Total Pageviews

Tuesday, July 19, 2011

Pasuria e Topit, Berishes, Bashes, Edi e Linda Rames

Gazeta Shqiptare Korrik 19, 2011

Kreu i opozitës Edi Rama ka kursyer nga 1 janari e deri më 31 dhjetor 2010, 500 mijë e 700 lekë, ndërsa rezulton të ketë të pashlyer një kredi që shkon ne shumën e rreth 845 000 lekëve. Ashtu siç edhe u përfol gjatë ditëve të dasmës së tij me Linda Bashën, Edi Rama rezulton të jetë më i varfër se bashkëshortja e tij. pikërisht, për shkak të martesës së tyre, këtë herë, në deklaratat e pasurive është përfshirë edhe Linda, e cila rezulton e punësuar në katër pune të ndryshme me të ardhura që i kalojnë disa mijëra euro, një apartament e dy toka. Kreu socialistë këtë vit ka shtuar gjendjen e llogarisë rrjedhëse në Tirana Bank me 221.421 lekë të reja si dhe llogarinë në Credisn Bank në vlerën 23.597 lekë. Ndërkohë që po në këtë bankë ka një pakësim të llogarisë me 1434 euro. Tabelës së pasurisë së kreut socialist Edi Rama i është bashkangjitur edhe paga e tij si kryetar bashkie, në vlerën 1.613.879 lekë. Ndërkaq në pasurinë e bashkëshortes së tij, Linda Ramës figuron një apartament me sipërfaqe 146.15 m2 dhe verandë 68 m2, në rrugën “Pjetër Bogdani”, në Tiranë, të cilit nga viti 2005 kur është blerë 50% deri në vitin 2009 i është rritur vlera nga 50.391 euro (më 22.12.2005) në 12.790.000 lekë (më 31.08.2009).


Në skedën e pasurisë së Lindës figuron edhe një garazh, me sipërfaqe 17 m2, vlera e të cilit ka shkuar në 2009 nga 2.500 euro në 1.042.000 lekë. Linda ka blerë tokë-arë, me sip. 2.528 m2 në Surrel, Tiranë (blerë më 13.10.2005)dhe me vlerë 500.000 lekë si dhe tokë arë, sip. 1.955 m2, po në Surrel, Tiranë, me vlerë 586.650 lekë. Gjithashtu, veç pagave që merr nga 4 punët që ajo bën ka edhe llogari rrjedhëse në vlerën 4.952 euro dhe një tjetër 19.500 euro. Rreth 14 mijë euro, 2200 dollarë dhe rreth 1 164.000 lekë, Linda Rama i fiton nga punët që ajo bën. Ndërkohë që mbulon me 8 mijë franga zvicerane edhe shkollimin e vajzës. Nga opozita, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, rezulton që vitin që shkoi të ketë blerë vetëm makinën “Touareg” nga Kuvendi i Shqipërisë, në vlerën 900.000 lekë dhe si të ardhura ka pagën si deputet, 2.093.337 lekë.

Tiranë, 18 Korrik 2011 NOA/ Irma Toptani – Politikanët tanë këtë vit kanë rënë nga të ardhurat, sidomos ata që janë në pushtet. Kurse disa deputetë të PS, rezultojnë me rritje të konsiderueshme.

Inspektorati i Lartë për Deklarimin e Pasurive (ILDKP) ka zbardhur pasurinë e deklaruara nga zyrtarët e lartë të shtetit dhe krerët e politikës shqiptare.

Ky publikim nga ILDKP, vjen ndërsa tek ky institucion ka mbërritur kërkesa e PS për të deklaruar pasurinë e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas deklarimit të pasurisë, rezulton se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka rritje të të ardhurave të tij dhe të familjes.

President i Republikës, Bamir Topi, del me afro 8 milionë lekë për vitin e deklaruar. Ai nuk deklaron asgjë tjetër për rritje të ardhurash apo pronash gjatë vitit të kaluar.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama thotë se ka 3.8 milionë lekë kursime duke deklaruar pakësim krahasuar me vitin e kaluar pasi ka bërë mobilim shtëpie.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shtuar këtë vit 500 mijë lekë në bankë. Ajo deklaron edhe se ka marrë 3.1 milionë lekë të ardhura nga paga si Kryetare e Kuvendit. Kurse pranon se si familje ka blerë truall për shtëpi verore.

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar rritje të parave në bankë dhe bashkë me të shoqen Liri Berisha, çifti rezulton me 420 mijë lekë, 3 900 euro, 2 mijë USD.

Ndërkohë, Edi Rama, kryetar i PS, duket shumë i varfër krahasuar me gruan e tij të re, Lindita Rama – Xhillari. Gjithsesi Rama këtë vit që ka deklaruar pasurinë, del më i pasur se një vit më parë ku rezultonte me 6 mijë euro.

Ai deklaron shtim në llogari bankare me 221 mijë lekë dhe 500 mijë lekë kursime nga pagat. Po ashtu rezulton me 1.6 milionë lekë si të ardhura pagash. Edhe këtë herë, Rama deklarohet i pastrehë.

Lindita Rama rezulton me apartament 147 metër katrorë plus 68 m2 verandë e po ashtu edhe garazh në Tiranë. Kurse në dalje të Tiranës, posedon tokë 4 500 metra katrorë. Lindita ka edhe pasuri financiare si 20 mijë euro në bankë dhe 70 mijë euro me kontrata huaje.

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, ka deklaruar për vitin e kaluar se ka 1.6 milionë lekë të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm si dhe 14 mijë euro, të ardhura nga paga e bashkëshortes.

Kryetari i LSI, Ilir Meta rezulton me 135 mijë lekë shtesë në bankë, një apartament në ish-Bllok, blerë 200 mijë euro dhe me pakësim këtë shumë nga pasuria e mëparshme.

Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka shtuar pasurinë në të holla me 30 mijë USD kurse ka deklaruar edhe 170 mijë euro, truall me sipërfaqe 330m2 dhe ndërtesë në të, në Lundër. Ai deklaron edhe 1.9 milionë lekë të ardhura nga paga si kreu i KQZ-së.

Dritan Prifti në pasurinë që deklaron rezulton me rritje. Pas shitjes së kompanisë që kishte, në llogarinë bankare është shtuar me 350 mijë euro. E sigurisht, ka rritur edhe mirëqenien sepse ka shitur makinën që kishte duke vlerë me afro 23 mijë euro një makinë të re luksi.

Deputeti Fidel Ylli, i PS, pronar i lokaleve tek kullat binjake, rezulton me shtim të ardhurash, 1.2 milionë lekë, 51 mijë euro, 150 mijë USD.

Deputeti socialist Tom Doshi, rezulton me 2.7 milionë USD fitim nga shitja e një godine në Australi si dhe me 14.7 milionë euro nga shitje tjetër pasurie në Australi.

No comments:

Post a Comment