Total Pageviews
Saturday, December 10, 2011
AK: Policia maqedonase, 5 orë presion aktivistes tonë, qeveria shqiptare hesht
Aleanca Kuq e zi ka denoncuar sot një incident të ndodhur me një aktiviste të saj dhe policisë maqedonase, ndodhur tre ditë më parë në kufirin Shqipëri-Maqedoni.
“Sot, kur midis shteteve të Europës Juglindore nevojitet më shumë se kurrë fryma e harmonisë dhe bashkëjetesës paqësore, qeveria maqedonase duket se mendon dhe vepron ndryshe.
Në datën 7 dhjetor 2011 në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, shtetasja rumune me origjinë shqiptare Mona Agrigoroaiei është mbajtur e izoluar dhe marrë në pyetje për më shumë se 5 orë rresht nga oficerë civilë të shërbimeve maqedonase të sigurisë.
Mona Agrigoroaiei është zbritur në mënyrë selektive nga autobusi me të cilin udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas është izoluar. Kjo shtetase është privuar nga e drejta e saj ligjore të kontaktojë me përfaqësues të ambasadës së vendit të vet duke u bërë dhe objekt i një presioni psikologjik dhe një trajtimi aspak human, që shkon ndesh me standardet e Bashkimit Europian, bashkësi drejt së cilës qeveria maqedonase synon të anëtarësohet së shpejti”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga AK për mediat.
Përmes kësaj deklarate, AK i bën thirrje qeverisë maqedonase të ndalojë aktet e patolerueshme ndaj saj dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Gjithashtu, AK shprehet e indinjuar nga mungesa e një prononcimi të qeverisë shqiptare për raste të tilla.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment