të ardhura nga gruaja 1,183,308 lekë
14,040 euro
Pagesë këste kredie 308,652 lekë
Spiro Ksera
Blerje apartamenti 106.6 m2 8,000,000
Gjendje llogarie page 298,504 lekë
Të ardhura nga paga 2,153,230 lekë
Të ardhura nga paga e gruas 659,304 lekë
Depozitë e bashkëshortes 2,000,000 lekë
Pagesë këste kredie 14,890 lekë

No comments:

Post a Comment