Total Pageviews
Friday, June 24, 2011
Qeveria u jep turqve fshehtas Terminalin e Durrësit
Ndërsa e gjithë shoqëria shqiptare, përfshirë opozitën është e zënë me operacione bakalli për numëriminventarizim votash dhe kutish, Ministria e Transporteve na paska dhënë me konçesion “thelën” më të majme të portit të Durrësit: Terminalin e Kontejnerëve. Lajmi për këtë marrëveshje konçesionare në datën 22 qershor bëri xhiron e mediave turke: që nga Gazeteport, Finans Samanyoluhaber apo siti i Hallkbank-ut (Banka Popullore Turke) deri tek të përditshmet prestigjoze turke Hurriyet dhe Sabah. Blumberg Bussinessëeek (organi më i specializuar e më prestigjoz, konkurent me Reuterin) i bënte gjithashtu jehonë këtij lajmi.
Mediat turke e quanin këtë marrëveshje koncesionare si një “hallishverish me shumë leverdi”. Në to theksohej se koncesioni përfshinte 800 metra linear kalatë dhe një sipërfaqe të shfytëzueshme prej 210 000 metrash katror. Vërehej se deri tani trafiku vje-tor i kontejnerëve në këtë terminal është relativisht i vogël vetëm 65 414 TEU (njësi matëse bazë për kontejnerët siç është psh metri për gjatësinë), por ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës sot dhe në një të ardhme zgjatimi i saj deri në Nish, plus ndërtimi i Korridorit 8 (Durrës – Shkup – Sofje – Burgas –Stamboll) parashikohet ta rrisë 11 herë trafikun e kontejnerëve nga Porti i Durrësit. Turqit shpresojnë që terminali, që u është dhënë me koncesion të arrijë një trafik prej 750 000 TEU.
Sipas të dhënave tona rezulton se tenderi për dhënien me koncesion të Terminalit të Kontejnerëve në portin e Durrësit është bërë më 25 nëntor 2010 në Ministrinë e Transporteve. Ky tender u fitua nga një konsorcium i përbërë nga dy firma turke: Global Liman Isletmeleri dhe Durres- Kurum Shiping SHA. Ky konsorcium sipas Ministrisë së Transporteve fitoi 78,2 pikë dhe vlera totale e projektit të tij ishte 32,5 milionë dollarë. Nuk është aspak e qartë edhe për shkak të transparencës zero kundrejt publikut shqiptar të Ministrisë së Transporteve se çfarë do përfitojë pala shqiptare nga ky koncesion. Nuk dihet se çfarë do të përfshihet në këto 32,5
milionë dollarë investime. E vetmja gjë që dihet për këtë koncesion është afati prej 35 vjetesh.
Kush është “Global Liman Izletmeleri”
Na tërheq vëmendjen fakti që firma turke Global Liman Izletmeleri është themeluar në vitin 2004, pra ka relativisht pak përvojë profesionale. Gjithsesi kjo firmë në vitet e fundit është në ekspansion të vazhdueshëm në portet turke të Derinces, Izmirit apo në
Galataport. Firma ka tentuar të bëjë blerje aggresive (hostile takeover) edhe në tregun global; kështu në bashkëpunim me firmën Royal Carabian është përpjekur të blejë një port jahtesh në Republikën e Belizesë (ish-Hondurasi britanik).
Oficerë dhe gjykatës të lartë të rrymës qemaliste republikane në Turqi e konsiderojnë këtë firmë si pjesëtare të një grupi firmash të afërta me z.Taip Erdogan, kryeministrin aktual turk, që i përket rrymës islamike të moderuar.
Një tjetër koncesion fshehtas publikut
Gjergj Thanasi
Kjo marrëveshje koncesionare për Terminalin e Kontejnerëve në Portin e Durrësit nuk rezulton të jetë bërë publike nga Minstria Shqiptare e Transporteve. Madje edhe në ambjentet e kompanive spedicionere të transportit apo firmat stevedoor (ngarkim-shkarkimi), që operojnë në portin e Durrësit, dinë pak ose aspak për ata që kanë marrë me koncesion terminalin e kontejnerëve.
Shqiptarët, të zotët e punës, nuk dinë gjë, se politikanët e votuar prej tyre ia dhanë turqve këtë koncesion, më së paku në mënyrë jo transparente. Theksojmë se ndër pronarët e firmave shqiptare janë edhe drejtues lokalë të PD-së në Durrës, ish-kandidatë për kryetar
bashkie të saj etj. Por gjithsesi terminali i kontejnerëve nuk është thelë e vogël, që t’u lihet në dorë PD-istëve lokalë. Linja e këtij koncesioni shkon Drejtor Autoriteti Portual-Ministri Olldashi- Kryeminstri Berisha dhe pala turke.
Në gjithë këtë mesele nuk është i qartë pozicioni i shtetasit azerbajxhanas Ali Evsen pronar i Albanian Airlines i arrestuar pak ditë më parë në Spanjë për krime ekonomike të kryera në bashkëpunim me diktatorin egjyptian Hosni Mubarak. Theksojmë se ndërhyrja
direkte e Ambasadës amerikane në shtator të vitit 2009 e pengoi Ali Evsenin të krijonte lidhje ajrore direkte Teheran-Tiranë (shiko te dokumentat Wikileaks dokumentin me numër EC 129580, botuar edhe në Shekulli).
Ky koncesion pa dyshim do të ketë edhe reperkusione gjeo-politike. Priten reagimet përkatëse të faktorit italian,
amerikan madje edhe të atij grek megjithë telashet e kolapsit financiar, që ka kapluar Greqinë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment