Total Pageviews

Thursday, September 1, 2011

“Younger Berisha” të zgjidh hallin


Berisha e vogël të zgjidh hallet”. Ky është titulli i njërit prej kabllogrameve të publikuara nga Wikileaks. Mesazhi i është dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit nga Ambasada në Tiranë dhe i shpjegon ngritjen e një njeriu që mund të të zgjidhë çdo hallë: Vajzës së kryeministrit Berisha, Argita (Berisha) Malltezit.

“Në qendër të Tiranës ndodhet një goditë e madhe e periudhës komuniste, të cilët shqiptarët i referohen ende si Pallati i Kulturës, e cila mban brenda një librari ndërkombëtare që vizitohet kryesisht vetëm nga të huajt. Një debat mbi prishjen e magazinës së dëmtuar të këtij dyqani u zgjidh kohët e fundit nga askush tjetër përveç vajzës së kryeministrit, Argita Berishës. Zonja Berisha, firma private ligjore e së cilës vepron në Tiranë ka lulëzuar vitet e fundit dhe ka shtuar ndjeshëm kërkesat për shërbimet e saj.

Në çështjen e saj më të fundit, një cilësi e dobët e dyshemesë së katit të dytë mbi librarinë solli një sherr mes kompanisë italiane që bëeri restaurimin dhe pronarit të dyqanit, i cili kërkon dëmshpërblim për mallin e prishur. Çështja u zgjidh jashtë gjykatës kur shërbimet e zonjës Berisha u siguruan nga libraria. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shenjë e aftësive të saj ligjore, pronari i biznesit në katin e dytë pagoi dëmet ditën e nesërme, një zgjidhje jashtëzakonisht e shpejtë në një vend ku paditë gjyqësore kanë nevojë për vite të tëra që të zgjidhen”.

Shekulli online 9/1/2011

No comments:

Post a Comment