Total Pageviews

Monday, September 19, 2011

Berisha: Qeveria ime, ndër më të mirat në botë


9/14/2011

Kryeministri Berisha tha sot se Shqipëria hyn në 20 vendet me qeverisjen më të mirë në botë. Duke analizuar një raport të Forumit Ekonomik global, Berisha tha se vendi ynë është sivjet 10 vende më sipër nga pozicioni që kishte një vit më parë në këtë klasifikim.

Kryeministri u ndal gjatë në treguesit që sipas tij e rendisin Shqipërinë në vendet e para të botës.

“Treguesi domethënës që e rendit Shqipërinë në vendin e nëntë në botë është barra e rregullimeve shtetërore. Ne jemi ndër 10 vendet me barrën më të vogël të ndërhyrjes shtetërore. Në raportin qeveri-shoqëri, qeveri-biznes, qeveri-ekonomi nuk ka asgjë më shpresëdhënëse se ky tregues. Në jemi qeveri e vogël, por përpjekjet tona për të zhdukur pengesat burokratike e rendisin Shqipërinë në 10-shen e parë në botë”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë mohoi të ketë kritikuar ndonjëherë opozitën, duke iu referuar një thënieje të ish-presidentit amerikan Ronald Regan, të cilin e ka përdorur disa herë gjatë ditëve të fundit. “Qeveria është problemi, thoshte presidenti Regan. Unë nuk kam thënë kurrë se opozita është problemi, sepse që në ’90-n, unë e mbaj të stamposur në mendjen time këtë postulat”, tha kryeministri.

Për shefin e qeverisë, rritja e pagave dhe pensioneve mbetet dëshmi e zemrës së dhimbsur të qeverisë, çka e ka bërë atë të renditet “në grupin e 20 qeverive më të mira në përpjekjet e saj për ta lidhur në raport të drejtë prodhimin me prosperitetin, begatinë. I kemi rritur rrogat dhe do ta vazhdojmë këtë politikë të rëndësishme dhe mjaft të përgjegjshme, e cila bën që në epiqendër të jetë qytetari dhe mirëqenia e tij. Kjo dëshmon zemrën e dhimbusr të kësaj qeverie. Jemi ndër më të paktat qeveri që ka rritur me 3 për qind të GDP faturën sociale, e gjetëm 6 e bëmë 9 për qind”, tha Berisha.

Raporti thotë se Shqipëria mban vendin e 18-të për përdorimin e celularëve. “Në përdorimin e celularëve, ne renditemi të 18-t në botë. Tani janë bërë dhe me 3-4 celularë në xhep. Sa shpesh të ndodh të mendosh se je në një park me zogj kur dëgjon zilet e ndryshme që u dalin nga xhepat”, tha Berisha.

Kryeministri tha se përmirësimi i cilësisë së arsimit mbetet objektiv. “Ne renditemi të 45-tët për sistemin arsimor në tërësi. Përpjekje duhet të bëjmë në matematikë se ne e kemi dhunti leximin dhe poezitë. Nuk ka popull që të ketë më shumë poetë dhe shkrimtarë popullorë se ne. Na duhen matematicienë popullorë. Ne duhet të mbështesim talentet në matematikë. Ata do të mbështeten në mënyrën më të diferencuar”, tha Berisha.

No comments:

Post a Comment