Total Pageviews

Saturday, March 12, 2011

Deklarimi i pasurisë, 200 mijë euro si sekser

Dërguar më: 01/11/2010 - 13:06

Djali i Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, rezulton të ketë katër deklarata pasurie në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (2009, 2008, 2007 dhe 2006). Në deklarimin për vitin 2009, djali i kryeministrit, si pasojë e aktivitetit privat të shitjes së pasurive të paluajtshme, ka përfituar 200 mijë euro. Në këtë deklarim nuk jepet se cilat nga këto pasuri të paluajtshme janë shituar, apo nëse ka ndërhyrë në realizimin e shitjeve të tyre, duke luajtur rolin e ndërmjetësit. Ndërsa, nga puna e ushtruar si konsulent juridik, sipas deklaratës së nënshkruar, mësohet se është 796.713 lekë të reja. Ndërsa, në këtë vit ia ka blerë një makinë “Audi Allroad”, e prodhuar në vitin 2007, me një vlerë prej 18 mijë eurosh. Në deklarimin e fundit për vitin 2008, Shkëlzeni, mes të tjerash deklaron në kapitullin angazhime dhe veprimtari private ose publike se ka përfituar 82,882.80 euro (neto) të ardhura nga një ndërmjetësim në shitblerje gjatë vitit 2008. Në të njëjtën faqe të deklaratës shënohet edhe shuma 6930 euro (neto) të ardhura nga një ndërmjetësim në shitblerje si person fizik. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2007 ai ka shënuar shitjen e apartamentit në Stokholm në shumën 5.600.000 korona suedeze si dhe të ardhura mujore 500 euro nga apartamenti në Tiranë i lënë me qira. Të ardhurat nga biznesi i konsulencës kanë shënuar si xhiro vjetore shumën 6.014.427 lekë të reja. Nga puna si drejtor i zyrës juridike të “Eagle Mobile” janë shënuar 460.000 lekë të reja për periudhën 05/07- 10/07.

No comments:

Post a Comment